Dibran Demaku: Të huaj jashtë e të huaj brenda
Faqja 1 e 1

TË HUAJ JASHTË E TË HUAJ BRENDA
Nga Dibran Demaku
Jo vetëm popullata,por edhe organet shtetërore,mërgimtarët në vende të ndryshme sot i quajnë jo mërgimtarë ,por „jorezident“ d,m,th. Të jashtëm. Dhe kështu shqiptarët e lindur në Kosovë, por të mërguar në vende të ndryshme sot janë të huaj në vendet ku jetojnë (përkohësisht) e të huaj në vendin e vet?!
Kur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluarshqipterët e Kosovës për arsye që dihen(politike dhe ekonomike)ia mësynë vendeve të ndryshme të Europës perendimore,por edhe më larg,asnjëherë nuk u ka shkuar në mendje se një ditë nga vandi i tyre i origjinës do të trajtohen si të huaj apo si të Jashtëm.Në fillim të atyre viteve“Të mbrapshta" siç do t`i quante Kadareja ynë i madh,e kanë marrë atë rrugë me synimin se një ditë do të kthehen në vendin e vet,kur atje do të përmirësoheshin kushtet politike dhe ekonomike.
Edhe sot pas kaq vitesh na kujtohen fjalët e njerëzve tanë që në momentet kur e lëshonin Kosovën dhe niseshin në atë rrugë të kurbetit në ndarje me të afërmit apo me njerëzit e dashur thonin:“Mirupafshim në Kosovën e lirë“.Ishte kjo atëherë vetëm një thënie e momentit apo ishte një fjalë dhe dëshirë e tyre e dalë nga thellësitë e zemrës dhe shpirtit të tyre.? Do të dëshironim të ishte kjo e dyta.
Me kalimin e viteve ata sikur zunë të nguliten në vendet ku u vendosën.Filluan të integrohen në ligjet dhe zakonet e atyre vendeve.Shumica prej tyre edhe filluan të marrin nënshtetësinë e vendeve ku u vendosën.Filluan të ëndërrojnë një jetë më të mirë ndërsa ndjenjën e fillimit (të kthimit në atdhe) e kaluan në vendin e dytë dhe të tretë.
Koha e gjatë e qëndrimit larg vendlindjes(ta kujtojmë kohën kur Kosova ishte e robëruar dhe nën sundimin serb)dhe ata nuk mund t`i vizitonin vendin dhe njerëzit e dashur,ndikoi në humbjen e ndjenjës se një ditë duhet të kthehen.Me njerëzit e dashur në atdhe kontaktonin vetëm nëpërmes të telefonit.Koha e gjatë e mostakimit fizik me vendin e vet dhe me njerëzit e dashur sikur i tëhuajsoi ca.Dhe jo vetëm kaq.Edhe nga atdheu dhe nga njerëzit e dashur ata filluan të quhen përveç mërgimtarë edhe të jashtëm.Pra shumica e njerëzve të vendlindjes ata filluan t`i quajnë me nofkën“Të jashtëm“.Në biseda të ndryshme filluan të shprehen në stilin:“A jeni dëgjuar me ata të jashtmit?!A ju kanë dërguar para ata të jashtmit?!“ etj.Dhe kështu një ditë dhe kështu çdo ditë.Kjo shprehje aspak e këndshme filloi të zër vend në fjalorin e njerëzve të vendlindjes,pa menduar se mund të jetë e dëmshme dhe e pakëndshme për njerëzit e gjakut që pa dëshirën e tyre ikën dhe zunë vendatje ku ishin dje e ku janë edhe sot.E gjithë kjo filloi atëherë kur mërgimtarët nuk mund ta vizitonin venin e vet.Por,ja që një praktikë e tillë( e dëmshme) vijoi edhe pas çlirimit të Kosovës.Pas çlirimit të Kosovës mërgimtarët filluan të vizitojnë vendin dhe të afërmit, por nga njerëzit e tyre të dashur vazhduan të quhen:“Të jashtëm“.Fenomen ky shqipotar sa i dëmshëm aq edhe i rrezikshëm.Të quash të jashtëm vëllain,shokun,mikun me të cilin je rritur dhe ke kaluar një pjesë të jetës me të a ka gjë më apsurde dhe njëkohësisht tragjike.Dhe e tëra kjo pa menduar se kështu me vëllain tënd,me shokun,me mikun krijon një ndasi,një distancë,një kufi që dikur do të bëhet i pakalueshëm.
Por,ja që të tillë jemi ne.Njerëzit e afërm fillojmë t`i trajtojmë jo më si tanët,por si plaçkë tregu.A ka vallë gjë më të tmerrshme se kjo? Jo vetëm kaq.Jo vetëm popullata,por edhe organet shtetërore,mërgimtarët vende të ndryshme sot i quajnë jo mërgimtarë,por „jorezident“ d.m.th. të jashtëm.Me këtë qëndrim me vetëdije apo pa të vazhdon të qojë ujë në mullirin serb,i cili regjim ishte kujdesur që ata të lëshojnë Kosovën për të mos u kthyer kurrë më.
Dhe kështu shqiptarët e lindur në Kosovë,por të mërguar në vende të ndryshme sot janë të huaj në vendet ku jetojnë(përkohësisht) e të huaj në vendin e vet?!
(E se çfarë ka bërë kjo mërgatë për vendin dhe njerëzit e vet kur Kosova ishte e okupuar e pastaj për luftën çlirimtare është përgjithësisht e njohur).
Lind pyetja: Deri kur kështu?!
Pason përgjigja:Gjithmonë derisa shqiptarët të mbushen mend!Prandaj,sa nuk është bërë ende vonë është e udhës që organet e qeverisë së Kosovës të mendojnë dhe të veprojnë më shumë për njerëzit e vet në mërgatë.
Dhe koha e fundit është tash,kur Kosova është e pavarur dhe në shumë vende të Europës i ka edhe ambasadat e veta.Njerëzit që punojnë në këto ambasada do të duhej që të vënin kontakt me mergimtarët kudo ku ndodhen dhe së bashku t`i zgjidhnin shumë kërkesa të mërgimtarëve.Në këtë mënyrë njerëzit e mërgatës do të afroheshin me njerëzit e vendlindjes dhe në të ardhmen e afërt ata nuk do të quheshin më me atë nofkën e mallkuar:Të jashtëm.Dhe largimi(të shpresojmë i përkohshëm) do të kalonte e ne do të jetonim sërish me atë ndjenjën se jemi një dhe të gjithë të brendshëm,të gjithë në vend dhe në mërgatë:Qytetarë të Kosovës.
Dhe krejt në fund:Mbase tashmë është koha që Qeveria e Kosovës ta themelojë edhe Ministrinë e migracionit e cila do të mirrej me problemet dhe hallet e mërgimtarëve tanë kudo ku janë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ftesa
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dy poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Dibran Demaku: Ftesa
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dy poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi