Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha

Shko poshtë

Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha Empty Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 12, 2012 9:57 am

Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha


Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha Vrasesiiiii-9
Forcat e komisariatit numër 3. në kryeqytet kanë arrestuar sot për vrasjen e 37-vjecars Fatbardha Tafa, 20-vjecarin Aldo Hoxha. Ai dyshohet se është personi që qëlloi viktimën për vdekje, mbrëmjen e së martës, në tentativë për t'i grabitur asaj varësen e floririt.

Provat ndaj 20-vjeçarit nga Cekreza, Aldo Hoxha mesa duket kanë bindur oficerët e Policisë Gjyqësore dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, që t’i kërkojnë Prokurorisë masën e arrestit ndaj këtij personi, nën akuzën e vrasjes së Fatbardha Tafës. Ndërkohë që janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, njëri me iniciale J.B, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.

Përgjigjia e laboratorit të Policisë Shkencore ka ndihmuar strukturat e policisë për të ngritur akuzën ndaj 20-vjeçarit, për të cilin ka dyshime të forta se është implikuar në vrasjen 37-vjeçares. Nga ekspertiza, ka rezultuar se fija e flokut të tij dhe djersa janë gjetur në trupin e viktimës. Ndërsa tek kapelja e tij jeshile ka pasur njolla gjaku. Këto kanë që prova të forta për ta ndaluar, megjithëse hetimet për këtë ngjarje do vazhdojnë.

Për identifikimin e tij janë marrë sot në pyetje edhe Lumturie Gjana, motra e plagosur e viktimës së bashku me djalin 13-vjecar. Mësohet se Gjana ka dëshmuar rreth dy orë në polici për ngjarjen.

Ky shtetas u mbajt në dhomat e Drejtorisë së Policisë Tiranë për rreth 48 orë, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës dhe plagosjen e Lumturie Gjanës, tek Fusha e Aviacionit, por ai nuk pranoi as mohoi krimin. Pas kësaj 20-vjecari u la i lirë në mëngjes, deri në arrestimin e tij rreth orës 17:00. Ai jetonte në afërsi të zonës së Doganës, në një shtëpi private, ku edhe u arrestua.

Mësohet se banesa e tij kishte afërsi me banesën e motrës së viktimës, Lumturie Gjanës, edhe kjo e plagosur. Kjo afërsi ngre dyshime që autori i njihte gratë dhe mund t'i ketë ndjekur.

Mësohet gjithashtu se Hoxha është dënuar dhe një vit më parë për përdorim të armëve luftarake në zonën e Fushës së Aviacionit, si dhe ka qenë i skeduar më parë për vjedhje me dhunë. Ai njihet edhe si person që konsumon lëndë narkotike.

Fatbardha Tafa u vra me thikë pasditen e 7 gushtit, teksa po ecte bashke me të motrën dhe fëmijët e tyre, në një rrugë dytësore, për të dalë shëtitje tek zona e Fushës së Aviacionit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi