Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
ZAHIR PAJAZITI ËSHTË NJË NGA THEMELUESIT E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-SË DHE ANËTAR I TIJ NGA FILLIMI
Nga Milazim Kadriu
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë të Besianës, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, ishte ushtarak i UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës,kurse më 31 janar 2008 dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në përvjetorin rditlindjes së Zahir Pajazitit,Ramush Haradinaj dhe Ismet Abdullahu vizitë familjes Pajaziti
Kryetari i AAK-së dega në Besianë njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Besianës me bashkëpunëtorët e tij vizituan familjen e Komandantit Zahir Pajaziti. Këtij delegacioni iu bashkëngjit edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. Vizita në familjen Pajaziti u bë për nderë të datëlindjes së komandantit Zahir Pajaziti. Ky delegacion i prirë nga z. Ramush Haredinaj u pritë ngrohtësisht nga familja Pajaziti, z.Ismet Abdullahu ndër të tjera tha: “Komandanti Zahir Pajaziti, vepra e tij dhe familja e tij janë pjesë të rëndësishme e historisë sonë. Ai ishte dhe do të mbetet në kujtesën e të gjithë neve dhe të pasardhësve tanë për sakrificën e tij. Zahir Pajaziti dhe familja e tij meritojnë respektin më të madh nga të gjithë ne, sepse ai është më meritori për lirinë e Kosovës. Ne përkulemi para veprës së Komandantit Zahir Pajaziti ” z. Abdullahu i prirë nga kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj dhe i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar.
Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Gallapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut sepse Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.
Zahiri shkollën fillore e kreu në Galab , kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.Më vonë shkollimin vazhdoi në gjimnazin e Besianës
Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg
Pasi që kreu shkollën e mesme, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Gaalbit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Galab
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Galabit.
PUSHKË E PARË E LIRISË
Pushkë e parë e lirisë,Zahir,
Krisi nga dora jote
Bashkë me Hakifin, Edmondin…
Nderuat Kosovën.
Nga rënia juaj heroike
Kaluan tri vite
Në Pestovë
U zbulua lapidari me rreze drite.
Tani roje i bënin atdheut
Me shikim të mprehtë nga rruga Zahiri
Edmondi andej nga Dukagjini
Llapin e Shalën Haifi e përcjell me shikimin e tij.
Në tri anët të Kosovës
Shikimin e kemi drejtuar
Me gjakun tuaj e të martirëve tjerë
Liria është fituar
(M.K.)
Gjatë vitit 1994, Zahiri dha kontributin e tij në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit
Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.
PESTOVË
Pestovë,
Ti ruan kujtimin e tre trimave
Pushkë e parë e lirisë sonë.
Pestovë,
Në ty u ngritë një lapidar
Simbol i tre triave të UÇK-së
Tre trima të pavdekshëm luftëtarë.
Pestovë,
Këtu ra Zahiri komandant i parë
Bashkë me Hakifin e Edmondin
Dhanë jetën për lirinë tonë(M.K.)
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zahir Pajaziti
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Partia e Fortë inaguron Sheshin Zahir Pajaziti
» Noftim i brigades Zahir Pajaziti e Ushtrise Clirimtare te Kosoves
» Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti armatosnin Kosovën
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Partia e Fortë inaguron Sheshin Zahir Pajaziti
» Noftim i brigades Zahir Pajaziti e Ushtrise Clirimtare te Kosoves
» Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti armatosnin Kosovën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi