Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj :TI ISHE NJË PËRRALLË

Shko poshtë

Elida Buçpapaj :TI ISHE NJË PËRRALLË Empty Elida Buçpapaj :TI ISHE NJË PËRRALLË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 03, 2012 2:09 pm


Elida Buçpapaj :TI ISHE NJË PËRRALLË 216864_3765848984464_1489144799_n

Elida Buçpapaj
:TI ISHE NJË PËRRALLË


Ti ishe një përrallë
që si të gjitha përrallat
fillon me formulën klishe

« C’era una volta »
« Once upon a time »
« na ishte një herë »

Kjo do të thotë
që ke qenë
atëherë –
përpara
erës së re

kjo do të thotë
në epokën e gurit
apo hekurit
para lindjes së Krishtit
apo Muhametit
përpara Big Bang-ut
përpara se dinozaurët
të metamorfizoheshin
në hardhuca…

kjo do të thotë
që ke qenë
asnjëherë
dje
sot
nesër…
kjo do të thotë
që ke qënë
në asnjëherë…
Ti ishe një përrallë...


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi