Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI Empty Sabit Rrustemi:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 17, 2012 10:09 am



Sabit Rrustemi:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI 211569_1563102666_1056832408_n

Sabit Rrustemi
:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI


Sabit Rrustemi:KTHIMI I MËRGIMTARIT NË SHTËPI 405215_3352871751600_38157289_n


At Dheun e kish me vete
Nga majat e këpucëve
Deri tek maja e flokut

Sa e fshihte brenda një pike loti
Sa e shplonte përmes një kënge
E asnjëherë
Asnjëherë s' e hiqte prej asaj zemre

I mungonte vetëm shtëpia
Një strehëz e varur kujtimesh
Bebëzave të syrit

Mos i thuani gjë kur ta kalojë portën
Kur të ecë oborrit
Pakëz me gaz pakëz me vaj

Lereni ta bëj të tijën
Nëpër ato skuta fëmijërie
Le ta shprazë atë barrë të rëndë malli

Se i duhet pak kohë për ta gjetur veten
Aty ku e kish lënë
Pastaj juve

Krejt çka mund t'i jepni sëpari
Përveç uratës
Afrojani një gotë ujë kroni

Për t'i shuar flakët e dhembjes

Dhe mos e pyesni si erdhe
Ç'brenga kalove

Ai tashmë është çliruar nga mungesa
Ai tashmë është aty
Brenda asaj ëndrre që i shfaqej përnatë



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi