Kriza e pelegrinëve të kuq
Faqja 1 e 1
Kriza e pelegrinëve të kuq
Kriza e pelegrinëve të kuq
Libri i ri "Komunizmi si besim fetar" i filozofit rus Michail Ryklin eksploron mënyrën sesi ateizmi militant i bolshevikëve, larg nga të bërit të prapambetur fenë, krijoi një besim të ri
Libri i ri "Komunizmi si besim fetar" i filozofit rus Michail Ryklin eksploron mënyrën sesi ateizmi militant i bolshevikëve, larg nga të bërit të prapambetur fenë, krijoi një besim të ri. Këtu ai bashkëbisedon me Caspar Melville, kryeredaktorin e New Humanist, rreth religjiozitetit të natyrshëm në admirimin e intelektualëve europianoperëndimorë për Bashkimin Sovjetik, përfshi këtu Bertrand Russell, Arthur Koestler, Walter Benjamin dhe Bertolt Brecht.
Michail Ryklin është i mirënjohur, mund të thoni bile i famshëm për keq, në vendlindjen e tij, Rusi. Së bashku me bashkëshorten e tij, artisten Anna Mikhalchuck, ai qe fokusi për një shpërthim të urrejtjes publike që ka pasuar përfshirjen e saj në ekspozitën "Caution: Religion!". Libri i tij rreth ekspozitës dhe çështjes provokoi më shumë diskutime, ashtu siç bëri kriticizmi gjerësisht i shprehur i tij ndaj Vladimir Putinit.
Qysh nga viti 2007, ai jeton në Berlin për t'i shpëtuar syrit dashakeqës të shtetit dhe publikut. Në shtëpinë e tij të re, Ryklin ka krijuar një reputacion të mrekullueshëm. Ai ka shkruar shumë për shtypin intelektual, përfshi Lettre International dhe Osteuropa, dhe disa libra të tij janë përkthyer në gjermanisht me lavdërime të mëdha, përfshi Me ligjin e xhunglës: Kultura ruse në erën e "demokracisë së drejtuar", libri i tij rreth nënproduktit nga ekspozita "Caution: Religion!", e cila fitoi Leipzig Book Prize në vitin 2007.
Libri i tij më i fundit, "Komunizmi si besim fetar: Intelektualët dhe Revolucioni i Tetorit", rrëmon punën e një serie intelektualësh europianë që shkruan rreth vizitave të tyre në Moskë në vitet eksituese pas Revolucionit të Tetorit si një mënyrë ndriçimi të kapjes pothuajse mistike, që komunizmi pati mbi një brez shkrimtarësh dhe artistësh. Ai eksploron tezën se komunizmi, më shumë se duhet shikuar si një sistem politik ateist, kuptohet më mirë si një formë feje, ndoshta besimi fetar më domethënës i shekullit XX.
Në Berlin, ku jeton atë çka e përshkruan si "mërgim i butë" (mund të udhëtojë drejt Moskës për të vizituar familjen e tij, por, e ndjen, se nuk është i mirëpritur), ai bie dakord të flasë rreth elementëve qëndrorë të librit të tij, një diagnozë e periudhës intensive të komunizmit fetar (të cilën ai e daton 1917-1939) dhe implikimet e tij për kuptimin tonë të Rusisë së sotme.
E filluam me idenë e Ryklin për komunizmin si një formë feje. Jo një ide krejtësisht e re. Pse e ndjente se kishte akoma gjëra të lëna në këtë perspektivë? "Është e vërtetë", pranon ai, "ideja nuk është tërësisht e re. Por problemi që ngre unë është i ndryshëm nga çka është thënë më parë. Komunizmi është konsideruar nga autorë të tillë si Raymond Aron dhe disa autorë të tjerë gjermanë si një lloj feje zëvendësuese apo pseudofe, ndoshta një parodi. Ata pranojnë se ekziston një ngjashmëri me fenë, por jo më shumë se kaq. Nga ana tjetër, unë argumentoj se komunizmi në fakt ishte një besim fetar, ndoshta më i rëndësishmi i shekullit XX". Po si mund të ketë realisht një fe pa një Zot të sajën? "Po, kjo është e vërtetë dhe është pikërisht ky tipar ai që tërhoqi aq shumë intelektualë nga vetja. Duke qenë të rritur brenda traditash monoteiste, shumë prej këtyre intelektualëve vërshuan në Rusi pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, sepse qenë të magjepsur nga ideja e një vendi që bënte diçka pa Zot. Revolucioni shikohej prej tyre si një ngjarje që do të zgjidhte fjalëkryqin e historisë.
"Por në vetë thelbin e komunizmit qëndron një paradoks, që është se mohimi i Zotit është njësia bazë e besimit. Në besimin e zellshëm se kishin shkuar përtej mbretërisë së Zotit dhe besimit në mbretërinë e ligjeve shkencore të historisë, revolucionarët dhe mbështetësit e tyre e zbuluan veten se qenë besimtarë të vërtetë.
"Këtu duhet të jemi në gjendje të mendojmë jashtë kategorive me të cilat jemi rritur. Sigurisht që ka përkufizime të ndryshme të fesë. Asnjë kristian apo monoteist nuk do ta pranonte përkufizimin e komunizmit si fe, sepse për ta prania e Zotit qëndron në vetë rrënjën e përcaktimit se çfarë është vetë feja, por janë vetëm fetë e librit - kristianizëm, hebraizëm dhe islam - që ndajmë një origjinë të përbashkët me Dhiatën e Vjetër, e cila vendos një theksim të tillë tek Zoti. Kjo nuk është, për shembull, njëlloj për budistët, për të cilët Zoti nuk është i rëndësishëm apo është një gjë dytësore në fe dhe kjo është e vërtetë për sisteme të tjera fetare.
"Ekziston një përkufizim shkencor dhe sociologjik i fesë që është shumë i ndryshëm. Kjo pikëpamje - siç shprehet në punën e Emile Durkheim dhe të Max Weber, ashtu si dhe të shumë antropologëve - e përkufizon fenë si një lloj përvoje totalizuese, diçka për të cilën njerëzit janë të përgatitur të sakrifikojnë gjithçka dhe që ka kuptim për të gjithë jetët e tyre. Me këtë përkufizim, sigurisht, komunizmi është fe. Për miliona njerëz kuptimi i jetëve të tyre përcaktohej nga komunizmi si një grumbull besimesh. Komunizmi ishte feja reale".
Libri i Ryklin përqendrohet në shkrimet e 6 intelektualëve europianë - Bertrand Russell, Walter Benjamin, André Gide, Arthur Koestler, Lion Feuchtwanger dhe Bertolt Brecht - të cilët të gjithë e vizituan Moskën me shpresa të mëdha për revolucioni. Të marrë së bashku, këto tekste formojnë një gjini të llojit të tyre, të quajtur si "returnee literature" nga filozofi francez (dhe ish-mësuesi i Ryklin) Jacques Derrida. Secili autor e vizitoi Moskën midis Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe vitit 1939, kur, argumenton Ryklin, era fetare e komunizmit sovjetik përfundoi me zhgënjim për shkak të paktit të Stalinit me Hitlerin.
Po pse duhet një shkrimtar rus t'u drejtohet të huajve për të gjetur indikacione lidhur me logjikën e nëndheshme të komunizmit? "Përvoja që shkrimtarë të tillë regjistrojnë qe një përvojë aq e pazakontë, një përvojë aq befasuese, sa që ka kuptim ta nxjerrësh atë si një gjini të veçantë. Ata regjistrojnë një lloj pelegrinazhi në Mekën e revolucionit, perceptimet e tyre në kohë reale për atë çka po ndodh dhe dyshimet e tyre, gjatë një periudhe kohore përpara humbjes së virgjërisë dhe zhgënjimeve të mëdha të periudhës totalitare. Pas vitit 1939 nuk gjejmë tekste që të jenë kaq fetarisht të frymëzuar nga kjo përvojë sovjetike. Isha shumë i interesuar për faktin se, pse një grup i ndryshëm njerëzish e bënë këtë pelegrinazh në Moskë dhe i shkruan këto tekste frymëzues rreth arritjeve të revolucionit - si mund ta shpresojmë këtë ekzaltim? Kjo qe pyetja ime fillestare".
Duke i marrë autorët sipas renditjes kronologjike sipas të cilës vizituan Moskën, Ryklin i drejtohet fillimisht filozofit të madh racional britanik Bertrand Russell, i cili udhëtoi me një delegacion sindikatash në Moskë në vitin 1920, dy vjet përpara se të vinte në jetë Bashkimi Sovjetik. Ai u takua dhe bisedoi me Leninin gjatë qëndrimit të tij atje dhe, pasi u kthye në Britani, shkruajti traktatin e tij klasik Praktika dhe Teoria e Bolshevizmit. "Russell ishte pjesë e një zhgënjimi të përgjithshëm me kapitalizmin pas Luftës së Parë Botërore. Ata qenë të zemëruar dhe besonin se gjendja e gjërave duhej të ndryshohej rrënjësisht. Russell e admironte vërtet kthesën radikale ruse. Ai shkroi se Revolucioni Bolshevik mund të rezultonte të ishte më i rëndësishëm se Revolucioni Francez dhe besonte se rendi shoqëror rus ishte aq i kalbur sa që e meritonte që të abrogohej. Ajo çka ai nuk mund ta pranonte ishte dhuna. Ai ishte një njeri që nuk besonte se mund të vendosnin drejtësi me mjete dhune dhe ky qe argumenti i tij kryesor kundër Bolshevizmit".
Gjithashtu, Russell qe një prej komentatorëve më të hershëm që panë besimin që qëndronte në thelbin e Revolucionit. "Russell qe një kritik i madh i fesë së militarizuar dhe e krahasonte Bolshevizmin me Islamin. Si shkencëtar, matematikan dhe logjik i fortë, Russell mund të shikonte nëpërmjet pretendimit se revolucionarët po ndiqnin ligje shkencore. Ai qe një prej të parëve që tha se Lenini ishte një njeri që pretendonte se ishte shkencëtar, që pretendonte se ishte dikush që vepronte sipas ligjeve të historisë, por, thoshte ai, nuk shikonte asnjë shenjë të shkencës. Ata janë, Russell është i sigurtë, besimtarë, fondamentalistë, ata janë fanatikë. Ai thotë se ekziston diçka interesante rreth fanatizmit të tyre, por se nuk ka të bëjë aspak me ligjet e historisë, të cilat ai gjithsesi i shikonte si të nënshtruara ndaj shkencës si një metodë analize. Qysh nga fillimi ai e kuptoi se ky qe problem besimi dhe jo problem shkence".
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kriza e pelegrinëve të kuq
Nëqoftëse Russell solli një sy racionali për ta hedhur mbi revolucionin, vizioni i dëshmitarit tjetër të Ryklin qe padyshim romantik. Në kontrast të pastër me empirizmin e ftohtë anglo-sakson të Russell, gazetari dhe teoricieni social gjerman Walter Benjamin kishte një prirje për misticizëm dhe spekulim historik. Ai e bëri udhëtimin e tij në Moskë në vitin 1926, duke u djegur me romancën e revolucionit. Ai arriti në qytet praktikisht i bindur për t'ju bashkuar partisë dhe për ta angazhuar veten ndaj kauzës sovjetike. Por, njëlloj si në një aferë dashurie, me familjaritetin afshi ftohej dhe sa më shumë Benjamin mësonte rreth sistemit sovjetik, aq më pak e dëshironte atë, siç shkruan në Moscow Diary e tij. "Ai qe shumë i zhgënjyer", argumenton Ryklin. "Ai donte të gjente një vend për veten, si gazetar apo si intelektual i vetëpunësuar. Ai donte të ishte korrespondent evropian i një reviste të Moskës dhe kishte nevojë për para për shkak se familja e tij e kish humbur pasurinë e saj në inflacionin e tmerrshëm gjerman të viteve '20. Por sistemi revolucionar qe shumë i ngurtë, kërkesat që u vuri bashkërevolucionarëve të tij qenë shumë të larta dhe talentet që posedonte, të cilat e kishin bërë një gazetar të shquar në Gjermani, nuk hynin në punë.
"Revolucioni donte propagandistë, jo intelektualë të pavarur me idetë e pavarura të tyre. Me ngadalë ai e kuptoi se nuk kishte vend për projektin e tij në Rusi. Kjo qe një krizë vetjake. Moscow Diary i Benjamin është një dokument shumë ambig - ne e shikojmë këtë frymëzim, shikojmë zhgënjim. Edhe pse qe i zhgënjyer kur u kthye në Gjermani, ai shkroi se qe e nevojshme të bëhej ky udhëtim në Moskë nëqoftëse donit ta kuptonit Europën. Kur u kthye në Berlin deklaroi se optika e tij kishte ndryshuar. 'Kam filluar', shkroi ai, 'ta shikoj qytetin tim të lindjes me sy të tjerë, me syze të tjera'".
Në kontrast me perspektivën e jashtme të Russell dhe Benjamin, autori hungarez Arthur Koestler qe i brendshëm, duke qenë se në vitin 1931 i ishte bashkuar Partisë Komuniste gjermane ndërsa jetonte në Berlin. Ai qe besnik i partisë dhe bile mund të ketë punuar për policinë sekrete ruse, NKVD-në. Ai udhëtoi shumë në Bashkimin Sovjetik në fillimet e viteve '30. Në kontrast me shfryrjet e pakënaqura të Benjamin, Koestler u mahnit kur e gjeti veten që i paguan rroga për një libër, të cilin akoma duhej ta shkruante, me autoritetet ruse që e kishin identifikuar si një goditje të qëlluar propagandistike. Koestler u kthye në Gjermani dhe, nga ajo çka Ryklin mund të zbulojë, eventualisht e shkroi një libër, një portret rrezatues të superioritetit sovjetik, i cili doli vetëm në gjermanisht dhe, sipas Ryklin, mund të mos jetë botuar kurrë.
Ryklin ka gjetur dëshmi pagesash të bëra për Koestler për përkthimin e librit në ukrainçe, gjeorgjiane dhe gjuhë të tjera, dëshmi të mënyrës me të cilën shteti sovjetik kanalizonte pagesat për propagandistët e bindur të tij. Ndryshe nga Russell dhe Benjamin, zhgënjimi i Koestler me komunizmin nuk ndodhi kur ai qe në Rusi, por ndodhi më pas gjatë kohës së qëndrimit të tij në Spanjë gjatë luftës civile. "Koestler pa me sytë e tij sesi agjentë sovjetikë ekzekutonin anarkistët dhe majtistë të tjerë dhe besimi i tij u shkatërrua nga kjo përvojë. Dy nga miqtë e tij që jetonin në Bashkimin Sovjetik u arrestuan dhe shkroi një letër ku kërkonte që ata të liroheshin. Ata u liruan, por fakti që ai shprehu dyshime rreth metodave të policisë sekrete qe fillimi i fundit. "Më pas ai mbajti një leksion në Paris ku denoncoi idenë komuniste se shteti duhet të kontrollojë popullin e tij. Ai argumentonte se njerëzit duhet të lejoheshin të mendonin lirisht. Kjo qe krejtësisht e papranueshme dhe ai u përjashtua nga partia. Pika që derdhi gotën qe pakti nazisto-sovjetik e gushtit 1939 dhe gjyqet farsë të ish-revolucionarëve të shquar, për të cilët shkruan aq ashpër në romanin e tij Darkness at Noon". Për Ryklin, rëndësia e dëshmisë së Koestler është mënyra me të cilën ai qe i aftë të shkruajë rreth përvojës se magjepsjes dhe çmagjepsjes me revolucionin nga brenda; ai është në gjendje të shkruajë rreth besimit të verbër të kërkuar në zellin revolucionar që e kish verbuar edhe atë; kjo është perspektiva e heretikut.
"Koestler shkruan se e kuptonte natyrën fetare të besimeve komuniste pasi e kish mallkuar komunizmin. Ai thotë se parakushti për të qenë një besimtar komunist është që ta shikosh veten si jofetar. Ju e kuptoni natyrën besimtare të besimit tuaj, pasi nuk jeni më i tillë. Megjithatë, gjatë aktit të besimit, ju e kuptoni veten se thjesht po ndihmoni që të vini në jetë logjikën e pashmangshme të ligjet e zbuluara të historisë".
Si kundrapeshë ndaj Koestler heretikut - i cili ia kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij një kundërvënieje shumë publike ndaj komunizmit - shkrimtari dhe radikali gjerman Bertolt Brecht mbeti një jetë të tërë simpatizant. Ryklin kthehet nga Brecht për të hedhur dritë mbi mënyrën sesi "komunizmi si besim" qe aq i fuqishëm si t'i verbonte aderuesit e tij ndaj jokoherencave dhe mizorive të Stalinizmit, edhe kur qenë duke vizituar miqtë e tyre të ngushtë apo veten e tyre. Brecht është një rast shembullor në përkushtimin e verbër. Megjithëse ditarët private të tij përmbajnë kritikë të përmbajtur ndaj sistemit sovjetik, ai prapëseprapë qe totalisht besnik në publik. Ai besonte se çdo sistem që kish qenë i aftë ta abrogonte konceptin e pronës private ishte me përkufizim superior ndaj demokracive borgjeze që e lejonin apo deri e inkurajonin pabarazinë ekonomike. "Ky", thotë Ryklin, "qe një parim besimi, të cilin ai nuk e vuri kurrë në dyshim. Ai qe përgjithmonë një besimtar i verbër i revolucionit për shkak të kësaj".
Ai qëndroi i ngjitur pas besimit të tij, pavarësisht teprimeve amplifikuese të regjimit sovjetik. Edhe pasi miku i ngushtë dhe përkthyesi i tij Sergei Tretyakov u arrestua në vitin 1937 (ai e hodhi veten nga shkallët teksa ishte në burg në një akt final rezistence) dhe Carola Neher, një prej aktoreve më të parapëlqyera të tij, u dërgua në një kamp pune ku vdiq, Brecht mbeti besnik i patundur. Ai lëvdohej nga Moska dhe përdorej në çdo rast nga propagandistët. Midis informuesve të Ryklin, Brecht qe njëri që i detyrohej më shumë Revolucionit në termat e impaktit të tij ndaj veprës së vet. Stili dhe vëzhgimi i tij u ndryshuan totalisht nga Revolucioni dhe, sëbashku me producentin e filmave Sergei Eisenstein, ai u bë përkthyesi i parë i shpirtit radikal të Tetorit 1917 në stilin e hershëm revolucionar të modernizmit të viteve '20.
Parimi i parë brecht-ian se audiencat duhet të viheshin në vështirësi, se identifikimi i audiencës dhe skenari konvencional duhej të sakrifikoheshin për një prezantim objektiv sfidues marrëdhëniesh sociale, frymëzohej dhe i bënte homazh shpirtit transformues të revolucionit. Por historia, më shumë sesa të ndjekë ligjet e pashmangësisë, rezultoi edhe njëherë akoma të ishte enigmë. Në vitin 1932, Stalini nënshkroi dekretin e tij të njohur "Lidhur me rindërtimin e organizatave të letërsisë dhe artit", që e deklaroi modernizmin eksperimental se ishte dekadent e borgjez dhe futi realizmin sovjetik-neoklasik, heroik, përfaqësues, optimist në mënyrë jokritike - si estetikën zyrtare të Stalinizmit, një art që frymëzonte popullin dhe me sa dukej do të përshpejtonte avancimin e utopisë komuniste.
Kështu, teksa Brecht përhapte Stalinizmin nëpër Europë dhe nderohej me çmime nga Stalini (ai mori Çmimin Stalin të Paqes më 1955), pjesët e tij aktualisht nuk luheshin deri në ditët e zymta të viteve '70 e '80 dhe shikoheshin nga dogma zyrtare si antirevolucionare. Megjithëse Brecht u ngjit pas dogmës së tij si fanatiku fetar më i zjarrtë, Ryklin është këmbëngulës në idenë e tij se nga viti 1939 faza fetare e komunizmit rus kishte mbaruar. Besimi u zëvendësua nga terrori. Ndërsa Stalinizmi rrezatonte pompozitet fetar - kulti i imazhit të tij, adhurimi i vendeve të shenjta zyrtare si varri i Leninit, parakalimi Ditën e Revolucionit, të gjitha u ojnisën sipas fesë - përkushtimi i pastër i njerëzve u bë gjithnjë e më pak i rëndësishëm. Një arsye që përkushtimi ndaj revolucionit u zbeh qe se nga viti 1939 Stalini kish masakruar secilin prej apostujve fillestarë të revolucionit. Një tjetër qe organizimi i ri i shoqërisë sovjetike. "Stalinizmi, argumenton Ryklin, mbështetet jo tek besimi, por tek kontrolli. Barazia e fazës së parë u zëvendësua me një hierarki strikte komitetesh, policie sekrete, spiunësh. Të gjitha të konceptuara për të kontrolluar shoqërinë. Stalini i kishte një shprehje për këtë: vigjilencë revolucionare. Ajo çka do të thoshte një shprehje e tillë ishte kushti i denoncimit universal - njerëzit humbasin besimin tek revolucioni, tek fqinjët dhe tek vetja e tyre".
Për Ryklin, trashëgimia e kësaj mbetet e fortë në Rusinë bashkëkohore. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka përjetuar një rivlerësim të vetë historisë së saj dhe ka arritur në disa konkluzione befasuese dhe, për Ryklin, shqetësuese. "Lenini e ka humbur çdo influencë në shoqërinë ruse sot. Ai është deklaruar armik i fesë dhe kjo do të thotë se ai është armik i Rusisë, një ateist i vërtetë, një person i rrezikshëm, një terrorist. Nga ana tjetër, Stalini besohet se është dikush që realisht nuk qe kurrë kundër Kishës Ortodokse. Nuk ka asnjë provë historike për këtë, ekziston vetëm dëshira për ta parë Stalinin në këtë mënyrë. Ai konsiderohet gjerësisht si politikani më i madh në historinë ruse, kontribues në shpartallimin e nazistëve, ngjarja më e rëndësishme në shekullin XX për rusët. Pakti është harruar, vrasjet masive skartohen si pjesë e projektit të madh të modernizimit që po përgatitej për luftë, justifikohen si diçka që qenë të nevojshme. Lenini është nxirë, është bërë kokë turku. Stalini ka dalë i pastër".
Për Ryklin, po shfaqet një formë e re e besimit rus që shkrim kristianizmin ortodoks me nacionalizmin rus dhe kultin e personalitetit të Stalinit. Në vend të një besimi në superioritetin e socializmit është një ndjenjë e eksepsionalizmit rus dhe një paranojë, një mbeturinë nga "denoncimi universal" i stalinizmit, që e shikon çdo vend tjetër si kërcënim. "Ekzistojnë mite që shumë miliona rusë sot i besojnë", thotë Ryklin me njëfarë mërzie. "Ata besojnë se pjesa tjetër e botës e urren Rusinë, për shkak se Rusia është e mirë dhe pjesa tjetër e botës e keqe".
(New Humanist)
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Similar topics
» PROPOZIM SI ME DAL NGA KRIZA
» Thellohet kriza, nuk ka dialog
» Kriza, Shqiperia nder me te rrezikuarat
» Baton Haxhiu: Kriza vazhdon
» AKR, AAK e LDD në kërkim të rrugës për dalje nga kriza

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi