Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses?

Shko poshtë

Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses? Empty Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 26, 2014 11:39 pm

Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses? Arsim-bajrmai




Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses?


Përgjigja e Bota pressit për Arsim Bajramin, i cili ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar sot në portalin Bota press dhe në portalet e tjera, në të cilin shkrim është shfaqur shqetësimi për „zhdukjen“ e materialeveTravaux preparatoires 
 
Prishtinë 26 shtator
 
Profesor Arsim Bajrami ka marrë shkas nga një shkrim i gazetës Bota press për mungesën e materialeve gjatë hartimit të Kushtetutës së Kosovës të cilat Gjykata Kushtuese i ka kërkuar disa herë, por që asnjëherë nuk ka arritur t’i sigurojë.
Ashtu sic ka shkruar sot Bota press, i mbështur nga deklarimi i deputetit të LDK-së Nuredin Ibishi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës edhe në Aktvendimin e datës 26 gusht në pikën 101 të Aktvendimit,  „…. ka kërkuar shumë herë që t’i dorëzohen
 Travaux preparatoires (materialet e hartimit të anëtarëve të komisionit  për hartimin e Kushtetutës së Kosovës) në mënyrë që të njihet me qëllimin e hartuesve të  Kushtetutës. Rezultati gjithmonë ka qenë që Travaux preparatoires  nuk janë në dispozicion”.
Bile Gjykata, në pikën 102 ka konstatuar se edhe në rastin “17 korrikut” ka marrë vendim “krye në vete” duke konstatuar se ” “…Gjykata nuk mund të arrijë në përfundime lidhur me qëllimet e hartuesve të Kushtetutës dhe nuk mund të spekulojë se çfarë kanë dashur të thonë ata (pika 102 e Aktvendimit të 26 gushtit 2014”.


Pra z.profesor, ne ju pyesim si një ndër profesorët e nderuar të së drejtës kushtetuese dhe si një anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës (kërkojmë falje për “avancimin” tuaj në postin e kryetarit të komisionit –lapsus callami) se:





  • E para ku janë së paku materialet e juaja, si anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës, që i keni përdorë gjatë hartimit të Kushtetutës dhe a mbani përgjegjësi që këto materiale nuk i janë dorëzuar deri më tash Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se “…„….ka kërkuar shumë herë që t’i dorëzohen Travaux preparatoires (materialet e hartimit të anëtarëve të komisionit  për hartimin e Kushtetutës së Kosovës) në mënyrë që të njihet me qëllimin e hartuesve të  Kushtetutës?

  • E dyta, pse nuk e pyetni ish-studentin tuaj, bashkëpartiakun tuaj e ministrin e Drejtësisë z.Hajredin Kuqi se ku gjenden këto materiale dhe përse deri më tash keni krijuar një “vakum” kushtetues në punën e Gjykatës Kushtetuese.


  • Së treti, z.profesor, ne e dijmë se ”de facto” ju keni qenë anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës por pranojeni edhe vetë se ju, megjithatë, “de jure” jeni “babai” i Kushtetutës së Kosovës dhe se me këtë “atësi” ju jeni krenuar disa herë madje keni botuar edhe libër për studentë për interpretimin e Kushtetutës.


 
Summa summarum! Profesor Arsim Bajrami, “rrini shtrembër e folni drejtë” gjeni këto materiale dhe dorëzojani Kushtetueses sepse kjo Gjykatë po ka nevojë për këto materiale “që të njihet me qëllimin e hartuesve të Kushtetutës! E ju, nëse nuk keni qenë kryetar, keni qenë anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës prandaj përgjegjësia për mungesën e këtyre materialeve Travaux preparatoires bie edhe mbi ju.


Profesor pyete bashkëpartiakun Hajredin Kuqin se ku janë materialet e Kushtetueses? Arsim-bajrmai
Legjenda Ashtu sic shihet në këtë foto,profesor Arsim Bajrami është i ukur në “stafin e parë” të atyre që e hartuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi