Kristaq Shabani:VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
Kristaq Shabani:VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
*
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË VEPRIMTARINË E MADHE PEGASIANE “Ç‘ËSHTË LUMTURIA “ NË KUADRIN “ SHTATË DITËT E BUKUR ATË JAVËS” QË DO TË ZHVILLOHET NË GJIROKASTËR MË DATËN 25 KORRIK
, KU DO TË MARRIN PJESË EDHE POETË NGA TIRANA DO TË EVIDENTOJË E SHPALOSË VEPRIMTARINË SHUMËPLANSHE TË POETES GJIROKASTRITE VITORI KOTONI, ANËTARE E LIDHJES…
Sentenca poetike te Vitori Kotonit, poeteshes gjirokastrite
Të puth ty nënë, të puth ty prag,
Unë zemrën lë te ti,
Në kurbet do të iki larg,
por pritmë, se prapë do të vij!
*
Veç një herë buzët e mia,
po t'i kishe prekur,
Në pjalm e nektar
do të kishe vdekur...
*
Ndaj ti, o njeri,
është mirë ta dish:
po më preke emrin
unë e mbroj si bishë!
VITORI KOTONI, GJIROKASTËR
Nje cekje e veprimtarise se saj
Një femër përfaqësuese, e cila shkruan poezi me ndjenjë, duke kërkuar dhe fanitur mandej çuditë e magjisë gjirokastrite... Kundron me një shikim shumë dinamik , por edhe të menduar ... Një grua me një botë madhore, e cila me objeksionet e saj ka zanafilluar në Gjirokastër turizmin familjar, ka nxitur pasqyrimin real të traditës së punimit ornamental me grep, dru dhe ekspozesë së librit në një kënd –ekspoze në shtëpinë Kotoni; ku me art pasqyrohet tradita gjirokastrite në jetesë, në artin kulinar, në traditën e sjelljes dhe të veshjes... Dhe kjo përforcon atë bukurim dhe stil aq të pëlqyer të turistëve të huaj dhe vendas, që vizitojnë Gjirokastrën, të cilët kanë lënë shënime të këtij kohëqëndrimi në libra impresionesh vizitorësh, që, pothuajse, janë nga i gjithë Globi... Janë mbi tre të tillë, të cilët do të shërbejnë nesër për të nismuar shkrimin e një historie të turizmit familjar, me dëshmi okulare. Në këto libra pasqyrohet këndvështrimi i turistëve, emocionet që kanë ndjerë në kontakt me qytetin, përshtypjet e jetesës dhe kujdesit maksimal tërë etikë dhe të rregullit e disiplinës në këtë shtëpi karakteristike , e cila pret e përcjell njerëz me nivel të lartë kulturor... Në këtë shtëpi kanë “hyrë” gjuhët e Botës... Dhe atje me një shërbesë niveli, Vitoria , siç i thërrasin shkurt Vita dhe bashkëshorti i saj i palodhur Haxhiu flasin “anglisht” dhe s’rreshtin, duke u treguar çuditë gjirokastrite..., shpalosin vlerat e mëdha të “perandorisë arkitekturore “gjirokastrite...
Kaq të shumtë turistët... kaq të shumta impresionet, kaq të shumta objektivat, kaq të shumta përgëzimet...
Një album i bukur që në substratin e tij përmban një punë pasionante të Vitorisë, Haxhiut dhe të fëmijëve të tyre, të cilët së toku me dy piktorë të ardhur nga bota lanë me penelin e tyre piktura murale në shkollën 9 vjeçare “URANI RUMBO” në Gjirokastër...
Vitoria është një AMBASADORE E PAQES reale , e cila propagandon realitetin , bukurinë, mrekullinë dhe aftësinë gjirokastrite të spikatur. E zonja dhe për të shkruar, për të pasqyruar këtë realitet dhe dinjitet , VITORIA poete, grua, artiste , publiciste spikat jo vetëm në Gjirokastër , por shumë më gjerë.
Fatkeqësisht ne nuk i kundrojmë arritjet tona dhe nuk i shikojmë me syrin që duhet, kur të aftët i kemi në gjirin tonë dhe hedhin vështrimin larg, duke e minimizuar prezencën aktive... të huajt e kanë vërejtur këtë dhe madje kanë shkruar deri në vendet nordike për punën dhe talentin e saj. Një Tv fancez kohët e fundit ka marrë një intervistë në kontekstin turistik nga Vitoria, e cila me shumë profesionalizëm ka paraqitur ecurinë, detajet dhe objektivat e së ardhmes...
A s’duhet të fokusohet veprimtaria e kësaj gruaje dhe të jepen emisione, jo vetëm në TV e Gjirokastrës, por edhe më gjerë?!...
Heshtjes duhet t'i jepet fund... Pegasi nuk te "fal"
Fragment nga revista norvegjeze
Hello,
After we visited you last October, I wrote an article in a Norwegian Magasin called "Vi Menn" (that means "We Men").
As you will see you are mentioned on page 2: "For overnatting anbefales f.eks Kotoni House ....." That means:
For bed and breakfast we recommend Kotoni House in one of the houses that have got grants from EU for
taking care of one of the oldes houses in Gjirokastra.
The host Haxhi and the hostess Vittori Kotoni have a fantastic way of receiving guests. You will immediately be invited in for coffee and cakes and will be guided around the city in the best possible way.
To morrow we are going once again to Albania and Vlora and will stay there until June 18.2011.
We hope you are well and that we will meet also this year.
Best wishes from Annhild and Ivar
PUTHJA JOTE MË VDES, MË NGJALL….
Nga Kristaq F. Shabani
Fanitja e poeteshës gjirokastrite Vitori Kotoni nuk është e tanishme dhe rastësishme. Ajo, pas botimit të librit të parë poetik, sprovoi në korsi poetike me librin e saj të dytë " Kënga dhe loti im" me një substrat më dinamik, pasi përndritjet, frymëmarrjet, gjallimi, përshtypëzimet, largësia ndaj vendlindjes, përmallimi e mbartën në krahërim ëndrre dhe ëndërrimi dhe përvijuan këtë poetizëm mbështetur në tabanin e ndritshmë popullor të trevës, duke fituar një poezi të kultivuar, të ndjeshme, tërë efekte përcjelljeje, ngrohtësie dhe reflektimi, mesazhuese që të detyron të ndalesh dhe të shpalosësh një mori raportesh dinamike, ku kryefjala e tyre është raporti i ngrohtë dashuror, i cili nxjerr në pah, pa u lodhur e tunduar, ardhmërinë duke u kujdesur për gjelbërim të saj e diellëzim...
Në këtë vëllim poetik ndjenja merr trajtë hapësirëgjerë, e ndikuar nga çuditësia dhe magjizmi i qytetit lindës dhe befasues, ku magjia prodhohet kudo në çdo materie, madje dhe të gurtë që shpirtëzon, thur, qendis, rrëfen, pikturon dhe që është pjesë materiale po e shpirt e kalasë dhe e princeshës së saj trimëreshë, Argjiro dhe të gjitha femrat e këtij qyteti janë të tilla; malli është fluturues, lëvizës, sa në një skaj në tjetrin dhe dy pronorët "Unë dhe Ti" lëvizin në fushën e busullës me ndjesitë e prezencës sensibilizuese, sensibile të zhivës "ndjenjë"... , e cila kurrë nuk rri në gjendje qetësie, por ngacmon, markon dhe përcjell ngacmime malli, ndjenjë, dashurimi, afrimiteti, humanizmi, qëndrimi, virtyti, tradite, këngërimi, lotimi, mallimi, krenimi, qëndrimi..., marrim puthërimi..
Stilistika mundohet të qendise dhe te vesh me penj muline ngjyrore poetikën e këtij vëllimi kënge dhe lotimi, digjen ndjenjat flakë e zjarr, kur gjumi flë mbi qerpik, porsi rrezja fshehtas erdhe, terri i natës përvëlim, vuajta magjinë, më ngrohin shpirtin, si vera e vjetër..., gërshetgjarpërushe, çika dielli larë, kur shkon te burimi, shtatë fshatra ndez zjarr..., të vdekurit në ëndërr, të gjallët në jetë.., pa ty jeta ferr më është dukur, Ti je gabimi më bukur..., yjet i ndezëm, hënën e zbritëm, lule çeli moti nga buzëqeshja e saj, si dy copëza meteori të shuar, me vetëtimën e syve të tu.., strall që ndez flakë prushin...
Hyni në këto vargje te prushta … të këtij vëllimi poetik i kahjes lirike…
1. Nëpër natën e paanë
Nëpër natën e paanë,
kur gjumi flë mbi qerpik,
Hajde ngadalë e më rri pranë,
më shtrëngo e mos ik.
Nëpër natën rozë pa fund,
digjen ndjenjat flakë ë zjarr,
Nëpër puthje le të humb,
herë si llavë, herë si nektar.
Nëpër ëndërr botën kam ,
kur me duar m'i prek gjinjtë,
Në u zgjofsha e s'të kam pranë,
mos i hapsha kurrë më sytë!...
2. Ç'do të doja këtë natë ...
Fjalët e tua më të ëmbla se mjalti,
ma ngrohin shpirtin si vera e vjetër,
e çdo të doja unë i ngrati
buzën ... gjoksin... dhe ... asgjë më tepër!
3. Në ëndërr
Më puthe zjarr e vetëtimë
e ike si në valle,
Të ndoqa pas me përgjërim,
por hapin nuk e ndale....
Më thërret, vrapon , të ndjek nga pas,
lëndinave pa fund,
Jam e lumtur, tërë gaz...
Kush qenka vallë si unë?
Vrapoj, kërcej nëpër korije,
mbi lule e mbi bar,
Me një kurorë nusërie,
gjithë margaritar.
Në altar nuse yll e dritë,
Ti më i bukuri dhëndër...
Por troket mëngjesi i pashpirt,
më zgjoi nga e bukura ëndërr.
4. Do të doja
Do të doja, shpirti im,
të ishte rreze,
Të të puth me adhurim,
syçkat në mëngjese.
Doja të isha, shpirti im,
Zogu këngëtar,
Të të zgjoja çdo agim,
me yllin polar.
Doja të isha, shpirti im,
të isha fllad e erë,
Të lozja pa pushim
me flokun e verdhë...
5. I thashë jetës
I thashë jetës:" Të dua, të dua!"
Ajo buzëgaz ma ktheu:" Qëndro me mua!..."
I thashë vdekjes:" Ik të urrej!"
Tërë inat më tha: "Prapë do të të gjej..."
Unë e di jeta me vdekjen dhe ndënë gurë
bashkëjetojnë, çdo ditë, çdo çast,
por unë s'do të vdes kurrë,
pa lënë emrin pas!
6. Heshtje
Heshtjes ia vodha fjalët,
për të thënë "Lamtumirë",
por përsëri heshta...
Sa e vështirë!...
7. Nata
Nata zuri të gdhihet,
syri kërkon gjumë,
Po ty nuk të flihet,
s'mund të flë as unë..
Seç e lodhëm natën,
në dhomën e vjetër,
Sa fikim një zjarr ,
"fap" ndezim një tjetër...
8. Armiku
Fjalën e armikut
për bazë mos e merr,
Po s'ta çau me kthetra,
do të grisë si ferrë...
9. Jam..jam, sepse jam nënë
Unë jam këngë, jam melodi,
jam melhem e qetësi,
Fjalë e ëmbël, si sherbet,
zemër e madhe, sa një det.
Në katër stinët jam behar,
jam mësuesja më e parë
Jam shërim, kur plaga dhëmb,
gjoks -jastëk për hallin tënd.
Jam bërthamë e së vërtetës,
jam burim i vetë jetës
Jam e butë si delja rudë
Luaneshë, kush më pret rrugë.
Jam buzëqeshja mirësia,
Urtësia , dlirësia,
jam urrejtja, dashuria,
Une jam rrezja, unë jam dritë
Dashuri mbi dashuritë.
Jam familja, jam unë vatra,
unë jam lufta , unë jam paqja
Univers , Diell...
Jam, jam... jam , sepse jam Nënë...
Hënë...
10. Mall
O rreze e diellit,
më merr në krahët e tua,
Të shoh Gjirokastrën
dhe njerëzit që dua.
Një çast do të ndalem,
në syrin e hënës,
Të më shpjerë larg
në krahët e Nënës.
Yll më yll do të shkoj,
nëpër Yllësi,
Rrugën t'u ndriçoj
fëmijëve të mi.
11. Dallga
T'i moj dallgë, që puth shkëmbinjtë, pa pushim,
çoma këngën, çoma lotin, larg në vendin tim...
Moj dallgë lozonjare, dallgë mal
çoma larg në bregun tim gjithë këtë mall.
dallgët e mallit dot s'i mbaj, nuk jam det,
Jam njeri malli më mbyt, malli po më vret.
Kur të puthësh bregun atje në Shqipëri.
Merrmë në shpinë, si pulëbardhë, dhe lermë aty.
Oh, moj dallgë qofsh bekuar, dallgë e pa anë,
ti i ndan dhe i bashkon tërë brigjet tanë...
12. Kënga dhe loti im
O vendlindja ime, Gjirokastra plakë,
e dua çdo gur të kalldrëmit tënd...
I dua anetë buzëmbrmjeve në prag
dhe mikpritjen tënde që të lë pa mend.
Gjirokastra ime, o fisnikja ime,
mrekulli në botë, si ty s'ka të tjerë,
me kurorë dafine, lavdi e nderime,
mbretëreshë stolisur mbi malin e Gjerë.
Gjirokastra ime, mjalt, vendlindja ime,
me njerëz punëtorë si bletët në zgjua,
vij e përmalluar dhe mijëra kujtime,
rrjedhin të kristalta si krojet e tua.
Në ato kalldrëme, takoj fëmininë,
herë çamarroke e herë qengj në shpat,
Me borë nga Çajupi ti ma lave synë,
nëpër djepe këngësh ne hodhëm shtat.
Gjirokastra ime, larg teje jam sot,
zemrën ma djeg zjarr, malli në mërgim,
Me ty brenda shpirtit refugjat në botë
o vendlindja ime, kënga dhe loti im!
13. Të na tretë balta jote
Pse t'u shter buzëqeshja,
kënga në buzë mbeti,
Shqipëri, moj nënë,
të vrau kurbeti!
Bijtë e tu me halle,
të hapën shumë plagë,
Ca mbetën në male,
ca humbën në dallgë.
Malet ngrenë pickama,
Dita qan me bote,
Për të mbjetuar
humbën nëpër botë.
Por zemra tek ty,
Shqipëri na mbeti,
se ti je vetë mjalti,
kripa dhe lezeti!
Rrugë pa rrugë kurbetit,
mall e yll na ndoqe,
Shqipëri, moj nënë,
na treti balta jote.
16 korrik 2012
Magjite e qytetit tone GJIROKASTRES
(ILUSTRIMI ME FOTO: GJIROKASTRA)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Kristaq F. Shabani
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:KRISTAQ F. SHABANI " NJERIU I VITIT 2011"
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq F. Shabani
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:KRISTAQ F. SHABANI " NJERIU I VITIT 2011"
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi