Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja nuk kërkoi interpretimin e Kushtetueses

Shko poshtë

LDK-ja nuk kërkoi interpretimin e Kushtetueses Empty LDK-ja nuk kërkoi interpretimin e Kushtetueses

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 07, 2012 6:56 pm

LDK-ja nuk kërkoi interpretimin e Kushtetueses


LDK-ja nuk kërkoi interpretimin e Kushtetueses Largea_beqiri-71347015158
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i është përgjigjur paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila kishte thënë se nuk do t’i votojë ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, edhe pse mosmiratimi i tyre do ta çonte vendin në krizë. Thaçi ka thënë se e respekton marrëveshjen në mes liderëve dhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se vetë LDK-ja është ajo që ka kërkuar interpretimin e kësaj gjykate. Këtyre deklarimeve u është përgjigjur kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se nuk është LDK-ja ajo që e ka iniciuar një gjë të tillë, por ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi bazuar në kushtetutë. Beqiri ka shtuar se kryeministri Thaçi, qysh më herët, në deklarimet e tij lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, e kishte thyer marrëveshjen në mes liderëve politikë dhe rezolutën e Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte paralajmëruar se nëse nuk do të respektohet marrëveshja në mes tre liderëve politikë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, ata nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Zyrtarë nga kjo parti patën thënë se është PDK-ja ajo që nuk po e respekton marrëveshjen.

Këtyre deklaratave ditë më parë u është përgjigjur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai po e respekton në përpikëri edhe marrëveshjen politike, edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kur është fjala për interpretimin kushtetues që ka të bëjë me mandatin e Presidentes, Thaçi ka thënë se tek e fundit është vetë LDK-ja ajo që ka kërkuar një interpretim të tillë.

Por shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, këto deklarata të kryeministrit Thaçi, i quan “rrena ordinere”, duke shtuar se LDK-ja si parti nuk ka kërkuar interpretimin e Kushtetueses për amendamentet të kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit.

“Një rrenë ordinere, që me vjen keq me u shpreh, por si duket disave pa iu thënë kësisoj nuk po e kuptojnë, e ajo ka të bëjë me deklarimin se interpretimin e amendamenteve Kushtetuese që dalin në bazë të Rezolutës dhe të marrëveshjes dhe pas hartimit të punës që e ka bërë Komisioni Kushtetuese në këtë rast, këtë interpretim e ka kërkuar LDK-ja. Kjo është një e pavërtetë, kjo është një rrenë, sepse këtë interpretim, këtë mund ta dëshmoj edhe me argumente. Këtë interpretim fillimisht, edhe herën e parë edhe të dytën e ka kërkuar kryetari i Kuvendit mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në nenin 144”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi