Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musliu: Ika nga diktatura e Kurtit dhe e Vetëvendosjes

Shko poshtë

Musliu: Ika nga diktatura e Kurtit dhe e Vetëvendosjes Empty Musliu: Ika nga diktatura e Kurtit dhe e Vetëvendosjes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 21, 2012 10:39 pm

Musliu: Ika nga diktatura e Kurtit dhe e Vetëvendosjes


Musliu: Ika nga diktatura e Kurtit dhe e Vetëvendosjes Largea_albin-kurti_211348255767
Në një letër dërguar mediumeve, sekretari organizativ i Qendrës së VV-së në Viti, Arton Musliu ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme nga “Vetëvendosje”, duke akuzuar liderin e saj Albin Kurti për diktaturë të vendosur në këtë parti politike dhe duke e krahasuar atë me Hashim Thaçin. “Duke pas parasysh diktaturën e Albin Kurtit përbrenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Duke pas parasysh se diktatura përbrenda VETËVENDOSJE!-s prodhon jolegjitimitet dhe dhunim të demokracisë.

Duke pas parasysh mungesën e demokracisë dhe transparencës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Duke pas parasysh emërimin e anëtarëve të FER-it nëpër pozita drejtuese pa respektuar dispozitat bazë të funksionimit të subjektit.

Duke pas parasysh relativizimin e konceptit të VETËVENDOSJE!-s.

Duke pas parasysh se në zgjedhjet e brendshme të vitit të kaluar nuk ka pas zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, por emërime dhe diktat nga lart.

Duke pas parasysh përçmimin dhe margjinalizimin që Albin Kurti, bashkë me ekzekutuesin e tij servil, Dardan Molliqaj, i bëjnë aktivistëve të devotshëm të Lëvizjes gjithkah nëpër Kosovë.

Duke pas parasysh përçmimin që pseudofigurat e FER-it, me mbështetjen e Albin Kurtit, i bëjnë aktivistëve të devotshëm dhe të palodhshëm, duke i quajtur edhe si njerëz që vetëm dinë të gjuajnë dhe rrotullojnë.

Duke pas parasysh se në asnjë Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka pasur zgjedhje të brendshme, por emërime në baza klanore e shoqërore nga Albin Kurti e Dardan Molliqaj.

Duke pas parasysh që në asnjë Qendër nuk ka pasur dy kundër kandidatë për pozitën e Kryetarit të Qendrës.

Duke pas parasysh luftën speciale dhe tejet të ulët të Salih Salihut kundër meje dhe heshtjen e udhëheqjes qendrore.

Duke pas parasysh mosgatishmërinë dhe frikën e Salih Salihut për shpërfaqjen e veprimeve kundërligjore të Komunës së Vitisë.

Duke pas parasysh se ky njeri nuk ka bërë asgjë, që nga emërimi tij në pozitën e kryetarit të Qendrës, sepse më shumë kalon kohë me familjen e tij në Austri.

Duke qenë se Salih Salihu nuk ka sens për politikë.

Duke pas parasysh se Salih Salihu në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk pati shprehë dëshirë dhe vullnet për tu bashkuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke dalë si kandidat për deputet nga radhët e FER-it, me ç’rast i mori afërsisht 400 vota, në fshatin e tij 23 sosh.

Duke pas parasysh se ky njeri ka ambicie ekskluzivisht personale dhe nuk mbron konceptin e VETËVENDOSJE!- s, gjë që pranohet nga të gjithë aktivistët.

Duke pas parasysh se ky njeri ka shpreh gatishmërinë që në zgjedhjet e ardhshme t’i blejë votat.

Duke pas parasysh se ky njeri është anti UÇK dhe nuk ka dhënë kurrfarë kontributi në kauzën kombëtare.

Duke pas parasysh përpjekjen e vazhdueshme dhe averzive të Salih Salihut për diskreditimin e personalitetit tim dhe mënyrën e tij të poshtër për përvetësimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s duke iu dhënë edhe të holla.

Duke pas parasysh se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka përpjekje të përbashkët por interesa personale dhe joprofesionalizëm.

Duke pas parasysh se në aspektin e funksionimit të subjektit politik Albin Kurti nuk dallon aspak nga Hashim Thaçi.

Duke qenë se një aktivist i VETËVENDOSJE!-s mund të kontribuojë me tërë potencialin e tij fizik, intelektual e ekonomik për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë për një periudhë 7 vjeçare dhe në fund të margjinalizohet nga ky subjekt.

Duke i falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Arton Musliu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi