Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Podrimja: Diktatura dhe mësuesja ime

Shko poshtë

Ali Podrimja: Diktatura dhe mësuesja ime Empty Ali Podrimja: Diktatura dhe mësuesja ime

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 6:01 pm




Ali Podrimja: Diktatura dhe mësuesja ime U1_ali_podrimja
Ali Podrimja
Diktatura dhe mësuesja ime
Nga Ali Podrimja
Fatkeqësisht, martirë të fundit kurrë nuk patëm. Më 10 gusht 1988 u var në Kukës poeti Havzi Nela, ndërsa shtetet rreth nesh që pritnin momentin të na fshinin nga harta, trokitnin para portave të Evropës me racizëm të theksuar. Të dëgjojmë se ç’thotë Dobrica Qosiq. “Kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit, bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftë kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”. Mirëpo, kjo çmenduri serbe nuk është e sotme, të vjen keq se në çfarë gjendje është… Shpërlarja e ndërgjegjes te ne nuk ndodhi as e pamë veten para pasqyrës së arsyes. Me ikjen e diktatorit, gjurmëve të tij pakkush besonte se Ramiz Alija do ecte. Si duket i mungoi kurajoja qytetare t’i linte shëndenë të zezës që na turpëronte.
Në vitin ´70, të shek. XX na kishte tubuar në Tiranë një përvjetor i Naim Frashërit. Ishte hera e parë që e shihja Shqipërinë. Nga librat e mi kisha marrë vetëm një ekzemplar të “Torzos”. Pas dy ditësh takoj princin e fjalës shqipe Lasgush Poradecin. Qëndronte në mes të Nonda Bulkës dhe Skënder Luarasit. Nuk di as vetë si shikimin kisha ngulur te poeti i Nositit, kishte të veshura dy palë pantollona të lidhura fort me një rrip gati të grisur. Përmes pamjes së tij peshoja dhe shtetin. Mes dy shtatorëve, Leninit dhe Stalinit kisha pështyrë. Nga atëherë shenjat e para ishin shfaqur në kujtesë të një poezie “Rrënimi i përmendores së turpit”. Nga xhepi kisha nxjerrë librin dhe ia kisha dhuruar Lasgushit. Do shihemi nesër, kishte shtuar Ai. Ashtu kishte ndodhur dhe pyetja e tij e parë ishte: Si e ke shkruar poezinë “Macja e zezë”? Edhe unë kam dëshiruar ta kem një mace të zezë, por ia e paske Ti. Në një Panair të Librit për këtë më kishte folur edhe vajza e tij, Maria. Miku im akademik Ali Aliu, në gaz kishte shtuar: Aliun shpesh macet e zeza nuk e lënë të qetë. Kishim qeshur të tretë.
Në udhëtimin tim të parë në Shqipëri kisha vendosur të takoj mësuesen time, e cila ma kishte mësuar shkrim-leximin, por ditët iknin dhe unë nuk mund ia gjeja shtëpinë. Kisha pyetur ca të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, por u mungonte kurajua, nuk bëzanin. Rastësisht një mbrëmje u gjeta përballë mësueses. Djaloshi që më kishte shpënë te apartamenti i saj, u nda vrap nga ne. Shihesha me ikonën time pas pesëmbëdhjetë vjetësh, quhej Emine Gjakova. M’i kishte pëshpëritur germat aty rrëzë Çabratit që e tallja mikun tim Xhevahir Spahiun se është më i lartë se Tomorri. U ktheva dikur vonë në hotel “Dajti”, duke u përbiruar mes hijeve. Në hollin e hotelit bridhte i shqetësuar, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Z. Dhimitër Shuteriqi. Nga pyetjet që m’i bëri e kuptoja se vështirë ishte të jesh qytetar i lirë në Shqipëri në kohë të diktaturës. Ndjeja dhembje për shqetësimin e tij. Kryesorja; mësuesen e kisha parë dhe kisha njohur ca shkrimtarë që më buzëqeshin tani në bibliotekën time. Në Tiranë duhet të qëndroja dhe një javë, por kisha vendosur të kthehem në Ulpianë. Ndodhka pra të braktisësh dhe vendin që shpesh e shihja në ëndërr. Njëra prej arsyeve ishte mësuesja, ndërsa tjetra: një karagjoz, i cili sillej si nuk i ka hije. Pas disa vitesh në gazetat “Panorama” dhe “55” lexova se me çfarë ishte marrë. E turpshme. E kisha parë pastaj në Kështjellë të Atlantikut, ku debatohej për fatin e Dardanisë. Kishte komunikuar me Perëndimin përmes gishtërinjve. Ndërsa sapo ishte kthyer, i ishte drejtuar polemit: vendin nuk bën ta lëshojmë. Dy javë më pas kur bombat e NATO-s e derdhën Ulpianën time, largohesha për në Këln dhe dëgjoja Zotërinë tek akuzonte: ata që nuk e braktisin atë copë tokë, janë lojalë të Kasapit të Shumadisë. Kjo ishte çmenduri e një karagjozi ta shihte Dardaninë një varrezë masive.
Në Qafë të Hotit prof. Fehmi Aganin, Zonjën e tij dhe mua na kishte qitur një makinë e Universitetit të Tiranës. Kisha besim se Shqipëria do lirohet nga tërmetet e diktaturës dhe do ketë më pak kampe e burgje. Parandjeja atë që mbështetnin rilindësit se: “Dielli ynë lind në Perëndim”. Ajo dritë si duket u shfaq më 4 prill 2009 kur Shqipëria u lirua nga hijet e së kaluarës dhe kërcënimet tinzare të pansllavizmit. NATO-ja kishte shkelur në dherat shqiptare. Me këtë besoj se do pushojnë dhe grindjet rreth çështjes së identitetit.
„Bota Sot“ - Për ZSH: A. Dalini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi