Fahri Xharra:Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe
Faqja 1 e 1
Fahri Xharra:Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe
Fahri Xharra:Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe
E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit m`a kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona t`a flasin.Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane,sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam,që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe dhe të krenohem mbi të tjerët.
Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kan për të ardhur deri sa të jetohet jeta.
Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar,as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas ate sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. ”Bota që kur është zënë, Shqiperia gjallë ka qenë, pellasge u thoshin më parë, më së fundi Shqipëtar, gjuha që e flisnin perënditë ate e flisnin dhe pellasgjitë, ate e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..(.Petro Zheji)
Nëse në Kongresin e Berlinit(1878) na coptuan tokat tona ,na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip ,ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk i dihet.
Kongresi i Berlinit ishte i hapur ,por vendimet ishin të mëshefta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim.Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume;qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje ;por gjuhën Shqipe nuk munden ta zhbënin,edhepse me çkoqjen e copave nga terësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë .Europa nuk ishte e vetëdijëshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën. "Shenjat e civilizimit të një populli janë ( e këto i kishim): si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”(Erwin Chargaff)
Ç`po ndodhë tani? ”E mjera shqipe,ç`i punojnë e s`ka gjuhë të ankohet” ! S`ka gjuhë se kishte për të na mallkuar; s`ka duar e shkelma se kishte për të na shkelmuar ! Jemi të vetëdijshëm se ç`jemi duke i bërë? E dijmë ne se viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës?
“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flejnë ; disa po na e shtrembërojnë e disa po na e pasurojnë për ditë e më shumë me fjalë të huaja.
"...Shqiptaret flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të botës. Gjuhët e ngjashme me Shqipen janë zhdukur disa mira vite më pare dhe nuk fliten më në asnjë vend të tokës. Ato janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndersa gjuha e jonë jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellasgëve...." ( Sami Frasheri ) . Jo i nderuari Sami ,aty ku je në botën e amshuar! Nuk po e dijmë se sa të vlerëshme e kemi gjuhën. Me gjuhen shqipe po mirret krimi i organizuar . Krimi i organizuar po punon plot me zellë që ne të jemi bartës të në zhbërjeje të pa riparueshme mbi gjuhën Shqipe.
Diku është mbajtur një ”Kongres i Berlinit” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij ”kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe. Qëllimi është i paracaktuar ;të bëhët një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njofin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes e thonjët e mbushur më të zeza shpirtrore po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njejtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thot: ia arrijtëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç`shqipesuam një nga gjuhët më të vjetra të globit.
Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po e bënë atë që e ka vendosur ”kongresi ’ i ”miqve” tanë. Tmerr!
Fahri Xharra , 08.08.12
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Feja dhe shamia, jo në shkollat shqipe
» Fahri Xharra:T`lumt ne për shoqi sho`in!
» Partitë politike financohen nga krimi i organizuar me para të pista!
» Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?
» Fahri Xharra:A ka komb Kosovar ?
» Fahri Xharra:T`lumt ne për shoqi sho`in!
» Partitë politike financohen nga krimi i organizuar me para të pista!
» Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?
» Fahri Xharra:A ka komb Kosovar ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi