Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti

Shko poshtë

Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti Empty Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 12, 2012 11:25 pm

Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti 540891_115362655273015_876834595_n

Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti

Pak biografi

Agim Gashi-Poeti ka lindur më 20.04.1988 në fshatin Rogovë të Hasit. Shkollen fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje,kurse tani ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin e Edukimit në Prizren në drejtimin Gjuhe dhe Letersi Shqipe. Hobi i tij është të shkruan poezi e që i mban shpresat që një ditë të botoj edhe librin e pare me poezi. Në një bisedë ai na tha: E dua poezinë andaj edhe e shkruaj.

Ne i dëshiruam suksese dhe të botoj jo vetëm një liber por shumë libra me poezi e pse jo edhe romane. Ky djalosh premton shumë.

A.G.

Plaku plis bardhe....

Plisi yt i bardh,flete me shume se cdo fjale
historine e tregojne,rrudhat tua ne balle,
ishe plak shume i menqur,me shume dijeni
udhehqe nje fis deri me pleqeri.

Mbi koke i pate 70 antare te nje fisi
respektohej plaku.rendesi kishte plisi,
Fjala jote ishte e para dhe e fundit ne ate fis
nga ti gjithqka mbaron nga ti gjithqka nis.

Kurr ne familjen tende nuk pati asnje keqkuptim
te gjithe familja te respektonin me shume perkushtim,
Djemt dhe nuset ne kembe te qendronin
ishe plak i fisit dge te gjithe te qmonin.

Mustaqet e thinjura shume ta shtonin hijeshine
kur rrije ne balle te oxhakut,dhe prisje miqesine,
Buka uji dhe kafja te vinte tek balli oxhakut
ti ishe njeri me respket,plaku i konakut.

Kurr fjala jote ore plak nuk u kundershtua
me fjalen tende cdo antare i familjes u pajtua,
ishe njeri me pesh dhe njeri me nam
te njohu e gjithe treva ane e mbane.

Martove djem,nipa dhe sternipa,me qerre nuset i more
vajzat mbesat dhe stermesat,me qez e me krushk i martove,
Dera jote ore plak ishte dera e fisit te mire,dhe me vler
djemt dhe vajzat tua i martove ne familje me nder.

Dhe vdekja jote ore plak i konakut ishte humbje e madhe
per ty mbajten zi nje fshat e nje lagje,
plisi yt do te rri gjithmone ne balle te odes,te te kujtojme o plak
djali yt i madh qe te perngjan ty shume,po e udheheq kete konak.

Oj kulle e plakut....

Per vite me radhe i rezistove kohes
s'te shembi as stuhia as lufta,
mbete heroine ne truallin e te pareve
vend strehim i te gjithe shqipetareve.

E ndertuar mire me gure,
e gdhendur bukur me drure,
eshte kjo vater e stergjysherve tane
qe ta ruajme amanet na e lane.

Me dere hapur per mikun dhe armikun
perher e hapur ti o kulle qendrove,
asnjeher deren nuk e mbylle per asgje
tu durove shume cka e sfidove cdo gje.

Sa konferenca e sa fjalime i mbajte oj kulle
ne gjirin tend pranove cdokend cdo burre,
cdo kalores te rruges ti i ofrove konak
aty ishe fjala e te menqurit plak.

Plaku i kulles,rrinte ne balle te ogjakut
cdo njeri qe mbeste ne rruge i ofronte konakun,
fjala e tij per familjen ishte e pa tundur ishte ligj
askush s'guxonte te dilte mbi te,e as te ja prish.

O kulle o forte prej guri,e ndertuar mire
me ato dritare te vogla qe te japin hijeshine
me ato dyer prej druri,te stolisura me ngjyre
e me ato shkalle te gdhendura me deshire.

E ndar ne shume dhoma,ishe moj kulle
ne ate ode burrash,ne ball nje flamur,
me hajat e qardak,e me qilima te kuq
ti perher rezistove asgje s'te shkoj huq.

Neper ty oj kulle kreshnike dhe e lashte
u percollen shume te vdekur,e u be cdo dasme,
ti perher deren hapur e ke per dashamire

Nuse po shkoj....

Merre kete kete trendafil,vuajtjen time
se shume vujajtje me ka shkaktuar,
kam dashur t'me mbes kujtim i bukur nga ti
por le te shkoj edhe ky me dashurine e harruar.

Te premtova se do ta mbaja gjithmone
por nuk e meritoj te tretem,per ty,
dhe per mua ka qel nje trendafil tjeter
i yti me per mua s'ka me asnje vlere.

Gjethet i jane vyshkur,nga zjarri
por petalet jo,i ujiti loti dhe malli,
Koke ulur te po te them merre shaktarin e vuajtjes
dhe mbaj ti dhe i vuaj bashk me te.

Boten time po e zbukuron nje tjeter dashuri
dhe per mua qysh nga tani,ske me rendesi,
Me shiko te veshur me vellon e bardhe
me s'do te me shohesh, per mu do t'kesh malle.

Me fal qe s'mund te ngre koken,te shikohemi
por mjafton keto fjale ti themi,
patem qka patem,jemi si do te jemi
me kurre ne kete bote,njeri-tjetrin s'do ta kemi.

Me nuk me intereson,do vuash apo s'do vuash
te tjere do te duan e te tjere do te duash,
me kete trendafil qdo gje nga zemra ime doli
vuajtjet e mia shpirti yt i mori.

Me thauj si po te dukem me vello
ke enderruar te me kesh prane keshtu ndonjeher,
me fal i panjohuri im tan,i se une po shkoj
me presin kenget dhe daullet,une nuse po shkoj.

Beje q'te duash,o qmendu ,o vuaj
ti per mua tani je i panjohur je i huaj,
sot po mbehem mbreteresh me kurore
unazen e tjetrit,sot do ta kem ne dore.

Lamtumire dashuria ime,qe po harrohesh sot
merri te ligat,ato vuajtje dhe ato lot,
Nuk meriton as fat te te uroj
me duhet te iki,se une nuse sot po shkoj.

Vendelindja ime.....Rogova e Hasit...

Rogove zemer e Hasit te lashte
shpirt i Rrafshit te Dukagjinit,
zonje e Kosoves se bukur
bije e shqiperise se kuqe.

Qendrove e fort gjithmone
duke mbetur heroine e gjalle,
sa e sa vite ke histori
nga te tjeret qe na e thane.

Dielli te rrezon me rrezet e tij
por pashtriku plak ty te hijen ta dhuron,
sa e sa here u munduan te te djegin
por drini i bardhe ty shpirtin ta freskon.

Burra me pesh linde dhe rrite
qe i njohu hasi me rrethine,
pleqnuan,pajtuan jo vetem hasin
per edhe ne gjithe shqiptarine.

Ke qene gjithmone krenare me bijte dhe bijat tua
i njohu anadollia per te mire,kurr per te keq,
Rogove vendlindja ime ke me qka te krenohesh
pate historine tende prej qindra vjet.

Kurre nuk kurseve asgje moj nene e hasit te thate
per kohe te veshtira buke e uj te tjereve iu dhurove,
emri yt do me mbetet ne historine e Kosoves
burrat dhe grate si pat askush sikur ate te Rogoves.

Shtrine doren e pajtimit dhe u vellazeruan,kunder armiqve
u bashkuan njeri me tjetrin edhe ne raste krize,
je shembull i nje fshati per te bashkjetuar
te gjith jemi njejt,skemi te diskriminuar.

Monumentet e lashta historike Rogove i ruajte me krenari
xhamine e Hasan Pashes per 500 vjet e ruajte me xhelozi,
per Hamamin e fshatit u kujdese me nostalgji
E dyert e kullave te lashta gjithmone i mbajte te hapura per miqesi.

Je fshat i ushqimit dhe i bukes,per rrethinen e hasit
me token tende pjellore e furnizon nje rrethine,
ke shume qka te bukur,qe te tjeret ta kan ziline
e mbi te gjitha ne shpirt ke bujarine...dhe miresine..

Ndihem me fat qe u linda ne token tende dhe jam biri yt Rogove
dhe une para te tjereve kam qka te tregoj per ty,
ke shume qka qe me bene te ndihem me te vertet krenar
gjithmone e tille mbetsh,model i nje fshati shqiptar.

Penda dhe shpirti....

Sa kujtime nder vite me mbetet te ngujuara
qe vetem shpirti im i ngulfatur i pati mi supe,
Sa e sa here shpirti im lodhej se dergjuri
asnje shkronje s'ja tregoj askujt.

Kam hequr per gjera te thjeshta,isha i mbyllur
i flisja vetem shpirtit tim per hallet e mia,
ai me degjonte,por nje dit u lodh se degjuari
dhe shpertheu me nje britme trishtuese.

O shpirt me fal se e teprova,por kujt ti flas une
ti je ai qe me kuptove kur une isha keq,
dhe me ty ndaja cdo gje,qmallesha me ty
te kam merzitur duke tu drejtuar gjithmone ty.

Me fal shpirt permomentet qe me durove, te jam mirenjohes
tani kam gjetur nje mikesh shume te mire e quaj PENDA,
tash e tutje do ti drejtohem asaj,per cdo frymezim dhe vuajtje
ajo do te me duroj gjithmone,sdo te lodhet me mua ,
do ti tregoj asaj o shpirt per vuajtjet e tua.

Mikesha ime penda e di se do te lodhesh me mua
se shpirti im i pashterrshem ka qfar te te rrefej ty,
dhe me ty do te ndaj lumtrine dhe pikellimin
ti je ajo qe do te ma lehtesosh shpirtin.

Kurre mos me braktis mike e frymezimit tim
mike e fjales dhe e beses,e qetesise se shpirtit,
ne jete pata mik shpirtin tim, dhe penden mikesh
askush sikur ju s'eshte besnik nder nesh.

I poshteruar nga te poshteruarit....

Jam ky qe po me shihni,vuajtesi
i veshur me petkun e zi nga jeta,
i njollosur nga te njollosurit,me qellim
nga jeta s'pata asnjeher shpetim.

Eca binareve te jetes,pa u ndalur
e mendoja fundin e trishtuar,
por treni i jetes me shkeli ne rruge
dhe ky qe po me shihni,ky jam une.

E mallkoj gjithkend per gjithqka
e pa drejte eshte jeta qe bera,
shtegtova aty ku nuk shtegtohet
kurre si mendova disa gjera.

Petku im i zi sa bukur me rri
ky i mallkuar bukurine po ma shton,
e mbaj te veshur se heq dot
me kete petk te zi e kalova kete bote.

Koka e mbuluar me te zeze,syt s'me shihen
shikoj me urrejtje natyren e zeze,te vdekur,
xhelozoj zogjte e zinj,me kenget e vajtimit
mallkoj te mjeren,robereshen e roberimit

Tani une,jam roberues i te roberuarve
i te keqinjeve dhe i te urrejturve,
perfaqesoj boten e te poshteruarve
me te vetmen arsye qe s'dua te jem kurre si ju.

Shpirtin per ty do ta le peng....

Gjithmone do te te dua,ska dyshim
kjo fjale e thene del nga shpirti im,
Do te dashuroj ty,deri ne fund te jetes
per mua ska kuptim asnje dashuri tjeter.

Dashuri e ndaluar nga te tjeret,per mua jo
ti je brenda ne shpirtin tim,ti je kudo,
edhe bota te ishin kunder dashurise sone
une te dashuroj ty asgje s'me interesone.

Gjumi cdo nate nuk vjen te ma marre,ti je para syve te mi
asnjeher nuk mund te fle ne asnjerin krah,kam frik te ta kthej shpinen,
ti je kudo me mua,asnjeher nuk te largoj nga trupi dhe mendja
dhe shpirti yt pushon ne zemren time,e qe eshte prone e jotja.

Edhe hijen tende e njohe,sepse une e ndjek cdo here
je dashuria me e vlefshme perjet,dhe per mua me shume vler,
je dashuria per te cilen po vuaj,por qe ja vlen te vuash
vetem une duke te te dashur ty,e di qka eshte te duash.

Larg jemi me distanc,por me dashuri jemi prane,gjithmone
te dua pafundesisht,zemra vazhdon te te don asgje se ndalon,
do te dua keshtu,siq te deshta qe kur te njofta ty
kam arsye edhe pse vuaj,ket ta thash edhe ne sy.

Syt e mi me nuk shohin njeri te gjalle mbi kete toke
zemra ime ska dashuri per askend tjeter me ne kete bote,
ti ishe dashuria qe s'mund ta pershkruash,shume e sincert
model i nje romance te bukur,dhe i nje dashuri te vertet.

Gjithmon ty,dhe per ty,dhe vetem ty,do te te dua
do te jesh dashuria qe pergjithmone do te vuaj,
me ty dua te jem,por qe shume mundesi nuk kemi
te dashurar ne heshtje te zemrave gjithmone bashk do te jemi.

Jeta ime per te cilen,shpirti im do te mbes peng pergjithmon
te te harron tenton,por kurre nuk te injoron,
je shpirti qe u binjakezove me shpirtin tim
per jeten time ti je i vetmi frymezim.

Do te vazhdoj rrugen e nisur,drejt hijes tende
do ta ndjek ate gjithmone sa here lind e perendon dielli,
do te jem me ty,kudo qe te shkosh deri ne pa mbarim
te premtoj se me ty do te jem edhe ne amshim.. —
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi