Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-Dy poezi përkushtimore për Ali Podrimen

Shko poshtë

AGIM GASHI-Dy poezi përkushtimore për Ali Podrimen Empty AGIM GASHI-Dy poezi përkushtimore për Ali Podrimen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 22, 2012 2:42 pm

AGIM GASHI-Dy poezi përkushtimore për Ali Podrimen A.p
AGIM GASHI

PSE NA IKE MIKU I KOMBIT

Nga sot kombi u varfërua
Nga sot kultura ra në zero
Nga sot metafora ngriu
Na iku përgjithmonë Aliu

Sytë e kombit po lotojnë
Lotojnë e nuk pushojnë
Vargjet ngrinë n´libra t´Aliut
Autori vdiq e u shkoj

Ulpiana ka ra në zi
Ato rrugë ku ecte poeti
I ka ngritë valet Drini
Gjëmim dhimbjeje vjen nga deti

Ata blina t´Radio Prishtinës
Ku nën hije gjithë pushonte
Mbeti zbrazët karrika e tij
Ku shoqërinë ai e takonte

Miqë e shokë më nuk e kanë
Mikun e zemrës Ali Podrimen
E ka mbulue zija e madhe
Ulpianën dhe Prishtinën

N´amshim takohen sot dy gjigant
Që kombit tonë i ngriten nderin
Dy poet dy miq të vjetër
Ali Podrimja me Azem Shkrelin

Nga mërgimi unë i mjeri
Nuk i ndal këta lot´ e mi
Po merzitem për ikjen tënde
E shumë shpejt tek Ti do t´vi

Nëse pak vonoj i dashur
Mos më mërr Ti inat mua
Të kam çmu e dashtë pa hile
Sa të jem gjallë unë prap të dua

21.07.2012
Düren


Ali Podrimës
(Me rastin e marrjes së lajmit mbi shuarjen e Ali Podrimës)

Ah, ah, ah....
Ooooooiiiiiiiiiiiiiiii,
Lajmi mori dhenë
Na ra si rrufe
U gjet i vdekur poeti
Ai nuk vdiq n´atdhe.

Pse o Ali Podrimja, pse,
Pse o shpirt i shqiptarisë,
Pse oj zemra e poezisë,
Pse na le?

Skam fjalë,
Trupi më dridhet,
Dhimbja e madhe
Shpirti don me dal
Për Ty i dashur Ali
Ali-Shqiptari,
Ali Poeti,
Ali Miku,
Ali Kosova,
Ali Njeriu,
E “Kosova është
gjaku im që nuk falet “!

Ike pa zhurmë,
Ike ashtu si ishe,
Shkove te Lumi
E di që të pat marrë malli shumë,
Lumin me e pa
O i imi vlla!

Asnjëherë vedit nuk ia fali
Që kësaj radhe,
Në Kosovë stë pashë.
Më pate thënë
Se i ruaje edhe dy libra për mu
Me mi dhuru
Haj i mjeri unë
Për mikun që humba
Të humbi Kosova,
Shqipëria,
Njerëzia,
Ti ishte i të gjithëve.

Shkove te Lumi
Atje ku parajsa të pret
Te miku Yt Poradeci
Te Ibrahim Rugova
Jo, jo stë harron Shqipëria
Stë harron Kosova.

Lamtumirë miku im
Të gjithë atje do të vimë,
Sa të jemë i gjall´
Për Ty lotin se ndal!

21.07.2012
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi