Kurti letër ambasadorëve: Pavarësia e plotë - një mashtrim
Faqja 1 e 1
Kurti letër ambasadorëve: Pavarësia e plotë - një mashtrim
Kurti letër ambasadorëve: Pavarësia e plotë - një mashtrim
Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të Kuintit.
Në këtë letër Kurti shkruan se Kosova nuk ka pse ta festojë më 10 shtator dhe për këtë ai ka numëruar disa arsye. Sipas tij largimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë ka pak rëndësi kur mbetet në zbatim Plani i Ahtisarit.
‘’Duke na parë vetëm nëpërmjet prizmit etnik, Plani i Ahtisaarit e ka institucionalizuar ndarjen etnike në vendin tim. Ai ka krijuar autonomi territoriale për minoritetin serb në Kosovë, që përbën 5% të popullsisë, në 20% të territorit tonë. Ai ka krijuar kufij të tjerë autonomë përreth zonave të shumta ortodokse, të cilat i ka definuar si pronë të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Pra, ai i ka instrumentalizuar këto vende kulturore politikisht, në vend që t’i respektojë ato si trashëgimi të gjithë popullit të Kosovës, dhe duke u dhënë besimtarëve të saj të sotëm lirinë për ta përcaktuar vetveten. Së treti, ky Plan ka dashur të transformojë identitetin e Kosovës duke e imponuar përkufizimin e tij për ne si "shoqëri multietnike," pa pëlqimin tonë, dhe duke e mohuar realitetin se mbi 90 për qind e popullsisë sonë është shqiptare.
Ai u ka treguar ambasadorëve se ai nuk beson se Kosova tashmë është plotësisht e pa varur.
“ Sipas një marrëveshjeje të re ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, misioni i EULEX-it do të jetë këtu së paku deri në vitin 2015, me mundësinë e zgjatjes së mandatit të tij. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në preambulën dhe klauzolat përkatëse të dokumentit themelues të EULEX-it, Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së 5928/08, i cili e bazon misionin e EULEX-it në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe që përcakton një seri kompetencash ekzekutive mbi institucionet e Kosovës. Për më tepër, BE-ja ende nuk e ka shfuqizuar marrëveshjen e nëntorit 2008 me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së lidhur me "neutralitetin ndaj statusit" të misionit të saj’’ thuhet më tej në letrën e Kurtit.
Në fund Kurti i ka lutur ambasadorët që ti kushtojnë më shumë rëndësi Kosovës dhe të marrin vendimet e duhura ndaj sajë.
Letra e Kurtit dërguar Ambasadorëve të Kuintit
Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’ju shkruar juve, si Ambasador që përfaqësoni vendet e Kuintit, për të shpjeguar me plot respekt pse ne nuk e shohim 10 shtatorin si ditë për t’u festuar, ose si përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Si gjithmonë, më lejoni të filloj duke e rikonfirmuar respektin dhe mirënjohjen tonë për ndihmën jetike që ju dhe populli juaj i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve. Ne shpresojmë që ju do të vazhdoni të na ndihmoni, si mbështetës të fuqishëm të sovranitetit tonë. Duke marrë parasysh këtë, unë shpresoj se do të merrni në konsideratë komentet e mia më poshtë.
Nuk ka dyshim, ju do të prisnit që do të na gjente të kënaqur fakti që një nga katër misionet ndërkombëtare në Kosovë, me fuqi ekzekutive, i cili ishte edhe misioni i vetëm që ka njohur zyrtarisht pavarësinë tonë, është duke u larguar. Megjithatë, largimi i tij zyrtar ka pak rëndësi kur mandati i tij - zbatimi i Planit të Ahtisaarit - ka pasur efekte të përhershme dhe të dëmshme për vendin tonë.
Duke na parë vetëm nëpërmjet prizmit etnik, Plani i Ahtisaarit e ka institucionalizuar ndarjen etnike në vendin tim. Ai ka krijuar autonomi territoriale për minoritetin serb në Kosovë, që përbën 5% të popullsisë, në 20% të territorit tonë. Ai ka krijuar kufij të tjerë autonomë përreth zonave të shumta ortodokse, të cilat i ka definuar si pronë të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Pra, ai i ka instrumentalizuar këto vende kulturore politikisht, në vend që t’i respektojë ato si trashëgimi të gjithë popullit të Kosovës, dhe duke u dhënë besimtarëve të saj të sotëm lirinë për ta përcaktuar vetveten. Së treti, ky Plan ka dashur të transformojë identitetin e Kosovës duke e imponuar përkufizimin e tij për ne si "shoqëri multietnike," pa pëlqimin tonë, dhe duke e mohuar realitetin se mbi 90 për qind e popullsisë sonë është shqiptare.
Për më tepër, nuk ka shumë arsye për të festuar largimin e ICO-së, kur ndonëse kreu dhe forma e saj s’do të jenë më, tentakulat e saj do të mbeten. Në javët e fundit, siç është bërë, fatkeqësisht, praktikë standarde në Parlamentin tonë, ligje me rëndësi të madhe për vendin na janë imponuar, me udhëzime të lëshuara nga zyrtarë ndërkombëtarë për mënyrën si duhet të votojnë deputetët. Këto ligje kanë rrënjosur praninë e përhershme të zyrtarëve ndërkombëtarë në institucionet e Kosovës, ashtu siç parashihet me Planin e Ahtisaarit. Është e paqartë se kush do t’i emërojë këta zyrtarë dhe para kujt do të jenë përgjegjës. Prania e tyre e vazhdueshme e dobëson demokracinë tonë tashmë të brishtë.
Së fundi, i konsideroj si një mashtrim të paturpshëm deklaratat se pavarësia e mbikëqyrur ka përfunduar. Përveç rolit ekzekutiv të NATO-s në sigurinë dhe menaxhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe institucioneve të mbetura të UNMIK-ut në Prishtinë dhe Mitrovicë, EULEX-i është ende në Kosovë. Sipas një marrëveshjeje të re ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, misioni i EULEX-it do të jetë këtu së paku deri në vitin 2015, me mundësinë e zgjatjes së mandatit të tij. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në preambulën dhe klauzolat përkatëse të dokumentit themelues të EULEX-it, Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së 5928/08, i cili e bazon misionin e EULEX-it në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe që përcakton një seri kompetencash ekzekutive mbi institucionet e Kosovës. Për më tepër, BE-ja ende nuk e ka shfuqizuar marrëveshjen e nëntorit 2008 me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së lidhur me "neutralitetin ndaj statusit" të misionit të saj.
Pas 10 shtatorit 2012 institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të varura nga misionet ndërkombëtare me kompetenca ekzekutive, mbi ato që u jepen Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë nëpërmjet procesit demokratik. Kosova do të vazhdojë të strehojë brenda kufijve të saj misione ndërkombëtare të bazuara në Rezolutën e OKB-së që njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe në rastin më të mirë është e definuar si "neutrale ndaj statusit". Përveç kësaj, ne përballemi me kërcënime të vazhdueshme ndaj sovranitetit tonë politik nga Serbia dhe me një kërcënim shumë shqetësues ndaj sovranitetit tonë ekonomik nga një proces i korruptuar i privatizimit.
Vendi ynë ndodhet në një pikë kritike në mbijetesën e shtetësisë së tij. Nuk është koha për festime të rreme, të cilat janë duke u përdorur nga elita jonë politike e korruptuar dhe e diskredituar për të zgjatur jetën e tyre në pushtet dhe për të mashtruar mizorisht popullin tonë.
Ju falënderoj që keni gjetur kohë për ta lexuar këtë letër dhe ju lus që të mendoni shumë seriozisht se si mund të ndihmoni në konsolidimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial në muajt e ardhshëm, pa kërkuar kompromise të tjera dhe të shtrenjta nga Kosova.
Nëse dëshironi të diskutoni më tej në lidhje me këto komente, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.
AlbinKurti
Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 7 shtator 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kurti i shkruan letër publike Jahjagës
» Kurti letër Topit, Jahjagës dhe Krasniqit
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» Djali i Isa Mustafës, i akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim
» 1343 persona të akuzuar për mashtrim në zgjedhje
» Kurti letër Topit, Jahjagës dhe Krasniqit
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» Djali i Isa Mustafës, i akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim
» 1343 persona të akuzuar për mashtrim në zgjedhje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi