Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Angjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË

Shko poshtë

Angjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË Empty Angjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 24, 2012 8:36 pm

Angjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË 554614_136589149817864_1754908730_nAngjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË 186449_100004003380543_1854645449_n


Angjelina Krasniq Bardhaj:SHPIRTI I PA FAJË


Lërmëni të ndjek një tren me mendime,
Se po më iku, kot ndjek hekurudhat e tij,
Të hyj në strehen e një çmendine,
Dhe kumbanave tu bie me kohë, me furi.

Lëreni, trenin të tërheqë të vrenjëtat mia,
T’i largojë nga unë, t’i hedhi në terr, në ferr.
Vetullëngrysura dhe zhurma monstruoze
Të përfundojnë në gllënken e një gote verë.

Më lini në vetminë e gdhendur nga unë,
Në kotësinë e diçkaje që duhet thënë vetes,
Të shpëtoj shijen dhe taktin e një vullgareje,
Të mos mbetem bokërrimë e vlerë tretës.

Më lini të bashkoj vallen e thellë të rrokjeve,
Penda ime të vijëzojë dhe bashkojë fjalë,
U qëndroj ballëhapur, stuhisë dhe prekjeve,
Më zvarrisni pa mëshirë, shpirti im është i pa faj.

Angjelina Krasniq Bardhaj@Enxhi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi