Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Saliu:ZEZONË E LAVDISHME

Shko poshtë

Rita Saliu:ZEZONË E LAVDISHME Empty Rita Saliu:ZEZONË E LAVDISHME

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 16, 2012 7:39 pm

Rita Saliu:ZEZONË E LAVDISHME

Rita Saliu:ZEZONË E LAVDISHME 394675_3264966715599_1124955003_n
feresku i ëndrrës së bukur
dua të m’i mbajë mushkëritë e shpresës

me duart e një nëne
që botën përtërinë me dashuri
nuk dua të vuaj gënjeshtrën
që ka sytë e skëterrës
gojën e humnerës
dhe hapin tim drejt ardhmërisë

ende më duhet shtrati i shpresës
për ta mashtruar gjumin
ëndrrat për t’i tradhëtuar
se liria vetë do të më gjejë
atje ku kurrë nuk kam qenë
i lirë as luftëtar i saj

në trazira të tmerrëshme
asgjë nuk shoh, gjithçka ndjej
jeta zhvillohet si në një teatër
dramash të hapura reprizash të papërfunduara
ku kryehero i dëshpëruar është zhgenjimi
statistë avanturat, fantazmat
me kokë kali e shtat njeriu
që lahen në ujin e ndotur
të lumit që vërshon sa herë t’u teket
mbretit sulltanit

në këtë zezonë me fytyrë të vjeshtës
kursehemi për çeshtjet e hapura
gjerësa paturpësia shpërblehet
me kurora lavdie tëstolisura
me lule nga djerësa e NJERIUT

Rita Saliu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi