Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë!

Shko poshtë

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Empty Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 12, 2012 4:49 pm

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album


Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! VermoshiTuristët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Vermoshi

Fondi Shqiptar për Zhvillim investon për përmirësimin e infrastrukturës
Veriu shqiptar është mjaft atraktiv dhe çdo ditë ngjallë interesin e turistëve të huaj, të cilët eksplorojnë edhe më shumë këtë zonë. Për këtë qëllim Komuna Kelmend në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë mbajtur takimin me temë” “Koordinimi i Ndërhyrjeve për zhvillim Vendor në Komunën e Kelmenit” ku merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor të Shkodres, donator si dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme financuese dhe promovuese që veprojnë në këto zona.
Alpet shqiptare janë më atraktive se ato zvicerrane, pohimi vjen nga alpinistja Barbara Hausman, e cila prej dhjetë vitesh punon në zonën veriore me qëllim promovimin e zonës. Ajo së bashku me televizionin shtetror zviceran po punojnë në një dokumentar për këtë zonë.
“Në Kelmend më pëlqen natyra më pëlqen çdo gjë e sidomos njerëzit. Që e vogël kam ecur nëpër bjeshkë. Dhe këtu pash diçka shumë të bukur, Aplet shqiptare më pëlqejnë shumë. Dallimi mes alpeve zvicerrane dhe shqiptare është se në Zvicër çdo gjë është e mbuluar me luks, ndërsa në këto zona mund të ecësh disa ditë dhe luksi është shumë larg, që është shumë më mirë, është çdo gjë natyrale. Është kjo që më pëlqen më shumë”, shprehet ajo.
“Unë po bej një dokumentar dhe më duhet të them se jam për herë të parë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë, që më vete do kem kujtime të bukura. Por mund të them se ka sërish nevoje për te permiresuar infrastrukturën. Njerezit jane shume mikprites ndërsa sa i përket ushqimit ai është shumë i mire. Shoh se gjërat kanë lëvizur për mirë. Kur erdha këtu për herë të parë pashë bjeshkët dhe thashë qenka njësoj si në Zviceë . U ndjeva si ne shtepine time!”, thotë Hanspeter Bani, gazetar TV Kombëtar zviceran SRF.
Një nga partneret kryesor të investimeve në zonë është edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në kuadër të programit të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e Rrugëve Dytësore e Lokale mbështetur nga shumë donator ndërkombëtar ka nisur punën në zbatimin e këtyre investimeve sic është edhe aksi Hani i Hotit-Vermosh.
Ushqimet tradicionale të zonës, veshjet karakteristike dhe kultivimi i tyre, tradita dhe bujaria e banorëve të zonës mbeten atraksioni kryesor i çdo turisti që vjen në zonën e Kelmendit. Me një aktivitet ku u bë promovimi gastronomisë vendase dhe i shtëpive mikpritëse u hap sezoni turistik edhe në Vermosh.




Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Lepusha_vermosh

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Vermoshi_i_harruar_jeton_me_maTuristët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Attachment

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! 113f9398-1eb4-4a93-987e-705bba26c1e9Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Theth

Turistët e huaj drejt Kelmendit, interes për të eksploruar zonën-Album dhe fjalë! Miss_bjeshka20102
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi