Ministria e Brendshme e Maqedonisë e shpall Arben Llallën "person të rrezikshëm"
Ministria e Brendshme e Maqedonisë e shpall Arben Llallën "person të rrezikshëm"
Ministria e Brendshme e Maqedonisë e shpall Arben Llallën "person të rrezikshëm"
Nga Urim GJATA
Nuk është hera e parë që shteti (Maqedonas)ju tregon dhembët shqiptarëve që jetojnë në këtë Republikë e cila në anën tjetër pretendon për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri dhe Greqi.
Një vit më parë Ministria e brendshme e Maqedonisë i refuzoji shtetësinë maqedonase historianit dhe publicistit nga Elbasani Arben Llallës me motivacionin “person që rrezikon integritetin e Maqedonisë”. Në Republikën e brishtë që ka probleme të brendshme dhe të jashtme nuk është hera e parë që persona të jetës publike të Republikës së Shqipërisë shpallen pa ndonjë shkak persona të padëshirueshëm në këtë vend. Në vitin 2004 nga u përzunë si persona non grada çifti- Ylber dhe Adelina Lili. Që të dy këta intelektual shqiptar qe kishin vite që jetonin dhe punonin në këtë vend me profesionin gazetar. Por një ditë te bukur ata shpallen menjëherë të rrezikshëm. për vendin ku jetonin duke i detyruar ti largojnë me force pa asnjë shkak vetëm se kështu dëshironin drejtuesit e këtij vendi. Kur në të njëjtën kohë ministria e Brendshme e Maqedonisë u jep pa asnjë problem dokumenta qëndrimi personave kriminelë dhe shtetësi brenda muajt si ALDO BARES i cili shëtiste në botë me pasaportë të rregullt maqedonase kur ne te njëjtën kohe ai kërkohej nga interpol Tirana dhe ai ndërkombëtar. Po kështu ne vitin vitin 2005 u burgosën me akuzën terrorizëm shkrimtarja dhe publicistia Rajmonda Maleçka bashkë me babanë e saj të cilët vuajtën mbi një vit burg edhe pse nuk ju faktua asgjë e thurur me aq pa turpësisht nga drejtuesit e policisë sekrete te këtij vendi. Gjithashtu shumë personalitete, biznesmenë, gazetarë, aktorë, janë shpallur me pa të drejtë si persona që rrezikojnë Republikën e Maqedonisë shteti shqiptar dhe ambasada e saj në Shkup nuk kanë bërë asnjë gjë ose shume pak në këtë drejtim. Por diplomatët shqiptar në Shkup janë treguar shumë të ngathët, duke pare vetëm interesat e tyre të ngushta dhe duke mos ndimuar këta njerëz Shqiptare si këta ne kërkesat e tyre te drejta duke i lene ne harrese. Kështu shpallja e z.Arben LLalla si person i rrezikshëm për kete vend nga Institucionet e Maqedonisë është një rast pa precedentë pasi Arben Llalla është i martuar me Shqiptare, shtetase e Maqedonisë dhe ka mbi 6 vite që jeton dhe punon në Tetovë. Kjo ndodhi dhe ky fenomen tashme jo i ri ne këtë vend për të diskriminuar Shqiptaret një pjesë të fajit e mban dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni e cila është shumë e dobët para këtyre fenomeneve që ndodhin me shqiptarët.
Kush është Arben Llalla
Arben Llalla |
Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë. Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 40 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek 1821-2006.
Në dhjetor të viti 1998 është themelues i "Forumit të Emigrantëve shqiptar"- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës "Shqiptarët e Selanikut", ishte në këtë post deri më shtator 2000.
Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori. Që nga viti 2004 jeton në qytetin e Tetovës duke u marrë i pavarur me studime historike.
Më 2004 ishte përfaqësues Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën PAVARËSIA E KOSOVËS TANI, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.
Në nëntor të 2005 përgatiti për botim poemën e autorit Henri Longfellow me titull: "Historia e një hani afër udhës, SKËNDERBEU", Tetovë, 2005.
Është autor i dy librave: "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889", 2006, Tetovë, dhe "Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar", 2007, Tetovë.
Gjithashtu ka marrë pjesë në disa Konferenca, Seminare dhe Simpoziume Ndërkombëtare ku ka mbajtur kumtesa shkencore-historike.
Në tetor të vitit 2007 dega e PD në Selanik i jep mirënjohje me motivacionin; "Për kontributin tuaj në ndihmë dhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptar në Selanik. Si kontributor në ngritje të imazhit shqiptar dhe të gjithë kombit. Për rolin në të mirë të paqes, prosperitetit dhe ardhmërisë".
Në 28 nëntor 2008 Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi i jep mirënjohje me motivacionin: "Për kontributin që ka dhënë në mbrojtje të të drejtave të emigranëve shqiptar në Greqi (1998-2004). Dhe për ndihmat humanitare që ka mbledhur dhe dërguar për refugjatët shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999"
Më 28 nëntor 2008, revista shqiptare ALBANEZUL që botohet në Bukuresht të Rumanisë që nga viti 1888 e shpall Arben Llallën "ANËTARË NDERI, për kontributin e tij permament në pasurimin e kulturës shqiptare".
Racizmi kolektiv në Maqedoni
Është interesant fakti se asnjë parti politike shqiptare nuk e përmend asnjëherë në propagandën e saj problemin e dhënieve të shtetësisë. Por që të jemi më të qartë me lexuesin po sjellim disa fakte që tregojnë qartë problemin në fjalë. Pra bëhet fjalë për mohimin e shtetësisë të të gjithë shqiptarëve që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe u takon me ligjin e të drejtës së krijimit familjar shtetësia e Maqedonisë.
Janë rreth 30 mijë(një numër të saktë nuk ka zyrtarisht deri më sot) shqiptar që u mohohet pa të drejtë dhënia e shtetësisë në Maqedoni. Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vjet dhe kanë krijuar familje, punojnë në Maqedoni u ndalon kësaj kategorie integrimin në jetën shoqërore dhe kulturore të shteti ku paguajnë edhe taksat e ndryshme. Pra, u ndalon të drejtën të punësohen në ndërmarrjet shtetërore. Duke u mohuar të drejtën e punësimit në këto Institucione ndeshim me racizmin shtetëror, kur në të njëjtën kohë me të madhe Maqedonia ngre zërin për të drejtat e maqedonasve të Egjeut. Këtu kemi një shtet që tregohet racist me popullsisë të etnive të tjera edhe njëkohësisht kërkon të drejtat e njeriut të zbatohen nga Greqia. Kësaj i thonë: “bëni si ju them unë, por mos bëni si bëj unë”.
Më datë 24 maj 2007 në gazetën LAJM botim në Maqedoni botohet intervista e një shqiptarit nga Shqipëria i cili kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse dhe duke ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Sipas deklaratës për gazetën LAJM Antonio Limanovski i kishte bërë të gjitha këto nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase të cilën e kishte marrë në vitin 2001.
Dokumenti i Ministrise maqedonase qe e shpall Arben Llallen person te rrezikshem |
Më 15 dhjetor 2007 në gazetën KOHA(www.koha.com.mk) botohet shkrimi mbi jetën 14 vjeçare të Fatbardha Shabanit të cilës Republika e Maqedonisë i refuzon shtetësinë edhe pse ajo është e martuar me shtetas të këtij shteti.
Për vitin 2007 sipas gazetës KOHA të datës 20 shkurt 2008 thuhet se në zyrën e avokatit të popullit në Kumanovë janë bërë 237 kërkesa për ndihmë në marrjen e shtetësisë.
Në gazetën LAJM(www.lajmpress.com) më 19 mars 2008 botohet një shkrim ku shkruhet se rreth 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar kolektivisht shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar. Në këtë gazetë thuhet se janë rreth 100 mijë shqiptarë në Maqedoni që u mohohet e drejta e shtetësisë në të njëjtën kohe.
Sipas zyrës së avokatit të popullit në Tetovë në vitin 2007 janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë.
Siç shihet nga shkrimet e botuara në gazetat në gjuhën shqipe problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë. Në të njëjtën koha strukturat shtetërore maqedonase me një shpejtësi marramendëse u jep kolektivisht rreth 3.880 maqedonasve të Shqipërisë duke shkelur edhe ligjet e vet Republikës së Maqedonisë.
Aplikuesi edhe po të plotësohen këto kushte mundet që ti refuzohet shtetësia në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, gjykatës Supreme administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni dhe është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike midis qytetarëve në shtetin multietnik. Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE, NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Maqedonia ka hequr vizat me Shqipërinë dhe strukturat e policisë, ushtarake dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme.
Në përfundim të këtij shkrim që prek interesat e mijëra shqiptarëve që u mohohet shtetësia dua të pyes se kush parti shqiptare në Maqedoni e ka ngritur ndonjëherë zërin për këtë problem? Kush parti në Republikën e Maqedonisë mbron të drejtat e njeriut?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Ministria e Punëve të Brendshme blen telefon në vlerë 870 euro
» Blendi Fevziu e bën “për pesë pare” Ministren e Brendshme të Maqedonisë Janullovska!
» Rezultatet paraprake te KQZ-se
» Sulmohet Ministria e puneve te jashtme te Maqedonisë VIDEO
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi