Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isuf B.Bajrami:IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK!

Shko poshtë

Isuf B.Bajrami:IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK! Empty Isuf B.Bajrami:IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 6:11 pm

IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK!


Shkruan: Isuf B. Bajrami

Isuf B.Bajrami:IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK! Isufbajramifoto
Isuf Bajrami



Këshilli i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanocit,shtroi një iftar në Hotelin luksoz “Rozafa”, kulla qind për qind shqiptare.

Organizatori i iftarit në emër të “bashkimit”, rreth sofrës me një meny të pasur, mblodhi “drejtuesit” e pushtetit lokalë, këshillit “nacional” jolegal, “liderë” partiakë, “përfaqësues” të Këshillit të Bashkësisë Islame, xhematlinj, drejtorë, studentë e gazetarë.

Në këtë iftar nuk ishin ftuar ata që duhej të ishin më kryesorët, perfaqësuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët para Ramazanit u dakorduan për unifikimin e Bashkësive Islame të Luginës me perkrahjen e Naim Tërnavës. Pastaj në këtë iftar munguan “deputeti” jo-legjitim Riza Halimi dhe stafi i PVD-në me në krye Kamberin dhe LPD-në, të cilët po i bëjnë obstruksion pushtetit lokal në Bujanoc .

Vlen të theksohet se në këtë muaj të “shenjtë” politika e përçarjeve në Luginë, prap po fiton, sepse nëpërmes organizimeve të Iftareve në Bujanoc dhe Preshevë e Kosovë kanë dalë shumë organizatorë, që pretendojnë të dalin në skenë, ashtu si nga sektori jo qeveritar, bashkësitë islame, selefët dhe vehabistët, duke garuar shtëpi për shtëpi me qëllim përmes iftareve të përfitojnë aleatë dhe bashkëpuntorë.

Por, sihariqi më i madh që i bie Luginës për këtë Ramazan, ftesa që iu bë nga përfaqesuesit e bibliotekës së xhamisë “ Ilmuddin” në fshatin Lluçan të Bujanocit, si dhe përfaqësuesit e Shoqates “Dituria” nga Presheva, në mungësë të Imamit Ragmi Destani , ligjëruesve me orientme selefiste dhe vehabiste për të marre pjesë në Tribunën Fetare, Irfan Salihu nga Prizreni dhe Ahmed Kalaja nga Tirana, ku ky skenar u realizua pasi që Naim Ternava u deklaru haptas nëpër media se: “VEHABITË” NE KOSOVE DHE LUGINE TE PRESHEVES PJELLE E PROPAGANDES SERBE‏’.

Fillimisht, nikoqiri i këtij iftari politik, elaboroi për rolin dhe rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

- Muaji i Ramazanit është muaj i sabrit, muaji i pendimit, muaji i durimit, muaji i unitetit dhe bashkimit – dakord, por jo vetëm rreth sofrës së mbushur për plot gjëra ushqimore dhe pije pa fund, por edhe në qeverisjen lokale, në projekte të ndryshme kapitale, në veprimtari të ndryshme me interes qytetar e kombëtar, pa përjashtuar as shuarjen e zjarreve, të cilat po na i gudulisin hundët me tymin dhe shkrumbin e pyjeve të djegura e fshatrave të ngelura në errësirë pa drita elektrike.

Në këtë muaj, gjithashtu, tha organiozatori, kanë ndodhur ngjarje me rëndësi për muslimanët siç është Beteja e Bedrit, çlirimi i Mekës, pastaj është Nata e Kadrit në të cilën Zoti e zbriti Kuranin, ngjarje këto që e kthyen historinë e ndritshme islame, për pak sa nuk u përmendën edhe Referendumi dhe Marrëveshja e Konçulit.

Por, iftarë e bashkimit politik, ndodhin rrallë, një herë në motmot. Ky është një shembull i mirë sikur të ndodh për ditë: në punë, në aksione si dhe në institucione të ndryshme kulturore, arsimore, fetare, shëndetësore, sportive, etj.

Nuk bëhet uniteti me një darkë, qoftë ai edhe iftar, si i Bujanocit, i cili sa për sy e faqe i bëri “bashk” njerëzit, disa prej të cilëve jo vetëm që nuk agjëronin, por edhe punojnë për ta prishur bashkimin e shqiptarëve edhe në atë botë.

Pa i nënvlerësuar rëndësitë e iftareve, të cilat, vërtet, kanë një mesazh të fort bujarie, solidarësie, dashurie njerëzore, ato, thjesht nga disa institucione dhe individë të caktuar, keqpërdoren për qëllime politike dhe komerciale.

Ne duhet t’i shohim shqiptarët e Bujanocit bashkë jo vetëm në inftare, në varrime, në të pame, në dasma e gazmende, në syneti e festa të tjera shoqërore, nacionale e fetare, por edhe në veprime të përditshme jetike për njerëzit e këtij nënqielli, të cilët zgjohen e bien me ëndrrat se do të bëhet mirë një ditë edhe për banorët e këtyre zonave të krahut lindor të Kosovës.

Gjilan,15 Gusht 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi