Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish ushtarët: 'Mos nënçmoni UÇK-në'

Shko poshtë

Ish ushtarët: 'Mos nënçmoni UÇK-në' Empty Ish ushtarët: 'Mos nënçmoni UÇK-në'

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 3:19 pm

Ish ushtarët: 'Mos nënçmoni UÇK-në'


Ish ushtarët: 'Mos nënçmoni UÇK-në' Uck-ilirida
Përmbajtja e propozim ligjit për branitellat që dje u lëshua në procedurë parlamentare shkaktoi sot reagime tek ish pjesëtarët e UÇK-së. Drejtuesit e dy Organizatave të pjesëtarëve të ish UÇK-së Besim Hoda dhe Fazli Veliu reagojnë ashpër ndaj kualifikimit të UÇK –së në këtë propozim ligj si organizatë ekstremiste dhe terroriste. Kryetari i OVL-së Besim Hoda tha për ALSAT M se ky amendament është marrë nga kushtetuta e ish Jugosllavisë ku në mënyrë të tillë janë trajtuar të gjithë ata pjesëtarë të grupeve që kanë qenë përkrahës të fashizmit, konkretisht këtu edhe UÇK-ja futet në grupin e tillë dhe quhen si armiq të shtetit

“Në të vërtetë ne jemi kontribuesit, ndoshta më të mirë të buxhetit të shtetit, dhe nga mbarimi i luftës MO nga gjithë faktori ndërkombëtar quhet prioritet për Maqedoninë dhe konkretisht MO-në e solli UÇK-ja dhe duhet të ishte në fakt e kundërta, për shkak se MO solli beneficione dhe të mira për Maqedoninë dhe i hapi dyert përpara NATO dhe BE, ndërsa fatkeqësisht ndodh e kundërta që pjesëtarët e UÇK-së familjet e dëshmorëve vazhdimisht nënçmohen”, tha Besim Hoda – kryetar i OVL-së së UÇK-së.

Kryetari i SHVL-së së UÇK-së Fazli Veliu në linjë telefonike për ALSAT M tha nëse ky ligj si i tillë miratohet , atëherë përgjegjësinë për pasojat bien mbi kryeparlamentarin, kuvendin, Qeverinë dhe faktorin ndërkombëtar, nëse nuk intervenon për të parandaluar miratimin e ligjit.

“Jemi të vendosur për zgjidhjen e drejtë të barabartë të palës shqiptare, sikurse pala tjetër, në të kundërtën, përgjegjësinë për mos barazi dhe diskriminim do ta barte Kuvendi nëse bën veprime të atilla të njëanëshme, kryeparlamentari, qeveria dhe udhëheqja e këtij shteti njëkohësisht edhe ndërkombëtarët nëse e lejojnë një gjë të tillë”, tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL-së së UÇK-së.

Besim Hoda nga ana tjetër vlerëson se subjekti politik shqiptar në Qeveri BDI definitivisht duhet ta kuptoje që nuk mund të arrihet marrëveshje me dikë që me qëllim nuk dëshiron të merr vesh. Ai tha se kryeministri Gruevski, subjekti i tij politik vazhdimisht po proklamojnë një politikë antishqiptare.

“Konkretisht e shihni me ligjin e fundit tani që e kanë nxjerrë në parlament dhe vet ka ikur diku jashtë shtetit duke mos dhënë llogari dhe duke tregu forcën e tij karshi subjektit shqiptar në qeveri. Unë besoj që BDI edhe po të marr ndonjë hap ekstrem kjo nuk do ta amnistojë BDI-në por thjesht do ta ndërgjegjësojë BDI-në dhe mendimi im dhe i gjithë pjesëtarëve të UÇK-së që definitivisht BDI duhet ti tregojë dhëmbët të afrohet me gjitha subjektet politike shqiptare ne e përshëndesim definitivisht edhe deklaratën e Thaçit që do të jetë në krah të BDI në mbrojtje të interesit të ish ushtarëve të UÇK-së”, tha Besim Hoda, kryetar i OVL-së së UÇK-së.

Projekt ligji për branitellat i cili dje u fut në procedurë parlamentare, në nenin e 10-të, parandalon beneficionet edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së, madje ata i quan grupacione ekstremiste dhe paramilitare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi