Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktet e themelimit të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922

Shko poshtë

Aktet e themelimit të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922 Empty Aktet e themelimit të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 12:55 pm

Aktet e themelimit të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922


Aktet e themelimit të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922 Largea_libri-21347097704
Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë realizon një botim special të akteve themeluese të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922. Botimi i parë i këtij lloji vjen si një botim luksoz me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me një numër të kufizuar prej 200 kopjesh unike.
Logoja zyrtare e 100 vjetorit të Pavarësisë, e vendosur mbi kutinë e botimit, është gdhendur në metal të larë në ar të verdhë 18 karat. Ajo është e skalitur me lazer, e lustruar në 5 ngjyra të ngrohta dhe edhe më të veçantë e bën fakti se ajo është e gjitha e punuar me dorë.
Natyrshëm botimin e çel akti kryesor, i pari i themelimit të shtetit, ai i deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, datë në të cilën në Vlorë Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë nga mbarë trevat shqiptare ngritën flamurin shqiptar për t’u dhënë fund 500 viteve pushtim nga Perandoria Osmane. Në 28 nëntorin e këtij viti, me atë deklaratë shënohet një shekull pavarësi.
Më tej, në këtë libërth shfletohen kapitujt që u bënë baza e ngritjes së themeleve të shtetit shqiptar, në të gjitha fushat ku do të punonte qeveria e Ismail Qemalit. Gjenden aty kapituj të tërë si për financat, arsimin, qeverisjen vendore apo të drejtat e qytetarëve.
Realizimi i këtij botimi luksoz nga Kuvendi i Shqipërisë, do t'u shpërndahet personaliteteve më të shquara të kombit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kryetarja e Kuvendit përzgjodhi urdhrin e Nënë Terezës për t’i dorëzuar kopjen e parë, gjatë seancës homazh me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të Gonxhe Bojaxhiut, që mbarë globi e njeh si Nënë Tereza e Kalkutës, tashmë prej vitesh në rrugën e shenjtërimit
Botimi special i akteve të themelimt të shtetit shqiptar është një ndër nismat e Kuvendit krahas një sërë të tjerash që janë në proces, Ato po realizohen nën kujdesin e Kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi