Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj

Shko poshtë

Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Empty Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 3:40 pm

Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj U1_1
Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj U1_PalSokoli
U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR HEROIN KOMBËTAR SALI ÇEKAJ
Shkruan: Pal Sokoli
Në sallën e përmbushur të Parkhotelit në Hennef me pietet u mbajt akademia përkujtimore për komandantin,intelektualin dhe heroin kombëtar; Sali Çekaj. Në këtë tubim morën pjesë një numër i madh i veprimtarëve politik kulturorë,bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve si edhe udhëheqës më të lartë të LDK-së nga Kosova dhe mërgata ynë shqiptare në gjermani dhe më gjerë.
Siç ishin: Kryetari i LDK-së dhe kryetar i qytetit të Prishtinës z. Isa Mustafa, sekretari i përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri, ish nënkryetari i LDK-së në kohën Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj U1_SaliCekaje Rugovës dhe aktivist, z. Anton Kola, ish komandanti i forcave komando”Delta”koloneli dhe deputeti i kuvendit të Kosovës z .Anton Çuni, familjaret të dëshmorëve. Tubimin e kishte organizuar dega e LDK-së në Gjermani së bashku me nëndegët e tjera e veçmas me atë ne NRW.
Z.Isa Mustafa përmendi figurën e heroit “si shembull të veçantë se si veprojnë patriotët për atdheun e vet,për republikën e Kosovës, shprehi krenari si shqiptarë qe vepruam dhe bashkëjetuam me një patriot si Sali Çekaj, duhet te krenohen familja qe patën një djalë , bashkëshort dhe prind si dhe të gjithë populli shqiptarë i Kosovës dhe jo vetëm i Kosovës. Lavdi veprës së tij dhe te gjithë atyre qe dhanë jetën për republikën e Kosovës” e përfundoj fjalen e tij z.Mustafa. z.Ismet Beqiri gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e përkujtimeve të tilla të figurave të rëndësishme qe nuk kursyen jetën për lirinë e Kosovës siç ishte komandanti Sali Çekaj.
Muharrem Sfarqa, kryetar i LDK-së për shtetin e NRW-së qe edhe e udhëhoqi këtë akademi, falënderoj z.Mustafa dhe foli shkurtimisht për shumë beteja të lavdishme të UÇK-së por njëra nder me të lavdishmet ishte edhe ajo e Koshares ku luftuan dhe vepruan edhe Sali Çekaj e Agim Ramadani, po pas rënies së tyre bashkëluftëtarët e tyre vazhduan luftën e tyre me besnikëri. Njëri ndër ta ishte edhe Anton Çuni qe mori përsipër komandimin e forcave komando”Delta” dhe tani edhe deputeti kuvendit të Kosovës qe na nderon edhe me prezencën e tij ,të cilit edhe ja dha fjalën. “Kosova para trembëdhjetë vjetëve ne aspektin ushtarako-politik, ishte nen okupim te egër të forcave serbe, ushtria jonë me gjithë vullnetin e flakët për çlirimin e vendit, kishte një unitet të brishtë ne strukturat udhëheqëse të saj kishte edhe tentime për monopolizim të udhëheqjes dhe rekrutimin për çështje ushtarake,mbretëronte një kaos. Për këtë koloneli Ahmet Krasniqin mori përsipër te organizoj rend dhe rregull ne radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Kolonel Krasniqi njohu strukturat udhëheqëse legjitime të republikës së Kosovës dhe komandant suprem z. Ibrahim Rugovën. Unë pata rastin ta njoh personalisht heroin e kombit Sali Çekajn, organizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm te artit të luftës dhe të organizimit ushtarak te tij. Sali Çekaj me autoritetin e tij kishte mundësi të ishte një udhëheqës politik diku në strukturat udhëheqëse të Kosovës por ai zgjodhi ajrin e freskët me armë në duar,aty ku bukën dhe municionin ta ndajnë më luftëtarët dhe armikun ta shikonte drejt në sy, aty ku vdekja ishte e sigurt për altarin e saj”. Z. Quni,foli për meritat e luftës dhe veprimtarin e paçmueshme të tij luftarake edhe organizative, pastaj përshëndeti të gjitha familjet e dëshmorëve,dhe shprehi krenarinë qe kishte qenë bashkëluftëtarë i një figure të lartë dhe legjendë e heshtur e dukagjinit ,siç ishte Sali Çekaj. Foli edhe Gani Azemi, i ciloi evokoj se “Sali Çekaj ishte tanimë figurë e njohur ushtarake për të cilin edhe Jami Shea na ka shprehur ngushëllime me rastin e rënies së tij” . Zymer Lulaj gjithashtu evokoi kujtim nga lufa e përbashkët me heroin S. Çekaj. Pastaj z. Avdi Latifi foli dhe përshëndeti ne emër të LDK-së dega Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj U1_2në Zvicër. z. A. Latifi foli për veprimtarin e kolonelit, për organizimin ushtarak dhe politik në gjermani dhe në komunën e Deçanit, pastaj udhëheqja drejt te një realitet te ri ushtarak ne betejat e tij se bashku me heroin Agim Ramadani.
Bexhet Krasniqi(vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit) përshëndeti dhe falënderoj të gjithë te pranishmit qe organizuan këtë takim,”historia e ardhshme e ka detyrë ti kujtoj dhe ti respektoj heroit e kombit dhe gjakun e tyre te derdhur për atdhe, ne themelet e këtij atdheu është edhe gjaku i Sali Çekajt dhe dëshmorëve të tjerë”, tha vëllai i Komandantit Ahmet Krasniqi,z. Bexhet Krasniqi. Z. Sfarqa ndërkohë përshëndeti edhe përfaqësuesit e Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, kryetarin e kësaj lidhje z. Martin Çunin, pastaj pjesëtarin e familjeve të dëshmorëve, krijuesin dhe poetin Pal Sokolin, poetin Hasan Qyqalla i cili edhe lexoj një poezi perkushtuese në këtë takim. Maxhum Smajlin,S.Gashin etj. Muharrem Sfarqa lexoj një poezi përkushtuese me tematikë evokimi nga takimet me dëshmorët të shkruar nga poeti i mirënjohur Sabit Rrustemi. Rreth përfundimit të kësaj akademie përkujtimore u dha një videofilmim nga një takim i dikurshëm i LDK-së ku kishte marrë pjesë edhe vet heroi Sali Çekaj i cili dukej fare mirë përcaktimi i tij për çlirimin e Kosovës dhe aktiviteti i tij militant atdhetar.
Pastaj LDK-në Gjermani i ndau një mirënjohje me emrin “Sali Çekaj” z.Anton Çuni të cilën ja dorëzoj nënkryetari i LDK-së për Gjermani Miftar Dragidella.
Rapsodi i ynë i mirënjohur Agim Gashi këndoj një këngë përkushtuese për heroin S. Çekaj.U lexuan telegrame dhe përshëndetje nga personalitete dhe degë te LDK-së nga vise të ndryshme shqiptare,të cilat i lexoj udhëheqësi i këtij takimi z .Muharrem Sfarqa. Në fund në emër të familjes Çekaj,foli i biri i heroit Hysen Çekaj”Ne i ruajmë fjalët e tij,dhe në këtë mënyrë ruajmë edhe lirinë e sotme” tha i biri i heroit.z.Hysen Çekaj apeloi edhe të aktivistët e sotëm qe mos ti harrojnë familjet e dëshmorëve ,ti informojnë dhe ti mbajnë afër ato.
Dega e LDK në Gjermani dhe kryetari i saj Qazim Bajgoraliu pas këtij takimi përkujtimor shfrytëzuan edhe praninë e udhëheqjes e saj më të lartë nga Kosova u mblodhën në një tubim organizativ dhe informativ me anëtarësinë.
Përkujtimi i figurave qe kishin qëllime të qarta atdhetare nëpër akademi të tilla shpesh bie ndesh me aktualitetin dhe udhëheqësit e sotëm politik në të dy shtete shqiptare. Aty ku në vend të interesave të ngushta politike qoftë ato individuale apo edhe partiake,i ngushtohen rrugët e përparimit kombit,lidhjes dhe integrimit në Europë dhe NATO. Tani kur shtetet e Ballkanit po integron a edhe Serbia po paraqitet e moderuar dhe po ja pështjellë botës sytë me gjoja dialog,për të cilën strukturat e sotme pa ja kushtëzuar as me një të vetmen kërkesë për të mirën tonë po ja ndihmojnë Serbisë dhe po ja vështirësojnë vetës edhe për një votë kundër integrimin ne institucione europiane. Figurat patriotike qe derdhen gjakun për lirinë e Kosovës nuk do ju falin kurrë humbjen apo edhe keqpërdorimin e besimit të popullit në liri.
Atyre ju qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare, sepse me veprimtarinë sakrificën e tyre mbesin të paharruar ndër breza.
Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj U1_3
Pal Sokoli
Hennef
22.05.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi