Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë

Shko poshtë

Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë Empty Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 11:27 am


Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë



Sami Lushtaku, “komandanti” i Drenicës dhe milioneri i ri pasluftës në Kosovë Sami%20lushtakuMarie Nikolla - Bota sot



Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është një prej atyre që gjatë luftës ka qenë komandant në Zonën e Drenicës. Pas lufte, për disa vjet, nuk është marrë me politikë ose nuk ka qenë në pushtet. Për herë të parë zgjidhet kryetar i komunës së Skënderajt në vitin 2007, të cilën detyrë e kryen edhe sot.

Por Lushtaku megjithëse është kryetar i njërës prej komunave më të varfra në Kosovë, duket se është një prej kryetarëve komunalë më të pasur të Kosovës.

Lushtaku në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë e tij me vlerë 1 milion e 275 mijë e 300 euro. Ai ka deklaruar tokën e trashëguar në fshatin Prekaz të Poshtëm, me vlerë 90 mijë euro, tokë e punueshme në Komoran me vlerë 500 mijë euro, shtëpi të trashëguar në Skenderaj me vlerë 320 mijë euro, banesë në Prishtinë me vlerë 70 mijë euro, lokal në Skenderaj me vlerë 600 mijë euro, veturë “BMW X5”, me vlerë 40 mijë euro, para të gatshme në NLB me vlerë 4 mijë e 300 euro, paga vjetore 12 mijë e 600 euro, nga lokali “Shqiponja” 36 mijë euro, paga e invaliditetit të luftës me vlerë 2 mijë e 400 euro, 50 për qind të aksioneve në NTSH “Shqiponja”, me vlerë 600 mijë euro.

Me sa shihet Lushtaku është njëri nga kryetarët komunalë milionerë të Kosovës në ndërkohë që tash e dy mandate e drejton një prej komunave më të varfra të Kosovës.

Prejardhja e pasurisë së Sami Lushtakut është njëra nga çështjet që mbetet të hetohet nga Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës. Mbase hetimi duhet të kryhet edhe nga organet e tjera të drejtësisë e të gjyqësisë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi