Fahri Xharra:Pse i vranë Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin?
Faqja 1 e 1

Pse i vranë Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin?
Nga Fahri Xharra
Biri i Arbërit i njihte thellë dëshirat e heshtura të saja qe flinin me shekuj në ëndrrat e dëshirës për një të vërtetë; sepse vuajtjet, vdekjet dhe zhdukjet na e kishin rënduar gjithmonë shpirtin. Biri i Arbërit shpresonte ne lindjet e bardha mbi errësirën verbuese,të lagura me gjakun e nxehtë të vrasjes së të vërtetës. Edhe pse ishim të pafjetur, në netët e gjata të ankthit, në pritje të llahtarisë, vullkani i përvëluar i mbrendisë shpirtërore së Birit të Arbërit e prishte heshtjen e së paarritshmes. E njihte Arbërinë edhe në valët e Drinit dhe kërcimet e tija mbi ujin e pafajshëm, jepnin shenjën e dallëndyshes në kërkim të lirisë; lirinë që aq guximshëm e kërkonte me vargjet e tija të mbushura me thjeshtësi, me të rima e padukshme dhe simbolet e papritura.
Poeti nuk vdes sepse Drini ushton nga dhimbja që i ai që ia dha vlerën valëve të tij nuk është më Poeti nuk vdes sepse Biri i Arbërit, në qiellin tonë i ka skalitur vargjet që i bëjnë dritë po atij Drini edhe në netët më të errëta të vërtetësisë sonë. Do ta lëmë të prehet i qetë shtat pash lartë në qiellin arbëror.

“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do tu duhet
nipërve e mbesave për të shkruar gjuhën Shqipe !!”
Petro Nini Luarasi
Por edhe bijtë e mëdhenj të kombit Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin, do t`i lëmë të qetë të prehen diku lartë në qiellin arbëror, të prehen të qetë për punën e tyre të madhe se edhe këta shpresonin në lindjet e bardha mbi errësirën verbuese të mohimit dhe stërmohimit të një pjese të madhe të Arbërisë dhe arvanitasve mu nga ata nga të cilët e panë dritën dhe kulturën aty ku e vjedhën me themel. Që të dytë, si Aristidhi ashtu edhe Luka vdiqën në mënyrë të njëjtë, nga e njëjta “sëmundje” e përgatitur në laboratorët antishqiptare, nga një “sëmundje” e cila e sjellë heshtjen e të tjerëve për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në shtat pashët e thellësisë së harresës; duhej patjetër të harrohej se: “Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se “Greqia sot i ka 695 fshatra shqiptare ku jetohet shqip, frymohet shqip” duhet që të mos përmendur kurrë që: “Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip”.
Duhej që të vdisnin, sepse e kthjellonin ujin e turbullte të historisë; duhej të vdisnin se pastaj në ujin e pastër do të rriteshin troftat të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shikonin valën e së vërtetës. Aristidhi dhe Luka e dinin se kur shkruanin nëpër gazeta dhe dilnin në TV shkonin në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kishin marrë parasysh të gjitha si edhe dhe gjënë më të keqe…! E ajo i gjeti, se u munduan dhe patën sukses në rrugëtimin e tyre.
Plotë akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Me 11 Tetor të vitit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rënkonte prej një muaj. Aristidh Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Shërbimet dhe kujdestarët e heshtjes ia arritën qëllimit.
E njëjta “sëmundje” do ta “gjejë” edhe Luka Çiçipin, i cili po ashtu nuk deshi të heshtë ndaj një të vërtete të madhe; dhe në mënyrë shkencore e shpërndante polenin e kulturës së lashtë Arvanite në mënyrë që bletët e së ardhmes të dinë saktë për emrin e luleve polendhënëse.
Luka Çiçipi, profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi) vdiq të dielën, 14 shtator 2008. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai u doktoratua në antropologji nga Universiteti i Uiskonsinit, pas përfundimit të dy magjistraturave, një në antropologji dhe një në gjuhësi, në të njëjtin universitet (1981). Ka shkruar librin “Antropologjia gjuhësore e praktikës dhe ndryshimit (dyndjes) gjuhësor: arbërishtja (shqipja) dhe greqishtja në kontakt’ ‘A Linguistic Anthropology of Praxis and Language Shift: Arvanitika (Albanian) and Greek in Contact’ (Clarendon Press, Oxford 1998) dhe dy libra në greqisht: “Hyrje në antropologjinë e gjuhës: Gjuha ideologjisë dhe performansa’ (Gutenberg, Athens 1995) dhe “Nga gjuha si objekt në gjuhën si veprim ‘(Nissos, Athinë 2005), ndërsa një libër nën titullin “Gjuha, praktika, dhe ideologjia: Një qasje dinamike e proceseve sociolinguistike’ ishte në punë e sipër në kohën e vdekjes së tij sipas kontratës me Palgrave Macmillanin. Ka publikuar gjerësisht në revista të tilla si, Word, Language in Society, Journal of Pragmatics, Semiotica, International Journal of the Sociology of Language, Anthropological Linguistics, Journal of Sociolinguistics, Journal of Linguistic Anthropology, Pragmatics etj, mbi çështje të tilla si ideologjitë gjuhësore, teoria politike dhe gjuha, aspektet performuese të gjuhës, teoritë e veprimit shoqëror dhe gjuhësia antropologjike. Ishte anëtar i shoqatave të ndryshme të Greqisë dhe ndërkombëtare (duke përfshirë edhe Shoqatën Antropologjike Amerikane, Shoqatën Ndërkombëtare Pragmatike dhe LSA).
Ai ishte pionier në studimin e gjuhëve të pakicave në greqishte, në kontaktin gjuhësor.
Si e gjeti vdekjen, që nuk e deshi por ia sollën?
Sot në Greqi, ata që flasin në publik në lidhje me marrëdhënieve të hegjemonisë, rreth arbërishtes apo cilësdo gjuhë tjetër të pakicave është në shënjestër nga kërcënimet e stilit të “Agut të Artë”, i cili veçohet dhe në fund të eliminohet fizikisht kudo ku është e mundur. Për fat të keq, kjo është Greqia e sotme dhe e gjithëherëshme kur janë në pyetje Arvanitasit. Ç`bëri Luka Çiçipi? Në një prej teksteve të tij të fundit mbi gjuhën si një ‘praktikë’, Luka huazon nocionin e’ nënshtrimit të mbarështuar nga shkencëtarët politikë (Laclauja, Mouffeja) për të përcaktuar hapësirën e mjegullt (të paqartë) në të cilin një subjekt është në vartësi nga vendimet hegjemonike të ‘tjetrit’. Vendimet hegjemonike të tjetrit: Harroje!
“Luka, me punën e tij, na tregoi se si mekanizmat e hegjemonisë arrijnë të mbajnë larg nga arena politike debatin e një çështjeje që nuk artikulohet fare: Cila është ajo çështje? Mos fol shqip. Mos e trego se nga lindi shqipja. Mos e përmend të kaluarën tënde se me të e merr vesh bota se unë jam i ardhur pas teje. Mos…mos…mos.
“Ne këtu flasim vetëm greqisht” thuhet në Greqi e referencat e tij të shfaqen në kontekstin komunikativ ku ironia është mbizotëruese – ku arbërishtja po i humb folësit e saj amtarë të fundit, aktivë dhe passive. Lluka Çiçipi vdiq me kancer ,mundet me i të njëjtit lloj si i Aristidh Kolias dhe vdiq ne kulmin shkencor…
Pse duhej te vdiste Aristidh Kola në Greqi? Sepse “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi” -nuk lejohet.. Nuk guxon të jeshë arbëror dhe nëse je autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, atëherë të pret vdekja.
“Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht. E kryepseja: pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” – pyetet Kolec Tromboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë.” Vetëm pse mbronte shqiptarët e Kosovës në të drejtën e tyre për liri, u kërcënua publikisht në një emision televiziv nga një gazetare. Për këtë ngjarje skandaloze në median greke, shkruante.:
“Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në “Skaj” 5 Maj 1999, dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja… Miqtë e mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse “e drejta del, vjen kur t`i vijë ora …(Nga Rrënjët tona janë në Arbëri)
Aristidh Kola me krenari, me guxim dhe me vetëdije të plotë thoshte: “Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time…”
Studiuesi arbëresh Antonio Belushi në një akademi u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lartë në pavdekësi.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria dhe Kosova nderojnë Aristidh Kolen
» Poezi për viktimat e Himarës
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:E harruam Plisin!
» Fahri Xharra: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi