Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën

Shko poshtë

Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën Empty Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 29, 2011 6:42 pm


Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën

Thaçi: Traseja Qafë e Duhlës-Arllat, në përputhje me kushtetutën 29.04.2011-ZKM-01_


Qeveria e Kosovë në mbledhjen e sotme ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2012 2014. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky dokument është në përputhje me ligjin mbi menaxhimin e financave dhe përmban strategjinë fiskale të Qeverisë për periudhën e ardhshme tre vjeçare.

"Prioritetet e Qeverisë të cilat janë pjesë e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2012 2014, janë objektiva të orientuara drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe bazohen në Programin e Qeverisë 2011 2014", theksoi Hamza.

Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky vizion dhe prioritetet për zhvillim ekonomik të Kosovës kanë marrë përkrahje të gjerë edhe jashtë qeverisë, edhe nga shoqëria civile, prandaj është një përgjegjësi e jona shtesë për implementimin e shpejtë dhe të plotë dhe në afate të rregullta edhe sa i përket rritjes ekonomike, uljes së papunësisë dhe prioriteteve që kemi prezantuar.

"Ne planifikojmë të kemi kontakt me komunitetet e biznesit në mënyrë që ky projekt të jetë i familjarizuar. Ky është vizioni për Kosovën evropiane, është një vizion që i ka munguar Kosovës deri tani", theksoi Thaçi.

Qeveria sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për Ratifikimin e Konventës së Këshillit Botëror të Doganave. Përfundimi i procedurave do t'i mundësojë Doganave të Kosovës që kërkesa për anëtarësim në Organizatën Botërore ë Doganave të shqyrtohet në sesionin e radhës të qershorit 2012. Po sot është miratuar vendimi për aplikimin e normës së Tatimit të Akcizës për Lojëra të Fatit. Sipas këtij vendimi Ministria e Financave pas konsultimit me ekspert vendor dhe të huaj do të propozojë të vilen norma të tatimit të akcizës në Lojëra të Fatit.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi për themelimin e Këshillit Konsultativ për Drejtësi dhe të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë prej vitit 1990-1999.

Qeveria i ka dhënë dritën e gjelbër projektit për studimin fizibilitetit dhe fillimin e procedurave për analizimin e opsioneve kontraktuese për operim dhe mirëmbajtje të autostradës Vërmicë-Merdar.

"Përgatitja e studimit të arsyeshmërisë për Sistemin e Operimit dhe Mirëmbajtjes në Autostradën R7 Morinë-Merdarë është i një rëndësie të veçantë pasi që siguron ruajtjen e vlerës së investimeve, ruajtjen e kualitetit të autostradës", tha ministri Fehmi Mujota.

Po ashtu është mbështetur propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës për fillimin e procedurave për analizën e opsioneve kontraktuese për ndërtimin e autostradës Prishtinë Hani i Elezit.

Kryeministri Thaçi i ka dhënë mbështetje të plot trasesë së Autostradës Vërmicë Merdar dhe fillimit të procedurave për Autostradën Prishtinë - Shkup.

"Traseja Qafë e Duhlës-Arllat është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet. Kursehen 350 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Prandaj ne do të vazhdojmë me ritmin e punës me synimin që të vazhdohet edhe me seksionin e pesë të autostradës", theksoi Thaçi, duke shtuar se duhet të vazhdojmë agjendën e planifikuar dhe në kuadër të kësaj t'i shqyrtojmë mundësitë sa më të shpejta për fillimin e punimeve të autostradës në drejtim të Shkupit.

Ajo që është shumë me rëndësi është që Kosova po shndërrohet në një kantier ndërtimi të autostradave dhe kjo i ka munguar Kosovës. Fillimi I ndërtimit të autostradës për Maqedoni është një projekt i ideuar është në përputhje me vizionin për zhvillim ekonomik të Kosovës. Qeveria ka ndarë 12 e 590 euro Lidhjes së Shkrimtarëve për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë që do të bëhet nën patronazhin e kryeministrit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi