Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës

Shko poshtë

Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës Empty Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 8:43 pm

Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës

Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës Ilir

Kabineti i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga mbetet edhe me një këshilltar më pak. Ilir Deda nuk është më këshilltar i lartë politik i Jahjagës.

Pos që kishte qenë këshilltar politik i Jahjagës, politikani Deda kishte mbajtur edhe postin e shefit të stafit të presidentes së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Kohavisionin vetë Deda. I pyetur për këtë çështje nga KTV-ja, ai ka deklaruar se i ka përfunduar kontrata në Presidencë.

“Të dy palët jemi marrë vesh dhe jemi pajtuar për mosvazhdimin e kontratës më tej”, ka deklaruar ai.

Për ndryshe, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të vitit 2010, Deda kishte qenë njëri nga bashkëthemeluesit e partisë Fryma e Re, e cila nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend. Edhe Qëndrim Gashi nga partia FER kishte qenë këshilltar i presidentes, por muaj më parë është larguar nga ky post.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi