Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë, plagoset edhe Assadi?

Shko poshtë

Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë, plagoset edhe Assadi? Empty Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë, plagoset edhe Assadi?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 18, 2012 3:19 pm

Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë, plagoset edhe Assadi?


Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë, plagoset edhe Assadi? Dauti
(I plotësuar) - Sipas Al-Jazeeras ka mbetur i vdekur Ministri i Mbrojtjes i regjimit te Beshar el Esedit, është plagosur rëndë ministri i punëve të brendeshme si dhe sipas disa burimeve te Al-Arabijes edhe vete Bashari ndodhet ne mesin e te plagosurve nga ky sulm i Forcave Clirimtare Siriane.
Sulmi eshte bere ne Ndertesen per Mbrojtje Kombetare ne Damask gjate nje mbledhje te ministrave dhe kryesuesve te sigurise.


* * * * *

Është vrarë në Damask ministri i mbrojtjes së Sirisë, Daud Raxha, ndërsa janë plagosur disa zyrtarë të regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, njoftuan mediat shtetërore të këtij vendi.

Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian dhe të tjerëve erdhi si pasojë e goditjes së një ndertëse të forcave të sigurisë në Damask nga një sulmues vetvrasës.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se vetvrasësi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t’i jepet fund krizës në Siri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi