AKR, AAK e LDD në kërkim të rrugës për dalje nga kriza

Subjektet politike janë afër zgjidhjes për daljen nga kriza politike dhe institucionale që ka kapluar vendin pas daljes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës. Në vazhdën e konsultave, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare kanë pasur të enjten një drekë me kryeparlamentarin dhe presidentin në detyrë Jakup Krasniqi.
Në këtë takim, si? ka bërë të ditur kreu i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka pasur një konsensus të të gjitha partive për daljen sa më shpejtë nga agonia institucionale dhe politike në të cilën është futur Kosova.
Daci ka dalë i inkurajuar nga kjo drekë, duke thënë se asnjë prej përfaqësuesve të partive nuk ka gjetur ndonjë argument shtesë për të prolonguar zgjidhjen e krizës.
“Në qoftë se zorra qorre fillon të dhembë dhe nuk merren masat e duhura në kohë, pëlcitja e saj i përlyen gjithë zorrët tjera dhe organizmin. Prandaj ne po mundohemi në atë aspekt dhe me amandamentimin e Ligjit për zgjedhjet ne mund t’i ikim edhe vjedhjes së votave, dhe jemi edhe afër konsensusit edhe për këtë. Prandaj unë dua të jap një optimizëm që ne jemi afër një marrëveshjeje konsensuale të të gjitha partive parlamentare”, ka thënë Daci.
Ndërkohë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, të cilit i është refuzuar ftesa për takim nga ana e LDD-së dhe AAK-së, ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është i pari i vendit dhe është përgjegjësi e tij të dalë para opinionit dhe të informojë se çka ka ndodhë ditëve të fundit.
“Kryeministri është duke u vonuar që nuk del para publikut, para qytetarëve, është detyrë e tij që të shpjegojë për situatën gjegjësisht për rrugën që ai do të ndërmerr më tutje dhe e ftoj edhe njëherë kryeministrin e Kosovës që të mos hezitojë, por të del dhe t’u shpjegojë qytetarëve për situatën e krijuar. Është i pari i vendit dhe është përgjegjësi e tij që të informojë qytetarët e Kosovës se çka po ndodhë këtu”, ka thënë Pacolli.
Nga ana tjetër, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si duket ka filluar të ndërrojë kursin e qëndrimit karshi zgjedhjeve. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Donika Kada-Bujupi ka thënë se AAK-ja është për çfarëdo zgjedhje.
“Po bëhemi gati për zgjedhjet parlamentare që janë proklamuar për datën 13 shkurt, mirëpo jemi të gatshëm që në çfarëdo kohë, kurdo që mbahen zgjedhjet, të marrim pjesë dhe të fitojmë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë partitë e vogla jashtëparlamentare kanë propozuar që postet ministrore të lëna bosh nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të plotësohen me ministra të rinj, dhe partitë parlamentare t’i japin mbështetje Qeverisë Thaçi që të qeverisë deri në zgjedhjet e parapara më 13 shkurt të vitit të ardhshëm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa më shpejt zgjedhje, aq më e shpejtë dalje nga kriza
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Nuk do të paguhet taksë për kalimin e 'Rrugës së Kombit'
» Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina
» AK: Berisha gënjeu Kosovën për Portin e Shëngjinit, tani Serbia dalje në det

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi