Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikel poetik:Agim DESKU

Shko poshtë

Cikel poetik:Agim DESKU Empty Cikel poetik:Agim DESKU

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 11, 2012 7:22 pm

Cikel poetik:Agim DESKU 370806_100002324100275_1968433942_n

Cikel poetik:Agim DESKU

Pak varg mora nga ti

Sonte u grinda me zotnat
Për ty fjala ime
Si nuk arrite në udhëtimin tënd
Drejt një pike atdheu.

Aty ku flaka dogji çdo gjë të bukur
Ku shpirti i mikës më pret mbrëmjeve me hënë.

Më thuaj ti vargu im përse nuk u ndale tek ai zjarr
Përse nuk i more një shkëndijë për këtë mbrëmje vetmie.

Sonte i krisur jam ,sonte edhe loti diku më ka tretur
E di cunamet e detit ma vodhen edhe fjalën për këtë këngë.

Dikur kur e kisha fjalën për mikën ,
Kënga na shoqëronte bashkë me hënën.

Eh sa i krisur jam,sa rebel u bëra për një ëndërr të vetme
Dikur kur e prisja vargut tim e sot kur më erdhi
Ah, si më humbi diku bashkë me Titanikun.

Apo ma vodhen zotnat që dikur ma kishin falur
Po, sonte më moren edhe shpirtin,vetëm vargun ma lanë kujtim
Për dyluftim me detin ,me secilin bajloz që të takoja kësaj mbrëmje.

Pa hënë është sonte kujtimi im për Ty jeta ime
Dikur ishe edhe loti im,ishe ajo kënga ku sebashku e dëgjonim
Çdo mbrëmje shkruanim vargje për dashurinë,për jetën
Për çdo venerandë pranvere me lule lloj lloj arome
Shumëngjyrëshe si ylberi majeve te Alpeve,majeve të shpirtit tim.

Po,do të marrë pak fuçi zane ,pak gji nëne të pi e të ngritëm
Mbi kalanë e dashurisë,të udhëtojmë bashkë me Mujën legjendave.

Të kthehemi një herë si princ pas Ikonës sime,pas fjalës PO
Kur ta dhash kujtim këtë fjalë që e ruaja me vite si gjelozi në gji.
E ruaj shpirtit tim,e dogja zemrën time e bëra hi dashurie
Për vetullat tua që i kishe sikur bukuria e Tanushës
Nëpër secilën legjendë,nëpër secilin mit të shqipeve.

Më thuaj cili ishim më te dashur unë i robëruar në Ty,
Apo atdheu i robëruar për liri,të lutëm më thuaj një fjalë
Cili ishim më rebël unë apo vargu im që shkruan vargje për ty.

Më thuaj edhe cila fjalë hyri shpirtit tënd e rri aty ku vetëm unë e shoh
E ndjej si më dashuron ,si më këndon këngën më të bukur për mua.

Kujtim për Pasaportën e Flamurit

Kur errësira kishte kaplue botën me ngjyrat kuq e zi
U ngjyros shqiponja dhe mbeti dashuri për flamurin tim
Për të vetmën zëmër kudo që ka rënë në dashuri
Për Ty mike edhe për Ty atdhe sebasku do të jemi
Nëpër secilën luftë të çmendur të kësaj bote shtrigë
Ku ma vodhi dashurinë nga zemra edhe nga shpirti ma mori.

Në dasmën tënde mike erdha si fantazmë u bëra
Si hije nuk më shihje fytyrën time plot shi loti
As atëherë kur u hodha në valle vetëm për Ty e atdheun tim
Të dytë jeni shpirti im,jeni bota ime e emri im shqip.

Sonte në festën tënde u dashurove në ëndërrat rebeluese
Nuk flisje me ëndërrën e shpirtit tënd as me lulet
Për dhuratë kur të solla fsheftas tek dritarja i vura.

Merr aromën plot shije te atij shpirti të djegur e bër hi
Si unë që mbeta pa Ty mike ,është si të mbetesh pa atdhe
Edhe si pa liri vargu,si pa liri fjale e shpirti është kjo botë.

Eh nuk e di ku do të iku në cilin varg do të mbes
Në cilën aromë jam vargu yt e këtë herë edhe mund të vdes
Për këtë fjalë të hidhur si kujtim ta dhash a ta vodha.

Nuk e di cili luftoj më shumë për dashurinë
Unë apo fjala ime Po,kur te fala për Piramidën si kujtim
Të asaj dite kur më recitoje Pasaportën e flamurit
Dhimbjen time për Çamërinë e ndanim sebashku
Herë më lotin e atyre fëmijëve kah ecnin rrugëve çame
Mes përmes Shqipërisë,mes përmes dhimbjes sime.

Për atdheun e ndarë në dysh zemre o zot në dysh të ndarë shpirtin
Vetë kujtoje këtë legjendë të dhimbjes krenare ,ah te atdheut tim
Të mikës sime më vite bashkë buzëqeshëm,kënduam e dashuruam
Secilën lule që na fali aromë trëndafili,aromë lulëbozhure.
M`i dërgove për Shën Valentin,për ditëlindjen time.
Për atdheun e lirë,për lirinë e shpirtit tim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi