Përurohet segmenti D-4 i autostradës “Ibrahim Rugova”
Përurohet segmenti D-4 i autostradës “Ibrahim Rugova”
Përurohet segmenti D-4 i autostradës “Ibrahim Rugova”
Thaçi: Kur e filluam këtë projekt ishte vetëm një ëndërr dhe tani po bëhet realitet në shtetin e Kosovës. Zotohemi për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka bërë sot solemnisht përurimin e segmentit D-4 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, nga Suhareka deri në Duhël me gjatësi katër kilometra.
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast tha se sot për shtetin e Kosovës është një ditë e re, një ditë e rëndësishme dhe historike. “Ne po përurojmë edhe katër kilometrat e reja të autostradës së ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra të autostradës së integrimit dhe bashkimit të kombit” ka theksuar kryeministri.
Sipas kryeministrit Thaçi, kur projekti është prezantuar në fund të vitit 2007, e gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr.
“Kishim një qëllim dhe vizion, ndërtimin e kësaj autostrade. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet, një realitet që po e ndryshon shtetin e Kosovës, po e modernizon shtetin tonë, po e zhvillon, por krijon vende të reja të punës, po e rrit mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është arritur falë qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, qeverisjes efikase, përkushtimit dhe zotimit tonë që premtimet t’i bëjmë realitet. Prandaj jam i bindur se ne do të vazhdojmë me punë të palodhshme që projekti i autostradës të realizohet sipas planit, me standardet më të larta siç është punuar deri më tani, dhe në afate rekorde”, theksoi kryeministri Thaçi duke premtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përkushtimet që ka për këtë projekt.
Kryeministri Thaçi potencoi se projekti i autostradës është produkt dhe meritë e qytetarëve, sepse po realizohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.
“Ky projekt i jep kuptim shtetit të Kosovës, hap perspektivë të gjithanshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Ky projekt njëherë e përgjithmonë rrënon të kaluarën e errët të historisë, që na kanë ndarë, dhe hap perspektivën e integrimit dhe bashkimit. Ky është projekti i integrimeve kombëtare, dhe integrimeve euro-atlantike. Nëse qytetarët më herët udhëtonin nga 12 orë Tiranë-Durrës, tani udhëtojnë për dy apo tri orë. Jam i bindur se i gjithë projekti i planifikuar për sivjet, do të përfundoj në fund të nëntorit, dhe ky projekt do të përmbyllet një ditë para festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”tha z. Thaçi.
Këtu sot kryeministri Thaçi u zotua për vazhdimin paralel të ndërtimit të autostradës së re, Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit. “E di se për shumë njerëz kjo tingëllon e pabesueshme, por edhe kjo ëndërr vitin e ardhshëm do të bëhet realitet, dhe Kosova –do të jetë vendi i autostradave të munguara”, pohoi kryeministri Thaçi , me ç’rast edhe ka hapur javën e sigurisë “Jo shpejtësisë, po sigurisë”. BS
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U përuruan kilometrat e para të autostradës “Ibrahim Rugova”
» Të premten në Tiranë përurohet rruga "Dr.Ibrahim Rugova"
» Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Autostrada Ibrahim Rugova
» Të premten në Tiranë përurohet rruga "Dr.Ibrahim Rugova"
» Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Autostrada Ibrahim Rugova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi