Fahri Xharra:Feja dhe shamia, jo në shkollat shqipe
Faqja 1 e 1
Fahri Xharra:Feja dhe shamia, jo në shkollat shqipe
Fahri Xharra:Feja dhe shamia, jo në shkollat shqipe
Fillimi i mijëvjeçarit të tretë, ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhitë e pakëndshme që ne kemi kaluar. Është shumë interesante të theksohet se derisa rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “rilindësit” e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh. Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme. Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “Nuk jemi popull i vogël”, thotë Kadareja: jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
Çfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten
Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar, por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën. Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. Çdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa. Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të civilizuara. Ç’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshët, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar? “Memorandumi për Shqipërinë”, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit, paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili, në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij: “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”. Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të përhapjes fetare. Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë. E njëjta gjë është edhe sot, në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na çorientojë busullën tonë evropiane.
Jo, kjo nuk është e jona
Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit. Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetëm kamja mund ta ndrit mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri”. “Në Zot ne besojmë”, për shqiptarët ai zot është mysliman, katolik, protestant, ortodoks, Baptist. Ne, me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.
Ndasi të panevojshme. Ndasi të qëllimta. Nuk ka nevojë!
Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen ta kenë të kotë. Qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës. Me ligj ndalohej çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës. Ndërkaq, me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë. Fatbardhësisht që këso ligjesh as që janë të nevojshme të propozohen, pasi që vetëdija e botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta. Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata të tëra. Interesant është të theksohet se edhe Naim Frashëri, një ndër apostujt më të mëdhenj të Shqiptarisë, e ka dashur me zemër të përvëluar përparimin e Shqipërisë dhe lartësimin e kombit shqiptar. Ja se çka kishte shkruar Naimi: “Të mbuluarit dhe të fshehurit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit, por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijërisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrinë veç gruas? Ç’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë. Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna. Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë.” Një nga të mbeturat më të shëmtuara të botës së vjetër është pa dyshim ferexheja që mbulon gruan myslimane. Dhe siç thotë Tajar Zavalani (Bota e re, nr. 14, 1936): “S’na shkon nga mendja se ka burra që i thonë vetes të dijshëm dhe duan të ecin hap më hap me kohën dhe guxojnë të dalin publikisht e të përligjin me argumente serioze fshehjen e gruas brenda një perdeje të zezë.” Pastaj Tajar Zavalani vazhdon: “Të merremi vesh mirë, ç’kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar. – Ndoshta femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë, e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium.
A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës?
Nga përvoja në shtetet arabe e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë. Këtu në trevat shqiptare nuk duhet të kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. Çfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit. Dija, në romanin e Haki Stërmillit në ditarin e saj thotë: ”Sikur t`isha djalë do t’i tregofsha botës mashkullore se dora që e përkund djepin është ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo, vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura. Femra myslimane e mbyllur brenda katër mureve asht e mpitë, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e rëndë e një edukate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalimin: mos prek,mos fol, mos dil, mos qesh, mos e mos e mos”. Kur ne i hapim derën, atëherë të huajt mezi s`presin të na japin leksione. Njëfarë ndërkombëtari Juerg Loneburg paska pas thënë se ferexheja na qenka pjesë e kulturës shqiptare. Jo vetëm atij, por edhe bashkëkombësve të mi u them se çarçafi e ferexheja janë kulturë turko-arabe që ka pasuar me zgjerimin e Perandorisë Osmane, islamizimi i të cilit është kryer deri në fund të shekullit të 19-të. Feja e besimi është çështje shpirtërore individuale. Duhet të vëmë në rend të parë kombin. Pra, se jemi shqiptarë dhe të punohet shumë në uljen e tensioneve ndërfetare tek shqiptarët. Duhet të jemi shumë syhapur dhe të urtë ndaj ndikimeve dhe rrymave radikale fetare të cilat këmbëngulin në tjetërsimin e identitetit tonë shqiptar. Përndryshe nuk do të jemi më ata që jemi sot. Louis Hyacinthe Heckard në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme” (Paris, 1858) thotë: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe nënat shqiptare.” Pra, në rrethin shpirtëror, në zotërimin e vlerave të krijuara, ne, asnjëherë nuk iu kemi pasur lakmi të tjerëve. Duke mos u pasur lakmi të tjerëve, ne nuk iu kemi as mëri, as zili për të huazuar nga ata gjëra, të cilat na shkojnë ndesh me krenarinë tonë dhe uniken tonë në botën ku jemi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
» Shaban Cakoli: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI DHE FESTAT KOMBËTARE
» Poezi për viktimat e Himarës
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
» Shaban Cakoli: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI DHE FESTAT KOMBËTARE
» Poezi për viktimat e Himarës
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi