Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hicfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë

Shko poshtë

Hicfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë Empty Hicfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 6:52 pm

Hicfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë


Hicfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë Largea_hizfild1347460848
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Otmar Hicfeld në një deklaratë për mediat zvicerane pas ndeshjes me Shqipërinë (2:0), ka përgëzuar tifozët shqiptarë për atmosferën e zjarrtë në stadiumin “Swissporarena” në Lucern.
“Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm. Kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ata janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, ka thënë Hicfeld, për të shtuar: “Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do t’i qëndroj afër! Ndërkaq në fund të ndeshjes Xhaka pati rast për gol, por nuk e di a e bëri me qëllim atë lëshim të topit apo e kishte nga emocionet. Gjithsesi, 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar, pasi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam. Shqipëria ka mundësi reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi