Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh!

Shko poshtë

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh! Empty Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 5:33 pm

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh!


Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh! Prona-shitjeShtëpia e Kryeministrit!
Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorën aksionin simbolik “Shitet prona, 26.300 euro” përpara shtëpisë së Kryeministrit Hashim Thaçi.

Duke pasur në vëmendje ngutinë e Kryeministrit për të shitur pronat publike të Kosovës me çmime qesharake, veçanërisht ato që përbëjnë sektorët strategjikë, aktivistët sot i sugjeruan që le të shesë pronat e tij private nëse ka zell për shitje.

Aktivistja Etleva Malushaj tha se kur flasim për pasuritë e Kosovës, duhet ta kemi parasysh që kompanitë publike nuk janë pronë e qeverisë e as të ministrave e kryeministrit aktualisht janë në te. Duke qenë pronë e publikut, pronë e të gjithë neve, atyre që kanë qenë para nesh dhe atyre qe do të vijnë pas nesh, vendimin për privatizim e kompanive publike do të duhet ta merrnin vetëm qytetarët e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri nuk ka legjitimitet politik për t’i privatizuar këto kompani nëse i kemi parasysh organizimet qytetare, qoftë reagimet e OJQ-ve, sindikatave, subjekteve politike e grupeve të tjera që e kanë kundërshtuar privatizimin e Distribucionit dhe PTK-së. Gjithë ky organizim shoqëror tregon se qytetarët e Kosovës nuk janë duke u pajtuar me privatizimin e këtyre kompanive publike.

Publikja është diçka që nuk bëhet private. Kompanitë publike do të duhej të ishin kompani të paprivatizueshme. Ato duhet të jenë interes kombëtar, strategjik e interes ekonomik dhe si të tilla duhet të mbesin publike.

Mënyra që kjo qeveri po e përdor për privatizim e kompanive publike, duke i shitur ato sa më shpejtë e sa më lirë, po na bën të dyshojmë se kjo qeveri ka obligime e borxhe të cilat po përpiqe t’i shpaguajë duke e shitur pronën tonë. Por, ne i themi kryeministrit dhe ministrave që obligimet e tyre ti kryejnë duke e shitur pronën e tyre private e mos ta privatizojë pronën tonë të përbashkët e të mirën tonë të përgjithshme, për shkak se e mira jonë e përgjithshme, hapësira jonë publike dhe kompanitë tona publike nuk duhet të jenë pre e një qeverie e cila as legjitimitetin më të vogël politik nuk e ka për të qenë aty, e lëre më kredibilitetin për të ndërmarrë aktivitete në emër të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh! Aksioni-vv

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh! Aksioni-vv1

Kryeministër veç pronën tënde mund të shesësh! Aksioni-vv2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi