Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM

Shko poshtë

KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM Empty KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 12:07 pm

KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM 273479_678723185_2024765243_n

KRISTAQ F. SHABANI

Helm

Petalet e vrara…
Gjak manushaqesh për ngushëllim,
Sekonda sekondën qan…
Petalet ç’faj kishin,
s’ngacmonin në kufomë…
Varrosnin petalet
nën shi toke,
të përcjellura në varre…
Gjarpri me pupla hedh helmin
tek beqarët Pistilë…


MALLI: KRIM
ese

“Mos të mbytemi në hidhërim,
por të mbytim hidhërimin...”
Dehja e egër në teatrin gjaksor luftarak “prodhonte” viktima të panumërta – njerëz, që jetojnë përsipër kufomës së tyre të verdhë dhe lëshojnë grahmat e një fundi të diktuar... Një refren: “shesh...”
Në këto trupa kufoma është “skicuar” melodrama dhe gjeografizimi i hapësirës vrastare tek lëshon pasthirrma nga më të çuditshmet, që s’njiheshin më parë edhe nga “thesari pasthirrmor”...
“Fëmijë që po përgatiten të jetimohen, dashuri të lëna përgjysmë dhe fotografi të dashura të shpuara nga plumbat apo të gjaksuara në shpërthime gjaku; nëna që elegjojnë para se të citohet “horoskopi” i ngjarjeve sipas shenjës së yjeve.
NGA KRONIKA E ZEZË E MIJËVJEÇARËVE
Të gjitha ditët e muajve, të gjitha orët e tyre janë ngarkuar me dhimbje. Entuziazmi nuk ka hapësirë dhe për të gjithçka është “Zonë e ndaluar”
Krimi është i lashtë sa bota! Bota e prodhoi Krimin apo Krimi prodhoi Botën? Të çudit pyetja e praptë! Prehistori, lashtësi, modernizëm dhe ecje në kohë...
Në një cep pylli ku drurët janë shtrënguar njeri pas tjetrit nëntë viktima njerëz... Në buzë të një liqeni një varkë mban mbi supet e saj të drunjta 21 skelete... Një guvë e futur në gjoks të një mali tërë huqe koleksionon 364 skelete dhe trupkokat skelete zgavrojnë fjalët nëpërmjet gojëve skelete, shikojnë nga sytë skeletë... 12 trekëmbësha kanë gjurmë varjeje dhe gozhdime gozhdësh të çuditshme të prodhuar artizanatisht në “improvizim kovaçanash”... “Spata” gijotinash bien erë ende gjak, paçka se kanë shekuj që kanë “zbatuar” vendimet inkuzicionare... 24 makina tregojnë në “muzealitetin” e tyre gjurmimin e vdekjes së imponuar... Trena mbartës të krimit të dy Luftrave të dukshme të Botës me sakrilegje të përmasave të pallogaritshme aritmetike... Bie erë jod. Fashaturat kanë shenjat e gjakut. Ah, dëshmitaret historike!... Eksplozicione, tërmetëzime njerëzore kanë marrë jetë njerëzish...
Këndohet kënga më elegjiake e Botës:
“Më shumë njerëz vriten sesa jetojnë
në këtë katrahurë të djallëzuar me ngatërresën në vetvete...
Në qiejt e shumtë
transportohen ëndrrat e njerëzve,
tek sajojnë parajsën
në këtë humbje shpirti në trumbetim...



Marre nga Antologjia gjashtetip "VIRTYTI I GENJYER"
I KRISTAQ F. SHABANIT


KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM 603227_10151128001108186_1907387788_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi