Milioneri mallakastriot
Faqja 1 e 1
Milioneri mallakastriot
Milioneri mallakastriot
Çerçiz Loloçi
Puna e shpërblyer
Albert Ahmetaj nuk vjen nga komuniteti i artit apo nga ndonjë gjeneratë tjetër që të bën shpejt të famshëm si në vendin tënd ashtu edhe në një shtet të huaj. Megjithatë, ai mund të konsiderohet si shqiptari më interesant në shtetin fqinj, Greqi. Trembëdhjetë vjet më parë ka ikur ilegalisht si shumë shqiptarë të tjerë, ka lënë Mallakastrën në moshën 16 -17-vjeçare, për të ndërtuar një jetë tjetër. Ka provuar një herë, dy herë, disa herë për t’u larguar nga vendlindja, ka kryer me mijëra kilometra në këmbë, gjithherë me një synim: të gjente një punë të ndershme për të jetuar me dinjitet.
Ndryshe nga shumë refugjatë të tjerë është dorëzuar vullnetarisht në autoritetet policore greke dhe ka kërkuar prej tyre një leje qëndrimi. Natyrisht të përkohshme: tre deri në gjashtë muaj. Sapo e ka shtënë në dorë këtë kartë të domosdoshme, ka nisur punë në një punishte ëmbëlsirash në Kardhicë, zona e Thesalisë. Ka kërkuar prova nga pronari: një javore, 15 ditore, një mujore. I bindur se për çdo afat do të njihej më mirë me punëdhënësin dhe do ta detyronte që ta mbante në punë më shumë se gjashtë muaj. Në këtë punë qëndroi pothuaj dymbëdhjetë muaj. Nuk fitonte shumë, por paratë i mjaftonin për ushqim, veshje, banim si dhe për të ndihmuar familjen në një fshat të thellë të Ballshit.
Teksa punonte në punishten e ëmbëlsirave, herë me orar dhe herë pa orar, sipas fluksit të punës, Alberti ishte në kërkim edhe të një pune tjetër. Mori kontakte me shumë pronarë të tjerë grekë, por edhe nuk vendoste kollaj. Greqia që ishte hapur për shumë vende të ish kampit socialist, ishte kthyer ndërkaq edhe në një kantier të madh ndërtimi. Në këtë proces pune fitohej më tepër, sidomos kur punohej me akord. Dhe fitimi ishte i madh: një punë që duhej ta kryeje për dy javë, arrihej edhe për shtatë ditë. Punohej gjithë ditën, por edhe duke i marrë edhe disa orë natës. Një pronar grek, Grigoris Xhimuris, që ishte takuar dy –tri herë me Albertin, ishte habitur nga këmbëngulja e djaloshit për të punuar në ndërtim. Grigoris ishte ndërtues hotelesh, kryente punime guri, betoniere, punë të ndryshme ndërtimore. Ai e mori Albertin në sipërmarrjen e tij dhe ranë dakord që ta paguante sipas volumeve të punës. Me këtë firmë Alberti punoi në Almero- Volos duke meremetuar një rrjet kanalizimesh për mbledhjen e ujërave të bardha dhe të zeza. Ai ishte pjesë e një brigade me 20 vetë dhe këtu punoi për gjashtë muaj rresht. Prova gjashtë mujore doli me fat për Albertin që hapi biznesin e tij, falë mbështetjes financiare te vetë Grigoris. “Do punojmë sërish bashkë, i tha pronari grek, por tashmë ti do të kesh aksionet e tua”.
Mykonos është një pikë e famshme që shpesh simbolizon krenarinë greke për turizëm; në këtë vend në ishull bujtësit e përhershëm janë që nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit, VIP-a të politikës europiane dhe botërore, yje të muzikës, sheikë, aventurierë të epsheve të pafund, etj. Pikërisht në këtë vend që shpesh thirret edhe “xhevahiri i Egjeut”, mallakastrioti Ahmeti punoi për më shumë se dy vjet e gjysmë. Me një brigadë që nuk i kalonte të dyzet vetët, Alberti u mor me ndërtim banesash të ulëta. Edhe në këtë punë të re sërish mjeshtrit shqiptar iu gjend pranë një pronar grek, Andonis Koqillas. Me të ishin njohur fare rastësisht. Pronari grek e kishte ftuar një mbrëmje për darkë dhe fill pas këtij takimi e kishte aktivizuar të punonte me përgatitjen dhe vendosjen e disa paneleve metalike.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agron Llakaj largohet nga “Portokalli”, tani “Milioneri” i ri në Tv Klan
» Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë
» Milioneri Hashim Thaçi blen Kosovën dhe mandatin e tretë si Kryeministër
» H.Orana:Milioneri Murat Meha posedon shtëpi edhe në Tiranë, kërkoj shtetësi shqiptare (Dokument)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi