Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mosul: Të krishterët largohen pas ultimatumit të militantëve

Shko poshtë

Mosul: Të krishterët largohen pas ultimatumit të militantëve Empty Mosul: Të krishterët largohen pas ultimatumit të militantëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 20, 2014 7:45 pm

Mosul: Të krishterët largohen pas ultimatumit të militantëve
Mosul: Të krishterët largohen pas ultimatumit të militantëve Kk_9683

Të krishterët e Irakut janë larguar nga qyteti verior i Mosulit pasi militantët islamik janë kërcënuar se do t’i vrasin nëse nuk konvertohen në myslimanë apo pranojnë të paguajnë një taksë speciale.



Qindra familje të krishtera raportohet se janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Mosul para se të hynte në funksion ultimatumi i vendosur nga Shteti Islamik, organizatë kjo që më parë njihej si “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti”.
Një nga korrespondetët e Radios Evropa e Lirë, duke folur me telefon nga Mosuli ka njoftuar se “praktikisht nuk ka të krishterë” më në qytet.
Militantët, në mesazhet e transmetuara nga xhamitë, kanë thënë nëse të krishterët nuk binden me kushtet e tyre, “për ta nuk do ketë asgjë tjetër pos shpatës”.
Banorët thonë se militantët janë parë duke vendosur shkronjën N në dyert e shtëpive të të krishterëve, që është shkronja e parë e fjalës “Nassarah”, term ky që përdoret për të krishterët në Kuran.
ISIL ka lëshuar një ultimatum të njejtë për banorët e qytetit sirian të Raqqa në shkurt, duke iu bërë thirrje të krishterëve që të paguajnë 14 gr, ari të pastër në këmbim të sigurisë së tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi