Cikël poetik nga Agim Vuniqi
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Agim Vuniqi
Endërra
Je ne gjumë por nuk flen
në kërkim
kush ta vuri këmishën e të çmendurit
në dukje i lirë, në rrugë pa kthim
Shpirtin ta droguan, edhe një dozë më shumë
si të gjesh shpëtim
përulja nuk të jep shqetësim...! ?
athua ka mbetur gjë nga ti
je njeri apo personifikim
A ruan ndonjë kujtim
me sy të hapur shkon në greminë
për injorancë s'të duhet evaluim
të dekorojnë edhe kur nuk flet gjë
shurdhmemeci është për admirim
ai kupton
edhe pse nuk dëgjon
zhurma për te nuk është zhgënjim
O njeri pse flet me veten ti
aty çmenduria gjen burim
shetitesh natën në gjumë,
jam në kërkim
për një ëndërr të vendit tim
27 qershor, 2008, Farmington Hills
Në kërkim
Më zuri gjumi në bankino
ora numronte kohën, para syve të mi
mu aty në qoshe kishin lidhur dashuri
dy rrugë që i jepnin vendit gjallëri
Middlebelti dhe 12 Mile-shi, ishin aty
Në anën e majtë ndihej një melodi
a ishte xhez, soul, apo bluz nuk di
kujtimeve u jepte madhështi
mendja më kishte kthyer prapa në histori
te një djep i vjeter dhe pragu i derës
ishim femijë, jeta ishte plote gjallëri
zemra ishte plot mall
për prindërit e mi
nuk shihja gjë me sy,
por unë isha aty, brenda në shtëpi,
bëja llaf dhe qeshesha, oh sa ishte kënaqësi
Dhe u ndal muzika, u ndalën edhe kujtimet
para meje ishte ngulitur një i zi
me zë te ultë më pyeti "Are you ready ?"
autobusi na priste ne të dy
por unë nuk isha aty, mendja ime ishte në shtëpi
No thank's
ai shkoi, nuk më shqetësoi
ishte shumë qetësi, nuk dëgjohej më asnjë melodi
i ziu që shkoi, mallin ma shtoi
humba shiqimin, edhe pse kisha sy
e kërkoja pragun e derës, edhe djepin e vjetër
nuk ishin më aty
21 qershor, Farmington Hills
Së bashku
Më shtërngoi doren me sa forcë që kishte
e ndieja që e kam në afërsi
nuk ndieja dhimbje, as nuk kisha vetmi
zëri i butë i saj më jepte freski
rrugën që përshkuam së bashku
ishim bër një
ishin momente që përjetonim vetëm ne të dy,
shpejtesi marramendese, koha na sfidonte
sa më afer cakut kishim më shumë lehtësi
gjaku dhe koha ishin bë një
krijonin një harmoni,
zemra i jepte mendjes fuqi
me shumë vështirësi
edhe pse gjaku shponte,
ajo më shtërngonte
shumë, shumë..., më ndihmonte
dera e hapur në emërgjenci
na gëzojë që të dy
ishim ne betejë, atë e fituam, së bashku qëndruam
mjek, infermier..., gjendjen e qetësuan
qershor 2008, Providence Hospital, Novi
Balansi
Rrezet i ndali dielli
qiellit i humbi shkëlqimi,
retë lozonjare lojën filluan
kërcim i papërmbajtur
vallet u shpeshtuan
lëvizjet e shpejta u elektrizuan,
përmallje për diellin,
në lot dhe dënesje, gjenin shpëtimin
her - her largoheshin pastaj prap vinin
tornado dhe hurikani nuk ishte magji
qiellin zymtonin deri në histeri
Retë dhe toka me heshta zjarri luftonin
oqeani e ndihmonte këtë bestytni
kishte shumë dhunti
kur hidhërohej me dallgë vringëllonte
rryma të ftohta krijonte
me qiellin komunikonte
krijohej kompatësi
nuk është asgjë rastësi
në gjithësi
Athua ka dorë njeriu
ka shumë padrejtësi dhe papërgjegjësi
shumë lakmi
merr e mos jep
prishet balansi
Natyra të dënon, kur gabon
nuk ka falje nëse dështon,
athua pse fshehej dielli?
26 qershor, Farmington Hills
Rruga pa kthim=Bomba atomike
A ka jeta rregulla apo është arenë gladiatorësh
shumë pyetje, nuk ka përgjegjësi
njeriu betohet për çdo ditë se beson,
por në fakt çdo gjë mohon
rikthim në histori
për gladiatorët shumë nostalgji
liderët na bindin në përgjegjësi,
shumë fytyra, apo dyftyrësi
Stabilitet, balans, apo...
peshë atomike, shtim neutronesh
kush pra promovon
jostabilitetin - stabilitet
Pse është U 235 më stabil se U 236
a është ky një impresion apo vetëm teori
cilat janë ato mundësi
bomba atomike është gati po t'i ndan këto të dy
Forca tërheqëse nukleare, lufta në mes
nukleusi stabil
pse pra ky vrapim
gara për shpëtim apo shkatrrim
gamë të shkurtëra
lidhje neuklonesh
kush ka kujdes janë neutrone apo protone
Ka rregulla në natyrë, në gjithësi
nuk pyet tornado e hurikani për demokraci
A janë të dobëta forcat elektromagnetike ndërmjet
të çfarë game janë
a është ky shpëtim apo kërcnim
profiti ndikon njeriun robotizon,
e ëndërrat ku janë?
Ç'na duhen heronjtë
vrapim në armatim
pse kaq shumë eskperimente bërthamore
bota rrezikohet
në rrugë pakthim
21 korrik, 2008, Farmington Hills
Hutia
Përsëritje e sërishme, do të jetojmë këtu apo atje
analizë e kotë, nuk është ndonjë risi
Obama do të ndërroj gjë, a thua do të fitojë
po McCain a ofron siguri
fjalë që shpesh i dëgjoj,
e nga vetja çfarë kërkoj?
Nuk shërohet shpirti i tazuar duke shiquar TV,
kam shumë zbrazëti
koka vlon, natyra shpesh njeriun dënon
profit, teknologji janë gjëra që të bien në sy,
varshëmri globale, lëvizje "marketi"
akcione që bien, shumë papunësi
Dikush mendon i lirë si të jetoj,
ai tjetri si të gjallëroj, sa më shumë të përfitoj
racat në rivalitet,
religjioni ndasi, pse jo afërsi
të gjitha këto mendja i trillon,
njeriun si t'a eksploaton
Shumë tragjedi, i ke të gjitha në TV
CNN, Al Jezira, CNBS...
për çdo ditë raportojnë
vrasje, krime, bomba, terrorizëm..,
pasiguri,
mungesë e arit të zi
çmimet në pakufi,
kjo është një çmenduri,
nuk ka më mirësi.
24 qershor, 2008, Farmington Hills
Contradictions yes but not apocalypse
Dreams I dream create more misery
rain drizzles am I free?
I am not homeless
is this happiness?
Wonder when I watch TV Online
how foreigners are more pro-American
than those living in USA
there is no hope at risk
are they more pragmatic?
I understand all those who speak about democracy
free speech ...
reality makes me demented,
people seeking justice, jobs, prosperity
all are vanity
CEO does not think so
moneymakers, bonuses do not imagine
In Wall Street things do not change
asset prices fall
Madoff is attraction
thousands of lives destroyed,
his muzzle still I watch in TV
Je ne gjumë por nuk flen
në kërkim
kush ta vuri këmishën e të çmendurit
në dukje i lirë, në rrugë pa kthim
Shpirtin ta droguan, edhe një dozë më shumë
si të gjesh shpëtim
përulja nuk të jep shqetësim...! ?
athua ka mbetur gjë nga ti
je njeri apo personifikim
A ruan ndonjë kujtim
me sy të hapur shkon në greminë
për injorancë s'të duhet evaluim
të dekorojnë edhe kur nuk flet gjë
shurdhmemeci është për admirim
ai kupton
edhe pse nuk dëgjon
zhurma për te nuk është zhgënjim
O njeri pse flet me veten ti
aty çmenduria gjen burim
shetitesh natën në gjumë,
jam në kërkim
për një ëndërr të vendit tim
27 qershor, 2008, Farmington Hills
Në kërkim
Më zuri gjumi në bankino
ora numronte kohën, para syve të mi
mu aty në qoshe kishin lidhur dashuri
dy rrugë që i jepnin vendit gjallëri
Middlebelti dhe 12 Mile-shi, ishin aty
Në anën e majtë ndihej një melodi
a ishte xhez, soul, apo bluz nuk di
kujtimeve u jepte madhështi
mendja më kishte kthyer prapa në histori
te një djep i vjeter dhe pragu i derës
ishim femijë, jeta ishte plote gjallëri
zemra ishte plot mall
për prindërit e mi
nuk shihja gjë me sy,
por unë isha aty, brenda në shtëpi,
bëja llaf dhe qeshesha, oh sa ishte kënaqësi
Dhe u ndal muzika, u ndalën edhe kujtimet
para meje ishte ngulitur një i zi
me zë te ultë më pyeti "Are you ready ?"
autobusi na priste ne të dy
por unë nuk isha aty, mendja ime ishte në shtëpi
No thank's
ai shkoi, nuk më shqetësoi
ishte shumë qetësi, nuk dëgjohej më asnjë melodi
i ziu që shkoi, mallin ma shtoi
humba shiqimin, edhe pse kisha sy
e kërkoja pragun e derës, edhe djepin e vjetër
nuk ishin më aty
21 qershor, Farmington Hills
Së bashku
Më shtërngoi doren me sa forcë që kishte
e ndieja që e kam në afërsi
nuk ndieja dhimbje, as nuk kisha vetmi
zëri i butë i saj më jepte freski
rrugën që përshkuam së bashku
ishim bër një
ishin momente që përjetonim vetëm ne të dy,
shpejtesi marramendese, koha na sfidonte
sa më afer cakut kishim më shumë lehtësi
gjaku dhe koha ishin bë një
krijonin një harmoni,
zemra i jepte mendjes fuqi
me shumë vështirësi
edhe pse gjaku shponte,
ajo më shtërngonte
shumë, shumë..., më ndihmonte
dera e hapur në emërgjenci
na gëzojë që të dy
ishim ne betejë, atë e fituam, së bashku qëndruam
mjek, infermier..., gjendjen e qetësuan
qershor 2008, Providence Hospital, Novi
Balansi
Rrezet i ndali dielli
qiellit i humbi shkëlqimi,
retë lozonjare lojën filluan
kërcim i papërmbajtur
vallet u shpeshtuan
lëvizjet e shpejta u elektrizuan,
përmallje për diellin,
në lot dhe dënesje, gjenin shpëtimin
her - her largoheshin pastaj prap vinin
tornado dhe hurikani nuk ishte magji
qiellin zymtonin deri në histeri
Retë dhe toka me heshta zjarri luftonin
oqeani e ndihmonte këtë bestytni
kishte shumë dhunti
kur hidhërohej me dallgë vringëllonte
rryma të ftohta krijonte
me qiellin komunikonte
krijohej kompatësi
nuk është asgjë rastësi
në gjithësi
Athua ka dorë njeriu
ka shumë padrejtësi dhe papërgjegjësi
shumë lakmi
merr e mos jep
prishet balansi
Natyra të dënon, kur gabon
nuk ka falje nëse dështon,
athua pse fshehej dielli?
26 qershor, Farmington Hills
Rruga pa kthim=Bomba atomike
A ka jeta rregulla apo është arenë gladiatorësh
shumë pyetje, nuk ka përgjegjësi
njeriu betohet për çdo ditë se beson,
por në fakt çdo gjë mohon
rikthim në histori
për gladiatorët shumë nostalgji
liderët na bindin në përgjegjësi,
shumë fytyra, apo dyftyrësi
Stabilitet, balans, apo...
peshë atomike, shtim neutronesh
kush pra promovon
jostabilitetin - stabilitet
Pse është U 235 më stabil se U 236
a është ky një impresion apo vetëm teori
cilat janë ato mundësi
bomba atomike është gati po t'i ndan këto të dy
Forca tërheqëse nukleare, lufta në mes
nukleusi stabil
pse pra ky vrapim
gara për shpëtim apo shkatrrim
gamë të shkurtëra
lidhje neuklonesh
kush ka kujdes janë neutrone apo protone
Ka rregulla në natyrë, në gjithësi
nuk pyet tornado e hurikani për demokraci
A janë të dobëta forcat elektromagnetike ndërmjet
të çfarë game janë
a është ky shpëtim apo kërcnim
profiti ndikon njeriun robotizon,
e ëndërrat ku janë?
Ç'na duhen heronjtë
vrapim në armatim
pse kaq shumë eskperimente bërthamore
bota rrezikohet
në rrugë pakthim
21 korrik, 2008, Farmington Hills
Hutia
Përsëritje e sërishme, do të jetojmë këtu apo atje
analizë e kotë, nuk është ndonjë risi
Obama do të ndërroj gjë, a thua do të fitojë
po McCain a ofron siguri
fjalë që shpesh i dëgjoj,
e nga vetja çfarë kërkoj?
Nuk shërohet shpirti i tazuar duke shiquar TV,
kam shumë zbrazëti
koka vlon, natyra shpesh njeriun dënon
profit, teknologji janë gjëra që të bien në sy,
varshëmri globale, lëvizje "marketi"
akcione që bien, shumë papunësi
Dikush mendon i lirë si të jetoj,
ai tjetri si të gjallëroj, sa më shumë të përfitoj
racat në rivalitet,
religjioni ndasi, pse jo afërsi
të gjitha këto mendja i trillon,
njeriun si t'a eksploaton
Shumë tragjedi, i ke të gjitha në TV
CNN, Al Jezira, CNBS...
për çdo ditë raportojnë
vrasje, krime, bomba, terrorizëm..,
pasiguri,
mungesë e arit të zi
çmimet në pakufi,
kjo është një çmenduri,
nuk ka më mirësi.
24 qershor, 2008, Farmington Hills
Contradictions yes but not apocalypse
Dreams I dream create more misery
rain drizzles am I free?
I am not homeless
is this happiness?
Wonder when I watch TV Online
how foreigners are more pro-American
than those living in USA
there is no hope at risk
are they more pragmatic?
I understand all those who speak about democracy
free speech ...
reality makes me demented,
people seeking justice, jobs, prosperity
all are vanity
CEO does not think so
moneymakers, bonuses do not imagine
In Wall Street things do not change
asset prices fall
Madoff is attraction
thousands of lives destroyed,
his muzzle still I watch in TV
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik nga Agim Vuniqi
» Cikël poetik nga Agim Bacelli
» Cikël poetik nga Agim Gashi
» Cikel poetik:Agim DESKU
» Cikël poetik nga Agim Gashi
» Cikël poetik nga Agim Bacelli
» Cikël poetik nga Agim Gashi
» Cikel poetik:Agim DESKU
» Cikël poetik nga Agim Gashi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi