Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria

Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria Empty Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 16, 2012 5:43 pm

Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria
Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria 20050124_MeladyCapitolFeja e shqiptarit eshte Shqiptaria 555588_439368939441573_502777047_n
Në kuadrin e politikës aktuale amerikane, e cila bënë thirrje për thellimin e dialogut me vende kryesisht myslimane, është një fat që në brigjet e Adriatikut, në zemër të Europës, është një vend ku 70 përqind e popullsisë i përkasin besimit mysliman dhe dy besimet e tjera kryesore, Ortodoksët dhe katolikët, që përbëjnë 20 dhe 10 përqind të popullsisë gëzojnë liri të plotë besimi. Kështu shkruan Thomas Patrick Melady, një diplomat karriere i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryekëshilltari i grupit të përfaqësuesve të Vatikanit në Kombet e Bashkuara, në analizën e tij “Liria fetare në Shqipëri” të botuar në “Ambassador Revieë”, vlerëson maksimalisht bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Shqipëria, ky vend me shumicë myslimane, është një shembull që tregon se liria e besimit fetar dhe vlerat e fesë islame jo vetëm që mund të bashkëjetojnë por edhe të lulëzojnë së bashku shkruan Melady.
Në këtë dekadë të dytë të mijëvjeçarit të tretë, Shqipëria ka marrë vlerësime maksimale për vendosmërinë e saj drejt lirisë fetare dhe tolerancës. Toleranca është pjesë e traditës shqiptare.

Diktatura e Hoxhës ishte një periudhë brutale shkruan më tej profesori i shumë universiteteve amerikane. Tranzicioni demokratik ka qenë i vështirë, por tani traditat demokratike të mirëfillta janë rivendosur. Tradita e tolerancës fetare shqiptare shumë shpejt u rigjallërua si një faktor i rëndësishëm në jetën kulturore dhe qytetare të vendit.
Sot, institucionet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e arsimit. Kryeministri Sali Berisha është në krye të qeverisë për dy mandate që prej vitit 2005 dhe një figurë kyçe në jetën politike të Shqipërisë që pas rënies së qeverisë komuniste.

Korniza ligjore dhe politike e Shqipërisë është në përputhje me lirinë fetare.
Faktori i fortë kulturor i tolerancës është i pranishëm edhe në sistemin arsimor në Shqipëri.
Shqipëria po jep një shembull shumë të mirë për Kosovën Sfida në Kosovë për liri fetare mund të jetë edhe më e madhe për arsye të konflikteve etnike midis komuniteteve shqiptare dhe atyre serbe. Ky aspekt historik dhe i mishëruar në kulturën Shqiptare shërben si një shembull i lirisë fetare për vendet e tjera me popullsi kryesisht myslimane

E kam dashur shumë bukurinë e brigjeve të Adriatikut.
Ky është një aset i rëndësishëm që mund të zhvillohet, në mënyrë që turistë nga të gjitha anët e botës ta vizitojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e Shqiperisë si një vend me potencial. SHBA dhe perëndimi duhet të ndihmojnë Shqipërinë të identifikojnë asete të tjera të cilat mund të kontribuojnë në transformimin e vendit në një nivel të ri zhvillimi.

Ish Ambasador i SHBA-ve në Vatikan vlerëson në këtë analizë të tij mbi Shqipërinë rolin e madh që po jep kryeministri Berisha në luftën kundër korrupsionit, për të fituar respektin e komunitetit ndërkombëtar si dhe në përmbushjen e sfidave euro-atlantike te Shqipërisë. Melady thekson gjithashtu edhe paaftësinë e opozitës shqiptare për të konstatuar se disa cështje të rëndësishme kombëtare duhen zgjidhur krah për krah me ekzekutivin. Objektivi është një strategji bipartizane për të gjetur zgjidhjen e problemeve kryesore të Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi