Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste

Shko poshtë

Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste Empty Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:10 pm

Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste


Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste Sh_b

Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste R-9

Dhjetëra delegatë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi racizmin dolën nga salla gjatë një fjalimi të Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Delegatë evropianë dhe kanadezë i braktisën punimet e konferencës në shenjë proteste ndaj kritikave të zotit Ahmadinexhad ndaj ekzistencës së Izraelit dhe zhvendosjes së palestinezëve.
Disa nga delegatët që qëndruan në sallën e konferencës në Gjenevë, e përcollën presidentin iranian me thirrje dhe ngacmime, të cilave ai iu përgjigj me buzëqeshje dhe e vazhdoi deri në fund fjalimin. Në sallë pati duartrokitje nga disa prej pjesëmarrësve për komentet e tij.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aleate të tyre e bojkotuan konferencën. Ata thanë se shqetësohen se konferenca mund të shndërrohej në forum anti-semitizmi dhe se thirrjet për të mbrojtur lirinë e besimit mund të eklipsonin të drejtën e lirisë së fjalës. Më hertë para filimit të takimit, Izraeli rithirri ambasadorin nga vendi organizues, Zvicra.
Izraeli po proteston pasi presidenti zvicerian u takua me homologun iranian, Mahmoud Ahmadinejad, që merr pjesë më takim.
Takimi është bojkotuar nga Izraeli dhe një numër vendesh perëndimore.
Delegatët largohen nga takimi në shenjë proteste R-10
Në fjalimin e tij hapës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se racizmi ishte problem serioz që nuk mund të zgjidhet duke qëndruar larg konferencës.
Papa Benedikti shprehu përkrahjen e tij për këtë konferencë. Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, tha se ato vende që po e bojkotojnë konferencën, po iu kthenin shpinën viktimave të racizmit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi