Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti armatosnin Kosovën
Faqja 1 e 1

Familjarët e Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit morën mirënjohjen “Heroi i Kosovës” nga presidenti Sejdiu, të akorduar nga presidenti Rugova.
“Të shpresojmë se gjërat do të qartësohen dhe korrigjohen, sepse të gjithë i kemi borxh që duhet larë ndaj këtij njeriu. Sidoqoftë me punën dhe përkushtimin e tij prej politikani dhe ushtaraku, Sali Çekaj do të mbetet përherë në piedestalin e kujtesës tonë historike”, tha Bruqi
Prishtinë - Muri i zi ndarës ndërmjet Kosovës e Shqipërisë u thye nga ‘burrat e dheut, Agim Ramadani e Sali Çeku, tha presidenti Fatmir Sejdiu në dhjetëvjetorin e rënies së këtyre dy heronjve. Presidenti Sejdiu, tha se fitorja në Betejën e Koshares është pa dyshim njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998-’99. “Ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës”, tha Sejdiu në Akademinë qendrore kushtuar dhjetëvjetorit të rënies së politikanit, intelektualit dhe heroit Sali Çekaj. Presidenti Sejdiu tha se misioni i heronjve është përmbushur. “Me gjithë sfidat e shumta që kemi pasur në këtë dhjetëvjetësh, me krenari mund të themi se misioni për të cilin ranë heronjtë e Koshares, Agim Ramadani e Sali Çekaj, dhe heronjtë e tjerë të luftës së fundit çlirimtare të Kosovës, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, është përmbushur. Është përmbushur vizioni politik i Presidentit Rugova: Kosova është vend i pavarur, sovran dhe demokratik, shtet i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë, me synime krejtësisht të qarta për të ardhmen - integrimin sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike”, tha Sejdiu.
Sali Çekaj, në Perëndim, bashkë me shumë patriotë ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur. Edhe Agim Ramadani, u shndërrua në një model të luftëtarit e të prijësit të suksesshëm.
Sylë Bruqi duke folur për jetën dhe veprimtarinë e politikanit dhe dëshmorit të kombit Sali Çekaj, në emër të përfaqësuesve të Brigadës 138 ”Agim Ramadani”, tha se Çekaj së bashku me 30 persona tjerë në mesin e të cilëve Adem Jashari, Zahir Pajaziti, nën përkujdesjen e sigurimit të shtetit shqiptar sillnin armatim në Kosovës. Ai tha se Çekaj, ishte i angazhuar në dy fronte, në atë ushtarak dhe diplomatik. Ai tha se rënia e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për projektin politik në Kosovë.
“Është koha, momenti dhe në nderin e të gjithëve se e vërteta dhe meritat e secilit, veçanërisht të Sali Çekajt, duhet të thuhen pa paragjykime. Kjo u takon shokëve të tij të veprimtarisë politike, veçanërisht ushtarake, sepse ndryshe po anashkalohet roli meritor i brigadës, mbase ndoshta edhe si pasojë e elasticitetit politik të gjithë pjesëtarëve të brigadës së dikurshme”, tha Bruqi. Presidenti Sejdiu më pas ftoi familjarët e heronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, që të marrin mirënjohjen më të lartë të vendit, Urdhrin "Heroi i Kosovës", me të cilin ata i pat nderuar Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Ndërsa, nga Ministria e Drejtësisë Sali Çekaj u nderua me çmimin për drejtësi, të cilin ia dhuroi zëvendësministri i Drejtësisë Arsim Janova.
Në këtë akademi, e cila u moderua nga Bahri Gashi, ish luftëtar i Koshares, ishin të pranishëm përfaqësues të jetës politike dhe kulturore, përfaqësuese të institucioneve të Kosovës, veteranë, invalidë dhe familjarë të dëshmorëve të kombit.
/ I. Morina

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Jashari dhe Sali Çekaj luftuan nën flamurin e Rugovës, ja lista e 54 guerilëve të grupit të dytë
» JUSUF BUXHOVI-Adem Jashari në Kosovën e pavarur
» Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
» Zahir Pajaziti
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi