BE-ja shqyrton letrën e Jahjagës dërguar Eshtonit

Brenda dy ditësh pritet që shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton të përgjigjet pozitivisht në kërkesën e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për zgjatjen e mandatit të misionit evropian, EULEX në Kosovë deri më 15 korrik 2014. Letra e presidentes, e cila i është dërguar dje, sot do të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së, ku do të merret vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Letra e presidentes Atifete Jahjaga dërguar shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Jahjaga në letrën e saj, i bën ftesë BE-së ta vazhdojë mandatin e EULEX-it në Kosovë në mandatin aktual deri me 15 qershor 2014.
Letërkëmbimi ndërmjet Jahjagës dhe Ashtonit, pritet të ratifikohet si marrëveshje në Kuvendin e Kosovës të premten, bashkë me bashkë me pakon ligjore për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Pëlqimin për këtë tashmë e kanë dhënë dy partitë opozitare, LDK e AAK, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë Kosova ka nevojë për praninë e EULEX-it edhe për dy vitet e ardhshme.
“Ne kemi menduar se edhe dy vitet e ardhshme Kosova ka nevojë për veprime të tilla, po ashtu është menduar edhe nga BE-ja, që EULEX-i të jetë prezent, por jo një prezencë në një shtet që do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare, por në një shtet sovran dhe të pavarur që ka nevojë me ngritjen e kapaciteteve në vendosjen e rendit dhe ligjit”, tha Kuçi.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi i tha radio Kosovës se që nga 14 qershori i këtij viti kur misioni i EULEX-it ka filluar të ristrukturohet janë dy sektorë kryesorë në të cilët është e përqendruar puna e këtij misioni; Sektori i fuqizimit, që ka për qëllim t’u ndihmojë institucioneve të Kosovës përmes monitorimin, mentorimit dhe këshillimit, dhe sektori ekzekutiv ku stafi i EULEX-it punon si gjykatës, prokurorë, hetues policor etj.
“Do të thotë janë këto dy fusha, sektori i fuqizimit dhe sektori ekzekutiv me të cilat do të merret EULEX-i deri më 14 qershor 2014”, tha Krasniqi për transmetuesin publik.
Me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës më datën 10 shtator, EULEX-i do të mbetet i vetmi institucion ndërkombëtar në Kosovë me fuqi ekzekutive në fushën e sundimit të ligjit. Zëvendëskryeministri Kuçi thotë kjo nuk e zbeh aspak përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Kjo nuk është ajo që e zbeh fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, por është ajo që është menduar duke marrë parasysh gjendjen reale në Kosovë dhe atë që është perceptimi i BE-së për zhvillimet në Kosovë”, u shpreh ai.
Që nga qershori është zvogëluar stafi i EULEX-it në 2 mijë e 250 pjesëtarë, nga 3 mijë sa numëronte në vitin 2008, kur ky mision u vendos në Kosovë me ftesë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai ishte paraparë me planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.
Mospajtimi i Serbisë dhe aleates së saj Rusisë, më pavarësinë e Kosovës si dhe mosnjohja nga një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, bëri që ky mision të ketë qëndrim të paanshëm ndaj statusit të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AKR-ja shqyrton mundësinë e shkëputjes së koalicionit me PDK-në
» Edhe Pacolli kundër Jahjagës
» Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës
» Mandati i Jahjagës, fuqi baroti
» A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi