Thaçi: Ëndrra jonë është bërë realitet
Thaçi: Ëndrra jonë është bërë realitet
Thaçi: Ëndrra jonë është bërë realitet
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 91-të ka miratuar Projektligjin për Avokaturën Shtetërore, Strategjinë për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit dhe disa vendime nga fushë veprimtaria e saj.
Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me aktivitete e ditëve të fundit për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Z. Thaçi ka thënë se ky kapitull u mbyll me sukses të plotë, me mbështetjen dhe vlerësimin e lartë për shtetin e Kosovës, për shtetin me perspektivë evropiane. Kjo është meritë e gjithë spektrit, para se gjithash e gjithë qytetarëve.
“Kjo ka qenë një ëndërr që është bërë realitet, është një e arritur historike, është hapje e një kapitulli të ri, atij të integrimit në NATO dhe BE”, theksoi kryeministri Thaçi duke falënderuar pjesëmarrësit ndërkombëtarë në manifestimet solemne, para së gjithash presidentin Ahtisari, ambasadorët Uisneri, Ishinger, presidentin Obama për mesazhin mbështetës, po ashtu edhe presidentin Klinton.
“Tani duhet të vazhdojmë të punojmë në çështjet që lidhen me perspektivën evropiane, zhvillimin ekonomik, rritjen e vendeve të reja të punës. Jam i vetëdijshëm se e ardhmja do të jetë përplot sfida, por kam besim në sukses. Kam mbesim të plotë se bashkë do t’i thellojmë reformat demokratike si kusht i domosdoshëm për integrime. Prandaj ju falënderoj për punën tuaj dhe për marrjen e përgjegjësive shtesë”, ka pohuar z. Thaçi.
Qeveria ka miratuar Projektligjin për Avokaturën Shtetërore. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se me këtë Projektligj do të rregullohet themelimi, organizimi dhe kompetencat e Avokaturës Shtetërore të Republikës së Kosovës, kushtet dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror dhe të avokatëve shtetëror, mjetet për punë, autorizimet e tyre, të drejtat dhe detyrimet si dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e saj.
“Përfshirja e këtij Projektligji në sistemin juridik të Kosovës ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike në Republikën e Kosovës”, ka thënë z. Kuçi.
Është miratuar Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Vendit dhe Mënyrës së Trajtimit Psiko-social të kryerësit të dhunës në familje. Qëllim i këtij udhëzimi është mes tjerash edhe zbatimi i masës së shqiptuar nga ana e gjykatës kompetente dhe krijimi i kushteve më të favorshme për rehabilitimin e kryerësve të dhunës në familje dhe si hap përfundimtar i risocializimit të tyre. Në këtë mënyrë arrihet mbrojtje më e mirë për viktimën e dhunës në familje si dhe lehtësimin e pasojave të tyre.
Qeveria sot ka miratuar Strategjinë për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, Qeveria do të mbështesë veprimet e saja mbi parimet dhe standardet më të larta, siç parashikohet në legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në standardet për të drejtat e njeriut.
Qeveria e Kosovës po ashtu do të angazhohet në krijimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në mes të institucioneve vendore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Me propozim të Ministrisë së Financave Qeveria ka miratuar vendimin për Klasifikimin e Mallrave në Tarifën e Integruar të Republikës së Kosovës (TARIK) me nënndarje. Po ashtu sot është miratuar vendimi për themelimin e Task Forcës së Ujërave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Qeveria e Republikës së Kosovës përkrah përcaktimin e ujërave si një ndër prioritet themelore të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe çmon rëndësinë e integrimit të ujërave në politikat zhvillimore të saj.
Në bazë të propozimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e masave antidamping për blloqet e ndërtimit siporeks të importuar nga Serbia.
Në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qeveria ka mbështetkërkesën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për financimin e botimit të veprave të veprimtarit të njohur Adem Demaçi. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi: Kosova nuk është shtet i izoluar dhe as ekonomia jonë nuk është e izoluar
» Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte
» Babai i Astrit Deharit: Ëndrra e Astritit dhe Vetëvendosjes do të bëhet realitet
» Fyerjen më të rëndë ma kanë bërë Thaçi dhe Limaj
» Limaj:Thaçi me koalicionin që ka bërë, s’ka më fuqi ti ec porceset përpara

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi