Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkojnë shuarjen e strukturave paralele

Shko poshtë

Kërkojnë shuarjen e strukturave paralele Empty Kërkojnë shuarjen e strukturave paralele

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 10:11 pm

Kërkojnë shuarjen e strukturave paralele


Kërkojnë shuarjen e strukturave paralele Sigurimi-21
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pas fjalës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë marr fjalën edhe përfaqësuesit e tjerë të Këshillit të Sigurimit. Me këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, kanë kërkuar shuarjen e strukturave ilegale në veri të Kosovës, ndërkohë Rusia ka shpreh shqetësimin për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rosemary DiCarlo ka theksuar edhe një herë mbështetjen e saj për Kosovën. Ajo ka mbështet fuqishëm progresin në Kosovë, duke thënë që strukturat serbe në veri nuk kanë kurrfarë leje në Kosovë, dhe se ato është dashur të hiqen shumë herët, bazuar në Rezolutën 1244.

DiCarlo theksoi se SHBA-të, mbështesin dialogun që do të jetë në të mirë të integrimit evropian për të dyja vendet. Gjithashtu ajo përshëndeti përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, duke thënë se më këtë dëshmohet për aftësinë e Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mirëpret progresin e arritur në Kosovë, ndërkohë duke folur për situatën në veri, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen për çështjet e mbetura.

“Mbretëria e Bashkuara mbetet e përkushtuar dhe falënderon EULEX-in për angazhimin në atë pjesë, ndërkohë përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve janë të papranueshme për Mbretërinë e Bashkuar. Pritet përkushtim i të dyja palëve për të hequr strukturat paralele në veri dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës të përcaktojë strategjinë për veriun dhe mirëpresim hapjen e Zyrës Administrative në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe përfaqësuesi i Gjermanisë ka kërkuar shuarjen e strukturave ilegale.

Ndërkohë përfaqësuesi i Rusisë ka thënë se Rezoluta 1244 duhet të mbetet bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin me vendimin e Këshillit të Sigurimit për themelimin e Zyrës Administrative në veri.

Gjermania: Serbet të ndalojnë sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it

Gjatë mbajtës së Këshillit të Sigurimit në fjalën e saj shteti i Gjermanisë dhe Britania kanë shprehur përkrahjen e tyre për zhvillimet në Kosovë.
Ambasadori gjerman në OKB, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka qenë më i ashpër ndaj Serbisë, duke i kërkuar që të ushtrojë ndikimin e vet për të ndalë sulmet e serbëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it.
Ai përmendi disa raste kur serbët kanë rrezikuar jetët e ushtarëve të NATO-s. Gjermania përshëndeti iniciativën për hapjen e Zyrës civile në veri. Gjermania dhe Britania mbështeten vazhdimin e një dialogu në funksion të integrimit të dy vendeve në Bashkim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi