Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashari: Kosovën do ta çlirojmë nga banda e egër e Xhavit Halitit

Shko poshtë

Jashari: Kosovën do ta çlirojmë nga banda e egër e Xhavit Halitit Empty Jashari: Kosovën do ta çlirojmë nga banda e egër e Xhavit Halitit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 05, 2012 7:53 pm

Jashari: Kosovën do ta çlirojmë nga banda e egër e Xhavit Halitit



Jashari: Kosovën do ta çlirojmë nga banda e egër e Xhavit Halitit Largea_newww-haliti-jashari1346861140
Murat Jashari, vëllai i ish komandantit Ismet Jashari “Kumanova”, ka reaguar kundër akuzave të bëra nga nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, i cili e kishte shpallur të çmendur Muratin. Murat Jashari, i cili jeton në vështirësi ekonomike para disa javësh kishte akuzuar drejtpërdrejtë Xhavit Halitin për shumë çështje që kishin të bënin me organizimin e luftës, para për LPK-në dhe për periudhën e pas luftës, duke e vënë në pozita tradhtie dhe si keqpërdorues të milionave, nëpërmjet qindra pyetjesh, shumë prej të cilave ishin konstatime. Murat Jashari është bërë i njohur për “letrat” publike, nëpërmjet të cilave ka akuzuar shumë figura publike në Kosovë dhe Maqedoni. Sikurse edhe në këtë reagim paralajmëron vazhdimin e betejës deri në arritjen e plotë të lirisë në Kosovë.

Përgjigje „neuropsikiatrit tim Xhavit Halitit ndaj deklaratës dhënë TV 21 dhe botuar në Kosova Times dhe në një varg portalesh tjerë më 4 shtator 2012, thuhet në përgjigjen e Murat Jasharit ndaj akuzave të Xhavit Halitit ditëve të fundit kundër vëllait të të ndjerit Ismet Jasharit- komandantit “Kumanova”, i cili ka reaguar të mërkurën.

Më në fund media e detyron kryemafian e Kosovës të përgjigjet ndaj një pjese të pyetjeve publike që ia kam parashtruar kohë më parë. E vetëkuptueshme,duke i ikur ballafaqimit ai hidhet në sulm, dhe më akuzon si person të papërgjegjshëm juridikisht dhe „të sëmurë psikik“! Dhe kush e bënë këtë akuzë kaq të pacipë? Pikërisht ai që publikisht dihet se ka manipuluar me sistemin zviceran të sigurimeve dhe atë të shëndetësisë, duke iu nënshtruar për vite të tëra terapisë në psikiatritë e njohura të Zvicrës, ashtu si kishte vepruar edhe „vartësi“ a shefi i tij Azem Syla!

Për lexuesit e vëmendshëm, që i kanë lexuar 510 pyetjet që ia kam parashtruar këtij manipulanti, tashmë dihet se si erdhi ai dhe katërshja e famshme në krye të UÇK-së dhe se si po e zhvatin ky soj Republikën e Kosovës, duke e shndërruar në plaçkë tregu.

E vetëkuptueshme, ky soj nuk e kupton nacionalizmin si ideologji dhe idealizmin politik si kategori fisnike në hierarkinë e vlerave politike, që mua dhe shokëve të mi që u rreshtuan në LPK dhe në UÇK, na mbajti dhe na mbanë edhe sot me shpresa se një ditë, ashtu si e kemi çliruar Kosovën nga pushtuesi serb, do ta çlirojmë edhe nga kjo bandë e egër, në krye të së cilës pa dyshim është pikërisht Xhavit Haliti.

Kush punon e vepron në mënyrë të organizuar plot 30 vjet në shërbim të popullit dhe atdheut, për tipin si Xhavit Haliti dhe sojin e tij, na qenka i sëmurë psikik!

Nga gjithsej 250 mijë kosovarë që kanë qenë në Zvicër më 1998, pak kujt ia ka mbajtur të blejë, të grumbullojë e të transportoj armë të llojeve të ndryshme nga më modernet për Shqipëri me destinacion UÇK , siç kam bërë unë. Kjo ndërmarrje imja për Xhavit Halitin na paskërka qenë veprim prej të marri, sëmundje psikike!

Mos të abuzosh me mjetet e fondit të shenjtë „Vendlindja Thërret“, siç nuk kam bërë unë edhe pse kam pasur mundësi, kjo për Xhavit Halitin është sëmundje psikike!

Të mos tradhtosh gruan, shoqen e jetës, nënën e fëmijëve, për sojin e Xhavit Halitin është sëmundje psikike!

Të mos kesh fëmijë jashtë martesorë gjithandej në Tiranë e Prishtinë, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike! Të mos bashkëpunosh me UDB-n, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike! Të mos i dekonspirosh shokët e ilegales tek UDB, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike! Të mos veprosh me tërë qenien, siç ka bërë ai, në përgatitjen e kurthit ndaj kryesisë së LPK dhe Shtabit Qendror të UÇK-së, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike!

Të mos i blesh mbi 530 hektarë tokë në rrethin e Pejës, siç ka bërë ai, kur të jepet mundësia qoftë edhe me kapitalin e grumbulluar për armatim të UÇK –së apo me atë të destinuar për zhvillim ekonomik të Kosovës, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike!

Të mos i blesh 13 kulla (ndërtesa) në Tiranë e gjetkë në Shqipërinë politike dhe atë nga fondi „Vendlindja Thërret“, siç ka bërë ai, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike.

Të mos shitësh e blesh drogë, kur të jepet mundësia për t` u shndërruar në bos mafie, siç ka bërë ai, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike!

Të mos abuzosh me pasurinë publike të shtetit nga pozita e deputetit a shtetarit (Trepçën, KEK-un, PTK …), kur e ke mundësinë meqë je në krye të bandës, siç po bën ai, për Xhavit Halitin është sëmundje psikike! Kjo bandë në krye të së cilës është Xhavit Haliti, ka kohë që e kanë shndërruar Republikën në peng të tyre dhe drejtësinë e munguar në Kosovë, në strukturë inekzistente.

Tashti kur po pritet fillimi i protestave gjithëpopullore, ai dhe soji i tij e kanë të qartë se ato nuk janë produkt i Murat Jasharit, që na qenka rast i „sëmur psikik“, sipas Xhavit Haliti, por janë produkt i gjendjes së padurueshme ekonomike e sociale.

Ky kolaps moral e politik, ku është zhytur vendi, nuk është produkt i idealistëve si unë, por i yti Xhavit Haliti dhe sojit tënd të paskrupullt.

Tashti kur shpejt do të bëhet publike tradhtia ndaj një pjese të Atdheut, që kjo bandë e ka ezauruar tinëzisht me të deleguarit e qeverisë nazifashiste të Beogradit, ku do të gjesh shpëtim, ti Xhavit Haliti dhe banda juaj?

Ezaurimi i veprës së tradhtisë ndaj Atdheut, që nga antika e deri në kohën tonë, në secilin kod penal të çdo shteti funksional, është sanksionuar si vepër e rëndë penale. Nëse Prokuroria aktuale që e keni zënë peng nuk vepron dot sot, ju premtoj publikisht se nesër unë do të jem i pari që do të ngre akuzë ndaj teje dhe kodoshëve si ti, kur institucioni i Prokurorisë dhe vet Republika e Kosovës të fitoj lirinë. E ajo ditë po ofrohet.

Populli këtë vjeshtë do të ngrihet pikërisht kundër bandës tënde dhe rrjetit të saj, që ka vrarë shpresën tek të rinjtë!

Populli po gatitet të ngrihet kundër kësaj bande horrash, kundër këtyre kolaboratorëve që ne në Maqedoni u themi kodosh, kundër këtyre dilenxhinjve … si kategori të cilës me mendje, shpirt e zemër i takon ti Xhavit Haliti.

Ora e historisë po vjen. Dhe fundi juaj gjithashtu. Kjo më bën mua dhe shokët e mi më të jemi më të fortë e më me shpresë, si dikur kur ishim në kulmin e luftës kundër Serbisë. Vetëm duke ju larguar ju dhe bandën tënde, ne dërgojmë në vend amanetin e dëshmorëve, çlirojmë Kosovën edhe nga vargonjtë e mafias dhe i hapim rrugë bashkimit të kombit dhe prosperimit ekonomik. Në këtë kauzë, unë jam me popullin, ndërkaq ti Xhavit Haliti, ku do të jesh? - BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi