Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 19, 2012 10:51 pm

VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi

Dhe ikin ditët thelluar humnerash,
Dhe zbresin muzgjet ëndrra vrarë,
Dhe vijnë netët të zeza, të gjata,
Dhe agimet nuk lindin më si më parë.

Dhe dielli harron të dhurojë buzëqeshje,
Dhe sytë e blertë ka hedhur tepër larg,
Dhe malet e mallit treten, treten,
Dhe vyshket blerimi, që lulëzonte më parë.

Segmenti i jetës më shtrëngohet rreth fytit,
Si tel me gjemba, baltosur në të zezë,
Rrezet e fundit shuhen njëra pas tjetrës,
Pa ardhur “nesër”, që mbeti veç vesë.

E martë 10 korrik 2012 ora 03:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


VIKTORIA XHAKO – IKIN - Poezi 555790_483047775056073_1465990562_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi