Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:MALLI

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:MALLI Empty Sabit Rrustemi:MALLI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 10:18 pm

Sabit Rrustemi:MALLI 246923_3369008715014_991991898_n
Sabit Rrustemi:MALLI


Krej ajo që e dua
e më mungon andej kah jam
këtu e kam

herë më bëhet mal i pashkelur
herë livadh i pakositur
syve t' mi të drobitur

nuk e fshijë me një ardhje
me një kalim fluturimthi
humb sa hap e mbyll sytë

zë e rritet
hapësirave të pambarim
të syve

sa më shumë shikoj
më kaplon
kjo ndjenjë e pashkulur

edhe kur ia kthej shpinën
më ndjek pas
brigjeve të paprekura
më përplas

më fshihet nëpër kujtime
për t'ma flladitë zemrën
sa herë përcëllohet

se rrënja e asaj që dua
mbetet këtu
vetëm hija që djeg
vjen me mua

e një gjurmë e pashlyer
dashurie


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:MALLI Empty Mentor Thaqi:MALLI JONË, POET

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 22, 2012 8:53 am

Sabit Rrustemi:MALLI 246923_3369008715014_991991898_n

Mentor Thaqi:MALLI JONË, POET
( të falemnderit Poet S. Rrustemi)

ai i rëndi sa Dheu,
n, peshojë shpirti
na ëndi
e ç, ëndi

na rrëmbeu
e mbërtheu,
po s,na theu

n,fërkim trupi
rrënqethshëm,
përcëllon
e flakëron

sa pleqëron
poaq rinon

kudo shkova
s,harrova,
e mora me vete
pjesë jete
se helbete
po u trete,
të mbanë në jetë,
je vetja vetë

Poet,
ti e din
se n,shpirtë na rrin

rrëpirave
e hapsirave
tona,
na vjen
e na gjenë
si jehona
që ehon
pas e len

takimet e syve
në ç,mallje
si dritë e yjeve
n,kallje

rrënjët ruajmë
bashk me gjurmët

nuk e gjuajm,
as e falim,
nuk e shujm,
as djegien ndalim

imtë e egër
e bluajm,
e gatuajm,
n,zemër
e ruajm,
vjedhurazi
fshehtas
e ndërsjelltas

Mentor Thaqi Llukë e Epërme, 22.08.2012“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi