Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani MEHMETAJ:Letër e hapur, Hashim Thaçit e Xhavit Halitit: Mi hiqni qafe zyrtarët e ndërsyer!

Shko poshtë

Gani MEHMETAJ:Letër e hapur, Hashim Thaçit e Xhavit Halitit: Mi hiqni qafe zyrtarët e ndërsyer! Empty Gani MEHMETAJ:Letër e hapur, Hashim Thaçit e Xhavit Halitit: Mi hiqni qafe zyrtarët e ndërsyer!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 14, 2014 7:59 pm

Gani MEHMETAJ:Letër e hapur, Hashim Thaçit e Xhavit Halitit: Mi hiqni qafe zyrtarët e ndërsyer!

Gani MEHMETAJ:Letër e hapur, Hashim Thaçit e Xhavit Halitit: Mi hiqni qafe zyrtarët e ndërsyer! Largea_gani_mehmetaj1389683267
Letër kryeministrit Hashim Thaçi e nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti

Shuarja e Kosovafilmit do të mbetet njollë e pashlyeshme për Qeverinë tuaj dhe për Kuvendin e Kosovës. Është një veprim i papërgjegjshëm i zyrtarëve të padijshëm e dashakeqës të kulturës, është hakmarrje ndaj individëve që s’patën mundësi t’i fusin në kthetra, është veprim prej tregtari të paskrupullt.
Ka dy vjet që zyrtarët e Ministrisë së Kulturës mu kanë turrë e s’ka kush i ndalë. Dy vjet të te lavdërojnë janë shumë, e lëre më kur çdo javë nxirrnin nga një shpifje të re, që s’ta kap mendja, e plasonin në mediet elektronike e të shkruar, e keq informonin me gënjeshtra Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e hutonin opinionin, duke e vënë në lajthitje, ndërsa po e vonojnë drejtësinë që të gjykoj ashtu sikurse gjykoi herën e parë.
Në krye të kësaj fushate denigruese është sekretari shpifës i MKRS-së Veton Firzi. Jam i vetëdijshëm se ai është i ndërsyer nga qarqe më të larta, sepse është tepër servil që të merr nisma individuale. Ai luan më dy karta: u shërben me verbëri, por njëkohësisht flirton prapa shpinës suaj edhe me partinë kundërshtare, sepse nuk i dihet, llogaritë ai, nesër do të humbisni, pse të mos e ketë mirë edhe më LDK-në? Nga ajo parti erdhi dhe u ul në prehrin e partisë suaj! Nesër sërish do të ulët në prehrin e tyre.
Sekretari shpifës para një viti ulërinte në KTV: “drejtori i Kosovafilmit duhet të arrestohet!” Sa i mjerë më dukej, sa denigruese për Ministrinë e Kulturës një shpifje ulërimë aq e trash, sa shumë u bënë dëm ky zyrtar injorant e i instrumentalizuar që s’di të ndalet.
U detyrova t’u drejtohem juve pa dashur t’u akuzoj se ma keni ndërsyer lukuninë shpifëse të Ministrisë së Kulturës, por i vetëdijshëm se vetëm ju me një fishkëllimë do t’i ktheni në torishtë.
Nuk brengosëm aq pse ata s’ më hiqen qafe, as pse me lanë pa angazhime profesionale tash dy vjet, duke shpërfillur vendimet gjyqësore e vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, apo duke luajtur me drejtësinë si macja me miun, por sepse ata po e shuajnë Kosovafilmin, institucionin më të rëndësishëm kulturor në vend. Veprimi i zyrtarëve të papërgjegjshëm po me kthen 24 vjet më parë, atëherë kur administrata e Milosheviqit me la pa punë mua e mijëra të tjerë, ashtu sikurse po ajo administratë atëbotë e shoi edhe Kosovafilmin. Administrata e tashme (me ose pa dijeninë tuaj) po i përsëritë të njëjtat gjëra: pezullimin tim nga puna dhe shuarjen e Kosovafilmit!
Ndërkaq, shuarja e Kosovafilmit do të mbetet njollë e pashlyeshme për Qeverinë tuaj dhe për Kuvendin e Kosovës. Është një veprim i papërgjegjshëm i zyrtarëve të padijshëm e dashakeqës të kulturës, është hakmarrje ndaj individëve që s’patën mundësi t’i fusin në kthetra, është veprim prej tregtari të paskrupullt. Mos lejoni të bëhet diçka që e dëmton shtetin, sepse shteti duhet të themelojë e të forcojë institucione e jo ta shuaj të vetmin institucion më renome ndërkombëtare.
Besoj e dini se, asnjë institucion tjetër i Kosovës nuk e ka bërë të njohur shtetin tonë të ri më shumë se sa Kosovafilmi në mbi 65 festivale ndërkombëtare. Prandaj, nuk mundet as nuk duhet të shndërrohet në kinotekë, sepse është veprimi më i shëmtuar që mund t’i bëhet një shtëpie filmike me emër kumbues. Kosovafilmi duhet të vazhdoj të prodhoj filma. Çdo veprim tjetër është përgjegjësi para historisë.
Duke e shkruar këtë letër mu kujtua një ngjarje nga qershori i vitit 1981, kur me mobilizuan në ushtrinë jugosllave. Ishte koha e rëndë për shqiptarët, por edhe koha më ë rëndë për mua. Terrori psikik e terrori fizik ishin bukë e përditshme. Sikur nuk mjaftonte kjo, ma kishin vënë prapa një primitiv bullgarë nga krahina e Timokut, që ma ndërsenin vazhdimisht. Me erdhi në maje të hundës... Një ditë u thash eprorëve: aman ma hiqni qafe bullgarin primitiv....
Të njëjtën gjë po ua them edhe juve: aman, mi hiqni qafe bullgarët primitiv të MKRS-së, sepse ata po e dëmtojnë kulturën, pos që po e përbaltin personalitetin tim me sjelljet e shpifjet e tyre arrogante.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi