VV: Jahjaga e ka shkelë Kushtetutën
VV: Jahjaga e ka shkelë Kushtetutën
VV: Jahjaga e ka shkelë Kushtetutën
Prishtinë, 5 shtator - Lëvizja Vetëvendosje deklaroi të mërkurën se nuk është demokraci që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, pasi sipas tyre është Kuvendi i Republikës së Kosovës që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo nuk është i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.
Në një konferencë për media, Vetëvendosje deklaroi se 2014-ta nuk është fundi i mandatit të EULEX-it.
Sipas tyre, Qeveria dhe Presidenca janë vënë në sikletin e akomodimit të mandatit të EULEX-it pas kësaj që po quhet përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërkaq sipas tyre, deri tash baroneshës Ashton i kanë shkuar dy letra për këtë gjë - një letër nga Qeveria në emër të Hajredin Kuçit, një tjetër nga Presidentja Jahjaga.
“Presidentja në letrën e saj e falënderon EULEX-in për ‘stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës’. Nëse ka një përgjegjës ndërkombëtar pse veriu i Kosovës mbetet i ndarë, ky është EULEX-i. Veriu i ndarë i Kosovës në të cilin qeverisin strukturat e paligjshme të Serbisë është potenciali kryesor destabilizues në Kosovë. EULEX-i nuk ka kontribuar aspak që ky faktor destabilizues të mënjanohet”, thuhet në kumtesë.
Sipas VV-së, EULEX-i jo vetëm që nuk do të ndihmojë të integrohet veriu, por mund të jetë faktori pengues kryesor ndërkombëtar për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës atje, sepse vetë EULEX-i për ta shtrirë praninë e tij edhe në veri, u detyrua të bënte marrëveshje të veçantë me Beogradin.
Vetëvendosje më tej pohon se Jahjaga po e thërret një EULEX që është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe në këtë mënyrë e ka shkelë Kushtetutën.
“15 qershori 2014 nuk është afati përfundimtar i mandatit të EULEX-it në Kosovë sepse presidentja këtë gjë ia ka lënë në mëshirë ‘vlerësimit të përbashkët’. Kjo do të thotë që nëse faktorët ndërkombëtarë nuk pajtohen me përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, atëherë kjo nënkupton që ky mandate vazhdon. Përveç kësaj, letra thotë që 15 qershori 2014 do të ishte ‘kohë e pritshme’ për përfundimin e mandatit, jo kohë e sigurt”, vlerëson VV.
Sipas tyre, presidentja thërret për një Kosovë “shumetnike, demokratike dhe të begatshme”, por jo “sovrane”.
Ndërkaq,duke iu referuar një letre të zëvendëskryeministrit Kuçi dërguar baroneshës Ashton, VV thekson se Qeveria në Kosovën e pavarur po sillet njësoj sikurse në kohën e UNMIK-ut dhe të IPVQ-ve.
Sipas Vetëvendosjes, në fund të letrës së Kuçit thuhet se “Qeveria e Kosovës mban qëndrimin se ndonëse do të jepet kohë shtesë për mandatin ekzekutiv të EULEX-it rreth çështjeve të veriut dhe gjykimit të krimeve të luftës, kompetencat e EULEX-it edhe për këto dy fusha duhet të pushojnë jo më vonë se më 31 dhjetor 2015”.
“Kështu, Qeveria po i propozon EULEX-it që të jetë i veçantë për çështjet e veriut, duke e trajtuar veriun ndaras. Në të vërtetë, ky është propozim që t’i kemi dy EULEX-a”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosje
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën
» Shefqet Dibrani:MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!
» ‘Qeveria Thaçi’ njeh kushtetutën e Serbisë!
» BDI festoi 10 vjetorin, Ahmeti: Ne e ndryshuam Kushtetutën
» Presidentja Jahjaga vizitoi MPB-në
» Shefqet Dibrani:MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!
» ‘Qeveria Thaçi’ njeh kushtetutën e Serbisë!
» BDI festoi 10 vjetorin, Ahmeti: Ne e ndryshuam Kushtetutën
» Presidentja Jahjaga vizitoi MPB-në
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi