BEQIR SINA:New York, u mbajt ora përkujtimore kushtuar poetit Ali Podrimja
Faqja 1 e 1
BEQIR SINA:New York, u mbajt ora përkujtimore kushtuar poetit Ali Podrimja
New York, u mbajt ora përkujtimore kushtuar poetit Ali Po
Beqir Sina-New York
Poeti Sinan Kamberi : "Në këtë katrahurë dhe gërshanë antivlerash që ka mbërthyer dy shtetet tona, duhet t'i lutemi Zotit ;"mos të bëhemi për të na qarë ndonjë Ali i ri, tashmë jo nga ujku i poezisë së Aliut, sepse ai Ujku ka ngordhur tash sa mot, jeta është e shkurtër dhe të gjithë s'mund të bëhemi poet dhe të jetojmë aq sa Aliu as si Aliu!"
BRONX - NEW YORK : Të shtunën, dt 8 shtator 2012, në mesditë, në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë”, dhe me mbështetjen drejtpërdrejtë të publicistit dhe ish gazetarit të"Zëri i Amerikës" z. Gjekë Gjonlekaj,“Televizioni Kultura Shqiptare”, "Gjonlekaj Publishing Company"u mbajt një orë përkujtimore, kushtuar poetit tonë të madh, Ali Podrimja.
Dhjetra veta u mblodhën në tempullin e dijes në Universitetin Fordham në Bronx të New Yorkut, në këtë promemorie e konceptuar kjo edhe si një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Ali Podrimja. -
Në këtë përkujtimore të cilën e moderuan z. Gjek Gjonleka dhe znj. Lidia Ujkaj, folën edhe miq dhe koleg të Podrimjes, gazetar dhe personalitete të letërsisë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ndërkohë që aktorë dhe poetët tanë, recituan vargje të zgjedhura poetike të Ali Podrimjes dhe të shkruara enkas me këtë rast. Në fund të kësaj veprimtarie, u shfaq edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e tij letrare, përgatitur nga RTK.
Duke hapur këtë tubim dhe për rëndësin e kësaj promemorje, foli ish- gazetari i "Zërit të Amerikës" z. Gjek Gjonlekaj i cili është edhe botuesi i disa librave të Ali Podrimjes nga New Yourk-u. Duke u prezantuar si një mik i vjetër i Podrimjes, dhe botues i disa librave të tij, Gjonleka, foli rreth njohjeve të tij më poetin nga të cilat ai tha se ruan ende të gjalla kujtimet më të bukura të jetës së tij . Vdekjen e tij e kam përjetur rëndë,- tha ai në mes të tjerave sepse ai ka jetuar vetë për ditë me dhimbjen e atyre mijërave të humburve në Kosovë - kështu që edhe fjalët e tij dhe vepra e tij do të kujtohen sa të jet jeta,- tha Gjonleka.
"Vdekja e poetit është një vdekje që prek shumë zemra - tha Gjonleka, ndërkohë shtoi ai se ndarja nga jeta e Ali Podrimjes ishte një humbje e madhe jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për botën letrare". Ai tha se kontributi i Podrimjes në fushën e letërsisë, është një anë e rëndësishme në ndërtimin e imazhit të shqiptarëve në botë.
Poeti nga Kosova Sinan Kamberi, gazetari shqiptaro amerikan dhe një ndër aktivistët e dalluar të komunitetit, folësi kryesorë i kësaj përkujtimore, tha se është një rast i rrall që kritika letrare, të ngrej në piedestal në panteonin e letërsisë së një krijuesi të artit në të gjallë të tij, siç ia caktoi poetit Ali Podrimja.
"Aliu, sipas studiesve të artit të tij, tha z. Kamberi, është njëri nga poetët më të mirë bashkëkohor shqiptar, ose më i madhi ndër ta - mbasi me arritjet e tij ai i kaloi edhe në kufijtë nacional duke zënë vendin e nderit edhe mes autorve më të shquar të botërore."
Ali Podrimja, është bërë një poet i madh si thonë një zëri studiuesit e veprës së tij - në saj të dhuntisë natyrore për poezinë , ai si rrallë kush tjetër e "skaliti" një vargmal poetik me mjetin më të thjesht të të shprehurit të fjalës, pa e lënduar hyjnin dhe magjinë e saj.
Ali Podrimja, sipas poetit kosovar Sinan Kamberi, çmohet më shumë si poet nacional - poet i tërë gjeografisë shqiptare për arsye se ai arriti t'i kapërcente tërsëshit kufijt tragjik që i kanë ndarë në shekuj shqiptarët. Me veprën e vetë letrare Podrimja e ka rikrijuar poetikisht atdheun e përbashkët në atë projekt që e krijuan, por, që nuk arritën ta realizonin "arkitektët" e medhënj të rilindjes sonë kombëtare.
"Aliu, tha ai ka qenë një poet që mbeti poet i vetmisë, i dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, i asaj dhimbje historike shqiptare që e njohu dhe vuajti aq thellë dhe e qau me bote, duke e shëndrruar vajin e tij, në një iso-polifoni poetike, ku jehona Joniane e saj shkon e përplaset gjerë në majat e Thethit, prehet gjithandej Bjeshkëve të Nemuna dhe bie në Rafshin e Dukagjinit, aty ku e ka Kullën e fjalës poeti i madh Ali Podrimja."
Në fund veterani i gazetarisë zoti Sinan Kamberi poet i njohur në komunitet nga Kosova tha se :" Përkujtimi i poetit Ali Podrimja edhe nga komuniteti shqiptarë në Amerikë, ashtu si u bë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, mund të jetë : "Një ogur mirë për ne, për veten tonë"
Mbasi, ky akt i nderimit të krijuesit të artit, u shpreh ai sado pas vdekjes mund të jetë ndoshta një dëshmi se po i kthehemi ose duhet ti kthehemi dalngadalë vetvetes.
"Në këtë katrahurë dhe gërshanë antivlerash që ka mbërthyer dy shtetet tona, duhet t'i lutemi Zotit "mos të bëhemi për të na qarë ndonjë Ali i ri, tashmë jo nga ujku i poezisë së Aliut, sepse ai Ujku ka ngordhur tash sa mot, jeta është e shkurtër dhe të gjithë smund të bëhemi poet dhe të jetojmë aq sa Aliu, as si Aliu." ka theksuar poeti nga Kosova Sinan Kamberi, gazetari shqiptaro amerikan dhe nje nder aktivistet e dalluar të komunitetit.
Moderatoria e këtij evenimenti kushtuar jetës dhe veprës së Ali Podrimjes ishte një ndër gazetaret me të njohura shqiptare në televizionet Amerikane.
Ajo ishte Lidia Ujkaj, e cila ka fituar dy herë çmimin Emmy për reporter nga kanali televizivë 5 - Fox News në New York City. Përmes viteve Lidia ka bashkëpunuar edhe për disa ngjarje të lidhura me shqiptarët e Amerikës. Ajo bashkë-prezantoi Festivalin Folklorik Shqiptar në Lehman College për dy vjet, dhe ishte bashkë-prezantuese në natën Gala 20 vjetori i gazetës Illyria, dhe u emërua kohët e fundit Gruaja e Vitit nga Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave -"Motrat Qiriazi".
Znj. Ujkaj mbasi i bëri një prezantim tepër dinjtoz Professor Paulo Palombos, pronarit të lokalit të njohur kafe - embëltore "Palombo", në Arthure Avenue, Bronx - New York, ftoi profesorin italo amerikan me origjine arbëreshe, të flasë rreth poetit tonë të madh Ali Podrimja.
"Ali Podrimjen nuk e kisha njohur më parë, tha Professor Polombo, dhe më vjen keq që nuk e kisha njohur.....mirëpo! tash që miku im Gjek Gjonleka më dhuroi kohët e fundit një libër të tij, që titullohet "Who Will Slay the Wolf", mund të them me "plot gojën" se ai është një poet i madh - një poet që më kujton poetin e madh italian Dante Alighieri - poezinë e tij "Vita Nova" e cila është e njëjtë me atë të Podrimjes "Jeta e Re".
Më pasë professor Polombo e lidhi fjalën e tij për Podrimjen duke folur mbi karakterin e fortë të poetit dhe poezinë e tij, e cila ngjason sipas tij me shumë poetë të mëdhenjë italian. Ajo që dukej si e veçantë tek poezia e Podrimjes nga professor Polombo, ishte metafora që përdor Podrimja në poezinë e tij "Kush do ta vrasë Ujkun". Ai e paralelizoi disa herë këtë metafor me disa thënje popullore të krahinës së tij Kastelanos, të cilat kishin një domenthënie të madhe .
Në emër të qeverisë së Kosovës, këtë tubim përkujtimorë e përshëndeti zëvendes Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, diplomati Ymer Berisha i cili tha se sjell me këtë rast vlersimin për këtë përkujtimore për poetin Ali Podrimja.
Ndërkohë që poetët e njohur të komunitetit, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë” dhe aktori Shaban Lajçi recituan disa poezi të Ali Podrimjes. Shkrimtaria dhe poetja nga bregdeti Eleonora Gjoka solli poezi dhe mbresa nga vizita e Pofrimjes në Himarë , Rita Saliu nga Kosova sollën poezi enkas kushtur Ali Podrimjes, të cilat u recituan duke nderuar me këtë rast kujtimin e potetit tonë të madh Ali Podrimja.
Raimonda Moisiu shkrimtare dhe gazetare mbajti kumtesën : “Njeriu nuk duhet të jetë vetëm human.Ai sigurisht duhet të jetë i urtë e i ditur”(Konfuci)."
"Ndjeja trysninë ndjesore dhe emocionale, tha znj. Moisiu,- krejt të vecantë mes përjetimeve konkrete, origjinale, simbolikën e tyre në atë shprehje dhe bëja analogjinë me potretin e poetit Ali Podrimja. Meditonte poeti teksa binte muzgu dhe dita ngrysej,mes thjeshtësisë së shpirtit, madhështisë së vetmisë, ëmbëlsisë dhe etjes për jetën,rebel i heshtur dhe ngjyrimeve të vdekjes, që poeti e dinte fare mirë - fenomene jetësore e njerëzore që munden të shpëtojnëë vetëm përmes artit."
Nga njohja me poetin Ali Podrimja, në fund të jetës së , shkrimtarja Raimonda Moisiu kujtoi një takim të saj në një sofër letrare në Sarandë .
"Në të gjitha këto, shprehet, znj. Moisiu -Podrimjen e tërhiqte tradita se si ajo përqëndrohet vetëm në atë moment kur fjalët e poetit fillojnë të jetojnë pas vdekjes së tij. Podrimja e kuptonte këtë proces të jetës pas poetik, proces që ndodh krejtësisht brenda historisë.Gjiithkush vazhdon të kujtojë fjalët e poetit , të jetojë në botën e të kaluarës, se ajo ndodh edhe në të tashmen. Dhe kështu mënyra e vetme për poetin është të nderojë të vdekurit, të shkruajë poezi në lidhje me të tashmen."
Podrimja bisedonte me Kosovën e tij,- theksoi ajo gjatë kësaj kumtese,- që e deshi aq shumë:Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,/balli dhe emri im i shkelur,Zgjohu, Kosovë!…/Sonte vetëm mbeta e në derë të oborrit askush s’po më troket,/askush më, thua vdekur jam e harruar,/Në këto troje e suka gjaku./Thua më është shkrimbur hisja/e mbyllur dera e konakut…../Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit timt`pëlcitur./Bota në ty le të kallet! Poeti Ali Podrimja ishte idealist, besonte në idealin e lirisë. Podrimja ishte patriot, dhe më forcën e idealit dhe dashurisë për atdheun, dinte shumë mirë ta ndante politikën nga krijimtaria e tij letraro-artistike.
Mirëpo tha znj. Moisiu Podrimja ka një histori të dhimbëshme të poezisë elegjike, vargje të shkruara kur Kosova po kalonte rrethanat e vështira politike të viteve ’60 –të, dhe vdekja e djalit të poetit- Lumit- do të linin gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij, dhe vargjet elegjike më të bukura deri më sot i përmblodhi në veprën “Thirrje”, që janë sonetet - simbol epoke brenda traditës dhe të shtrira përgjatë traditës, në kontekstin e një dialogu të imagjinuar me Lumin, me njerëzit e dashur e të shtrenjtë, me hallet e sakrificat, kalvarin e dhimbjes, që përjetonte Kosova “ Në një natë nga ato netët pagjumë”, martirizimin e kombit nën thirrjen; ”Zgjohu nëna ime e dashur Kosovë! /balli dhe emri im i shkelur,/”
"Lajmin se miku e kolegu ynë, poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare , Ali Podrimja, kishte humbur në Francë e përjetova dhimbshëm dhe kam shpresuar se do të ketë pasur ndonjë gabim në lajmet. Por kur me sytë e mij pashë homazhet dhe arkivolin të mbuluar me lule, largimi fizikisht i poetit Ali Podrimja nga kjo botë, më ka prekur shumë jo vetëm mua, por ka prekur në mënyrë më të konsideruieshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e poetëvë,shkrimtarëve e artistëve, -botën e artit –shpirtërisht, me penën e vargjet e tij ai do të jetë i pranishëm në mesin tonë për vite e vite, që vijnë e ikin. Trashëgimia e tij intelektuale, letraro-artistike dhe kulturore janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për ne poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare-Ali PODRIMJA!"
Raimonda Moisiu shkrimtare dhe gazetare recitoi edhe një poezi shkruar nga Parisi atë ditë që ndodhi ky kob i madh dhe ajo gjendej atje rastësisht në aeroportin e parisit. "Prag nate….në…Francë titulllohej poezia-nga-Raimonda Moisiu - In Memoriam per te madhin e te pavdekshmin Ali Podrimja!!
Nën dritën e qetë të hënës, prag natës me aureolë të harkuar,
Në paqen e kopështit të vargjeve, shkon – vjen poeti i vetmuar.
Me sytë e lodhur e të trishuar, i buzëqesh botës së qetësisë,
Siç mediton shiu, pa vetëdije, mbi tjegullat e qeta të çatisë….
.-.
Çdo fjalë, çdo varg, çdo rrokje, tingull me krahë ëngjëjsh zbukuruar,
si mauzeola të kristalta dalin nga ai shpirt duke u trazuar,
Dhimbje, mall, lot,brenga, dashuri e ndjekin natës së pasosur,
Si ndjekin njëri tjetrin lotët nëpër fytyrën e rrudhosur.
.-.
Realitete të trishtuara e torturuese, kumbim britmash, ngashërrim,
Janë sulur si orlët e egjër nëpër dejet e muskujt e atdheut tim.
Poeti, Bace Aliu, puth tokën e lagët nga lotët e tij në qetësi,
Dhe prehet përjetësisht në kopështin e vargjeve të tij!!!
Jo nuk ka vdekur Bace Aliu…..!!!!Jo nuk vdes POETI!!!
Në ndërkohë në fund të kësaj veprimtarie, u shfaq edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e tij letrare, përgatitur nga RTK.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Beqir Sina:Historia e Federatës Panshqiptare "Vatra" në publikimin e historianit Beqir Meta
» Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj
» XHAFER LECI:U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR GJENERALMAJOR AGIM QELAJ
» Pal Sokoli:U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR HEROIN KOMBËTAR SALI ÇEKAJ
» Beqir SINA - New York City Parada Shqiptare 2015: për të ngritur emrin e Shqipërisë lart në Nju Jork dhe anembanë Amerikës (Foto)
» Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj
» XHAFER LECI:U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR GJENERALMAJOR AGIM QELAJ
» Pal Sokoli:U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR HEROIN KOMBËTAR SALI ÇEKAJ
» Beqir SINA - New York City Parada Shqiptare 2015: për të ngritur emrin e Shqipërisë lart në Nju Jork dhe anembanë Amerikës (Foto)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi